Home / Opinion / ZOGOLL – PASHIÇËT E RINJ, SHQIPTARO-SERB!

ZOGOLL – PASHIÇËT E RINJ, SHQIPTARO-SERB!

Pse Europa heziton të na pranojë në gjirin e saj?!

Shkruan: Gjon  Bruçi

Me datën 18 Korrik 2021, Ministri i Brendshëm i Serbisë, duke folur në përvjetorin e 15-të partisë së tij ”Lëvizja Socialiste“, midis të tjerave tha: “Dëtyra e këtij brezi politikanësh është të formojë “një botë serbe”, që është të bashkojë serbët kudo që jetojnë”. Më tej ai preçizoi: “Bota serbe don të thotë, që të gjithë serbët e Ballkanit duhet të bashkohen në një shtet të vetëm”!!!!

Në këtë manifestim ndodhej i pranishëm edhe Presidenti serb Vuçiç, i cili plotësoi fjalimin e ministrit të tij Vulin, me këtë frazë: “Ne jemi bashkëluftëtarë për një Serbi të fuqishme dhe ne duhet të mbrojmë popullin serb, kudo që ai jeton”!!!

. . .

Po, ku ndodhen serbët? Ata ndodhen në Serbi, Në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, në Bosnje, në Kosovë, dhe në Shqipëri. Në këtë të fundit, jo vetën në zonën e Malësisë së Madhe, por edhe në Fier. Madje në Fier, komuniteti mysliman boshnjak i gjerdjeshëm, me ndihmën e qeveritarëve shqiptarë, është shndërruar në “minoritet serb”!!!

Pretendimet e Ministrit serb Vulin dhe te Presidentit serb Vuçiç, nuk kanë objekt, thjeshtë mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve serbe, por bashkimin e këtyre minoriteteve, me gjithe teritoret ku ndodhen, në një “Shtet të vetëm serb”, ose siç e quajnë ata, “Në një botë serbe”. OBJEKTIVI FINAL i kësaj platforme: Rikrijimi i Serbisë së Madhe, ose i “Jusollavisë së Tretë”, por tashmë, edhe me “Republikën e shtatë të saj ‘”Shqipërinë”!!!

. . .

Kjo skemë, do të skicohet sot dhe nesër (28 dhe 29 Korrik 2021) në “Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal”, alias “Shengeni Ballkanik”, që do mbahet në Shkup, ku marrin pjesë Presidenti serb Vuçiç, Kryeministri i Mqedonisë së Veriut, Zaev, dhe Kryeministri i Shqipërisë, Rama.

A NUK NGJAN KJO ME MARRËVESHJEN “ZOGU – PASHIÇ”

të gushtit të vitit 1924?!

Pikat e marrëveshjes, ende nuk i kemi, por po i parashikojmë si më poshtë:

SHËNIM: Poshtë çdo pikë të marrëveshjes “ZOGU – PASHIÇ”, është shënuar në kllapa pika e parashikuar e marrëveshjes së 28 – 29 Korrikut 2021, e Shkupit.

PIKAT E MARRËVESHJES ANTIKOMBËTARE E AHMET ZOGUT

ME NIKOLLA PASHIÇ NË GUSHT TË VITIT 1924

1. Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.

(Shqipëria, pranon bashkimin rajonal me Serbine, Maqedonine e Veriut dhe Malin e Zi ,(tri shtete të cilat jo më larg se viti 1990 ishin pjesë e Republikës Federative të Jugosllavisë).

2. Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.

(Kryetari i shtetit shqiptar – kryeministër – do të jetë Edi Rama, i cili do të njohë (në fakt e njeh) Vuçiçin si kryetar i Serbisë dhe de fakto edhe si kryetar i “Unionit Ballkanik”)

3. Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.

(Unioni Ballkanik, do të ndihmojë Shqipërinë për rimëkëmbjen ekonomike me një kontribut të përbashkët të vendeve të Unionit, masa e kontributit do të përcaktohet në të pastajmen)

4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.

(Ministria e Luftës, apo Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, do të egzistojë si ndërtesë, së bashku me kapanonet e kursantëve të “Akademisë së Mbrojtjes – ish Shkolla e Bashkuar, duke patur në dispozicion 2-3 batalione me oficera, nënoficera e ushtarë, të vendosura në tri apo katër pika dominuese, e të paisura me Radarë, për vrojtimin e hapësirës detare, ku lëvrijnë gomonet dhe anijet me drogëra të të gjitha llojeve)

5. Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.

(Shqipëria do të mbajë një forcë të konsiderueshme policesh, Forca të ndërhyrjes së shpejtë dhe Forca Speciale, në perspektivë edhe forca xhandarmërie, në kuotën 15 – 20.000 vetë, për sigurimin e rendit nga trazirat që mund të bëjë opozita dhe për të luftuar me sa mundet korrupsionin, krimin dhe veçanërisht mbjelljen gjer afër dritareve të zyrave të kanabisit).

6. Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Vrangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.

