Home / Lajme / KUSH E MBRON DHE PSE, MINISTRIN E GËRDECIT”?!
Aktiv

KUSH E MBRON DHE PSE, MINISTRIN E GËRDECIT”?!

Se kildebilledet

Shkruan: Gjon Bruçi

Pyet gazeta DITA në kopertinën e saj:
Përgjigja është tepër e thjeshtë dhe e njohur nga të gjithë. Jo vetëm Ministri i Gerdecit, por edhe vetë Gërdeci, 21 Janari, dhe disa nga skandalet më të mëdha, që ka patur Shqipëria në këtë tri dekada të restaurimit të sistemit kapitalist, janë të ditura se kush i “realizoj” dhe kush i mbron:
Nëse ndonjëri, apo dikush nuk e din, ja ku po ua themi:
Gërdecin dhe 21 janarin i realizuan politikanët shqiptarë, që janë ende në “detyrë”, në politikë dhe në qeverisje. Po, kush i mbështeti dhe i mbështet në këto krime shtetërore?!
Përgjigja: Ndërkombëtarët, këtej e matanë Atllantikut:
Argumentët për Gërdecin dhe 21 janarin:
. Asnjë “zog shqiptari”, nuk do mund të dilte pa lagur nga “bomba” e Gërdecit, dhe madje të bëhej edhe “koleg” i NATO-s, nëse nuk do të kishte në bashkëautorësi e bashkëfajësi miqtë amerikanë të Pentagonit, të cilët nxisnin e menaxhonin “prodhimet” e Gërdecit, që hodhën në erë 26 jetë njerëzish të pafajshëm, pa llogaritur pasuritë dhe dëmet materiale.
. Asnjë “zog shqiptari”, nuk mund të dilte pa lagur pas vrasjes makabre të 21 janarit 2011, sikur pas krimit në fjalë, të mos strukej nevoja e satbilitetit dhe fasadës demokratike të sistemit, aq shumë të domosdoshme për euroatllantikasit, këta “kampionë” të demokracisë borgjeze.
. . .
Në filmin artistik shqiptar, “Operacioni zjarri”, kapobanda e kriminelëve, Pjetër Mustakuqi (Ndrek Luca), në një moment zihet ngushtë nga Kreshnik Martini (Llazi Sërbo). Ky i fundit i drejtohet Pjetër Mustakuqit me zë të egër:
-Pjetër, kush është “Kasketa”?!
Pjetër Mustakuqi, e merr Kreshnikun për krahu diku mënjanë shokëve të tjerë të bandës dhe i thotë:
-Shiko . . . “Kasketa” është një çështje e madhe . . . “!!!
. . .
I themi gazetës DITA dhe atyre që shtrojnë pyetjen se “kush e mbron dhe pse, ministrin e Gërdecit”: Dënimi i ministrit në fjalë, hap petët e “lakrorit” të Gërdecit. Por GËRDECI ËSHTË NJË ÇESHTJE E MADHE”. Ashtu si edhe 21 janari. Dhe Çështjet e mëdha nuk janë punë gjykatash e pazaresh të drejtësisë, sado e drejtë të jetë ajo!
———————————————————–

Mund të jetë një imazh i 2 persona, zjarr, ambiente të jashtme dhe teksti

Arsim Latifi, Fejzë Sh Berisha dhe 20 të tjerë
5 komente
5 ndarje
Pëlqej

 

Komento
Ndaj

5 komente

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...