Home / Të ndryshme / DËSHMORIT HYSNI KAJTAZI

DËSHMORIT HYSNI KAJTAZI

Mund të jetë një imazh i 1 person

Autor Genc Sefa – Lushnja!

Në Prekaz u dha kushtrimi i liris,
Jehona shkoj anemban Shqipnis!
Hysni Kajtazi me padurim e priti,
pushka e Jasharëve trimin e thërriti!
U rrit me përkushtim e atdhedashuri,
që nga fëmijëria u frymëzua për liri!
Mësimet e para i mori në fshatinTrim!
më pas në Ferizaj deri në mbarim!
Flakët e Atdheut e gjetën në Ulqin,
bashk me vëllan po marrin vendim!
Të nisen fluturim shtigjeve të lirisë,
për ti dalur zotë tokës Shqipërisë!
Në malet e Jezercit dasma kishte nis,
Në krye të krushqëve bijt e Dardanis!
Hysni Kajtazi dy her nuk mendohet,
me trimat e liris krah për krah rreshtohet,
Bashkë me shokë u nis për armatim,
në atë rrugë të gjat që nuk pati kthim!
Porsi shqiponja që fluturon nëpër stuhi,
Marshuan trimat tanë në bor e në shi!
Ishte dimër i acartë më 14 dhjetor,
maja Gorozhupit mbuluar me dëbor!
Shqiponjat e lirisë kthehen për Dardani,
në atë rrugë plot prita nga shkau i zi!
Trimat e Uçk-s në befasi po sulmohen,
Por zemërluanët të gjallë nuk dorëzohen!
I përgjigjen hasmit me armë në dorë!
Hysniu me shokë heroikisht ran dëshmor!
—————————————–
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Luftëtar i Lirisë ! 🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe njerëz në këmbë

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...