Home / Të ndryshme / KAPEDAN ÇERÇIZ TOPULLI

KAPEDAN ÇERÇIZ TOPULLI

Mund të jetë një imazh i 1 person

Autor:  Genc Sefa – Lushnja

Gjirokastra në at shpat mali,
për atdheun shum trima fali!
Një ditë kënga e vallja po buçet,
Çerziz Topulli kish ardhë në jetë!
Kish lindë kapedani Labëris,
prijësi i çetave të Shqipëris!
Në çdo vendë e çdo krahin,
me armë në dorë kërkoj lirin!
Luftë me turq me grek e shkja,
askund armiqëve vend su la!
E nisi në jug e doli në veri,
kurr s’ju tremb vdekjes për liri!
Disa koh në Shkodër qëndroj,
mbrojtjen kombëtare organizoj!
Një ditë bukur herët n’mëngjes,
seç e kapën malazezët e pabes!
Gjëm e madhe pllakosi vëndë,
Shqiponja u goditë rëndë!
Këmbë e duar me zingjirë,
që me natë ende pa gdhirë!
Në fush të Shtojit i dërguan,
me bajoneta trupin ja shpuan!
Vajton hallemadhja Shqipëri,
për bijtë e saj po mbanë zi!
Vranë Çerçizin e Mustafan,
fushën e Shtojit me gjak e lan!
Mallkuar qofshin ata faqezi,
që i tradhëtuan tek shkau i zi!
Po kurr nuk vdes kapedani labëris,
Me shkronja të arta emri ju stolis!
Me heroizmin e tij hyri në përjetësi
Si meteor ndriçon në rrugën për liri!
—————————————–
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i lirisë! 🇦🇱🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...