Home / Të ndryshme / OJ SHQIPONJË UNË E SHKRETA

OJ SHQIPONJË UNË E SHKRETA

Dr. Musa Krasniqi, gjinekologu i shkathët shqiptar që po lë gjurmë në historinë e mjekësisë daneze (plus video)

  Nga: Dr. Musa Krasniqi

27.07.2021
Shqiponja prap po qanë
Po rënkon e po ofshanë
Djali i madh s’po mperngjanë
I vogli plagët don t’mi sheron
I madhi fare nuk ndegjon
Me gjarprin kokëton
As vezët dot smi mbronë
këtu në tokën tonë
Ky i madhi i imi djalë
Kujdesi im mos i qoftë falë
nga mendja krejt ka dalë
Gjarprin n’fole don t’ma bjen
Aspak keq për mua si vjen
për krahët e mi të thyer
të perdhosur e të shkyer
nga kuçedërat të rrembyer
t’mbetur deri n’Nish e n’Janinë
n’Manastir e n’Malësinë
Atij as veshi spo ja ndinë
Oj shqiponjë unë e shkreta
pa kujdesje kështu si mbeta
Djalë t’madh t’mirë si nuk gjeta
Djalit t’vogël ti ndihmoj
Plagët e mia t’mi sheroj
Copat e krahëve t’mi bashkoj
Mu në kohën e mirë t’motit
t’ofruar me dëshirën e Zotit
në këto ditët e sotit

KOMENT

Kênga popullore e thot “ska Kosovë pa Shqipëri, ska Shqipëri pa Kosovë”.

A po dëshirohet të jetësohet kjo frikë e popullit qe e thot me këng ?

Si guxohet të anashkalohet Kosova dhe jo vetem, nga përgjegjësit e shtetit amë ?

Ku gjendet guximi të bëhët miqësi e aleancë rajonale me armikun i cili ta ka marrë më shumë se gjysmen e “trupit” permes 3 – 4 gjenocidëve të tmerrëshme, pa i pranuar e pa kerkuar falje per ato gjenocide ?

Si mund të kërkosh të bësh miqësi e aleancë rajonale me Serbinë, pa e njohur ajo Kosovën si shtet ?

Krejt këto tregojnë qartë se Serbia ska ndryshuar fare. Ajo ende ëndërron ti marri “foletë e fundit të Shqiponjës” që të mund të dali në det me “pi uj” lirisht.

Mund të pritet gjithçka nga një klasë politike që mëson popullin e vet të flasi greqisht dhe arabisht nëpër institucionet fetare e sheshet kombëtare !

Kjo mënyra e mësimit dhe shprehjes së gjuhëve të huaja në institucionet fetare e sheshet kombëtare, a mos është fazë pergaditore për t’na bërë “dele” që mos të dimë të reagojmë për asgje e klasa politike ti zbatoj planet shoviniste/grabitçare sllavo-greko-turke ?

Politika e shtetit tonë amë do të duhej të ishte “lokomotivë” e zgjidhjes së çeshtjes sonë kombëtare e jo si “llozi në rrotën e saj”.

Ajo politikë duhej të ishte institucionale kombëtare shtetrore e vazhdueshme e jo partiake e filanave e fistekave.

Po të flitej me një zë të perbashkuar për Çeshtjen kombëtare për tërë Shqipërinë Etnike do të ishim shumë të fuqishëm.

Do të duhej të kishim Institut shtetror shkencor kombëtar jo partiak për çeshtjen kombëtare.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...