(Në kontigjentet simbolike ushtarake dhe në forcat policore të çdo vendi të Unionit , në rast nevoje do të shërbejnë për shkëmbim eksperience dhe për operacione të përbashkëta edhe kuadro, policë e xhandarë nga forcat e tjera të këtyre vendeve).

7. Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranojë në interes të dy vendeve.

(Në ushtrinë shqiptare dhe në policinë e gjandarmërinë e saj, do të futen qytetarë me kombësi serbe, që kanë rezidencë në Shqipëri, apo do ta krijopjnë atë, në kudrin e “lëvizjes së lirë të ideve, mallrave dhe njerëzve”!)

8. Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.

(Midis vendeve të Unionit, do të organizohet një bashkim doganal i plotë, i cili do të lejojë lëvizjen e lirë të mallrave, njerëzëve dhe ideve, çka do të rrisë garën për prodhim e transport të mallrave lindje perendim, veri jugë, dhe “anapolla”).

9. Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit.

(Për lehtësimin e Shqipërisë nga financa dhe nga mungesa e njerëzve të përgatitur për diplomacinë, “Unioni ballkanik”, do të organizojë një përfaqësi të përbashhkët, burimet njerëzore dhe financiare të të cilit, do të miratohen nga kryesia e Unionit).

10. Qeveria shqiptare duhet të deklarojë pranë Konferencës të Ambasadorëve në Paris që tërheq pretendimin e saj për sovranitetin mbi Manastirin e Shën Naumit dhe Lokalitetet e Vermoshit e Kelmentit që mbeten në zotrimin e Jugosllavisë.

(Qeveria shqiptare duhet të deklarojë botërisht dhe veçanërisht BE dhe SHBA, se tërheq pretendimet teritoriale për krahinën e Kosovës dhe rajone të tjera me shqiptarë jashtë kufirit zyrtar të Republikës së Shqipërisë).

11. Kisha Ortodokse Shqiptare do të tërhiqet nga Patriarku i Kostandinopulit dhe të bashkohet me gjerarkinë Ortodokse të Beligradit, kështu dhe Myftinia Myslimane Shqiptare, do të varet nga ajo Jugosllave.

(Kisha Ortodokse shqiptare, shkëputet nga Patriarkana e Stambollit dhe nga emërtimi “autoqefale” i Nolit me shokë, dhe meqenëse është më afër Beogradit se Stambollit apo Athinës, kalon me kishën ortodokse të Unionit Ballkanik, me qendër në Bograd).

12. Qeveria shqiptare do të heqë dorë nga një politikë ngushtësishtë kombëtare dhe nuk do të interesohet për elementin shqiptar jashtë kufijve të veta. Ajo impenjohet veç kësaj që të mos pranoi në tokën e saj kosovarët dhe elemente të ditur dhe të dyshimtë dhe segmentet e tyre kundërshtare të politikës jugosllave.

(Qeveritë e Unionit ballkanik, heqin dorë zyrtarisht nga politika ngushtësisht nacionale e kombëtare, dhe nuk do të interesohen për elementët e tyre etnik, jashtë kufijve të veta zyrtare.

13. Për çdo konçesion që Shqipëria do të bëjë vendeve të tjera ajo është e detyruar të marrë pëlqimin nga Jugosllavia.

(Vendet e Unionit Ballkanik, për çdo marrëveshje, koncesion, PPP etj. veprime ekonomike me të tjerët, duhet të marrë miratimin e Unionit dhe të kryesisë së tij).

14. Në qoftëse Jugosllavia është në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, Qeveria Jugosllave, do të ketë të drejtën të rekrutojë në Shqipëri një ushtri prej 25 mijë vullnetarësh me qëllim për t´i përdorur në frontin bullgaro-grek. Në rast gjendje lufte midis Italisë dhe të Greqisë kundrejt Shqipërisë, ushtria, jugosllave do të ketë të drejtë të okupojë gjithë tokën shqiptare për t’i siguruar kështu Shqipërisë gjithë tokën e saj nga invadimi eventual italian ose grek.

(Nëse njëri nga vendet e Unionit gjendet në luftë me shtete jashtë këtij institucioni, kryesia e Unionit rekruton forca vullnetare në të gjitha vendet e rajonit dhe vepron sipas një plani të parapërgatitur, pa u kufizuar në teren gjatë operacioneve ushtarake)

15. Qeveria Shqiptare nuk mund t´i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin preventiv të Jugosllavisë.

(Asnjë nga qeveritë e Unionit nuk mund të deklarojnë luftë ndonjë shteti tjetër, pa pëlqimin preventiv të Kryesisë së Unionit.)

16. Ky traktat është sekret dhe nuk mund të zbulohet e të shtypet pa pëlqimin e dy anëve”.

(Ky traktat i Unionit Ballkanik, alias “Shengeni ballkanik”, ruhet në konfidencë midis pjesëmarrësve të Unionit, duke mos u reklamuar shumë dhe në të gjitha pikat; të mos dorëzohet zyrtarisht në zyrat e Brukselit dhe veçanërisht në zyrat e Departamentit Amerikan të Shtetit)

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe kostum

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...