Home / Opinion / „RA KY MORT E U PAMË!“

„RA KY MORT E U PAMË!“

 Shkruan: Fatmir Brajshori-Tushi

( Ismail Kadare e tha, por në morte asnjëherë se takova)

Në fillim mendova, të shkruaj një Fake News, me këtë tekst:
„ DAUT HARADINAJ heq dorë nga kandidatura për t‘u bërë i pari i komunës së Prishtinës, dhe, vendos të kandidoj për kryetar të Komunës së Deçanit!“
Por pastaj ndrrova mendje dhe më erdhën në kokë ca pyetje nga meditimet e mia.
Nuk e di pse por më kaluan si shpejt e shpejt nëpër kokë komunat e Kosovës, dhe, gati te secila për këto 20 vite kishte një investim kapital për dobin e qytetarëve…
Por nga Komuna e Deçanit nuk më doli askund që për kêto 22 vite është bërë diçka.
Përpos nëse nuk e marrim si arritje „ Mjaltin për mësysh!“
2.
Deçanit, me fshatra për‘reth, perendia u ka fal një natyrë përrallore; begati me blegtori e pylltari, e ajër të pastër për mushkëri.
Deçani do të duhej të ishte vendi më tërheqës, për vizitor vendor e jo vendor, ngaqë i kishte ( ka) të gjitha kushtet, për turizmin malor verës, dhe për turizmin skijator( me pak investime)dimrit.
Edhe në kohën e okupimit, pra të monizmit, ishte një pushimore në Deçan, ku pushonin fëmijët nga mbarë Kosova, dhe bashkë me ta edhe shkrimtarët për fëmijë Rifat Kukaj,Rexhep Hoxha,Vehbi Kika,Agim Deva, Ymer Elshani etj…
Pra Deçani, verës gjallërohej jo vetëm nga flutrat e livadheve me ngjyra shumë, e bletët punëtore si askund tjetër, sikur që mëngjesi e nata vinin bashkë me ziljen e delëve, por, gjallërohej edhe nga pendat e poetëve e penelat e piktorëve…
3.
Pas lufte në vend që të lulëzonte kjo trevë, që pak i duhej investime, u harrua nga të gjithë, e më së shumti nga vet bijtë dhe bijat e kësaj treve, të cilët u „ prishtinalizuan“, uzurpuan nga 200 hektar toke dukagjinase dhe i lanë djerrë…
Lulëzoj Prevalla, Brezovica, Rugova e Boga, por jo edhe Deçani me rrethinë…
Të gjithë i dëgjon të thonë:
„ Po shkojm për vikend në Prevallë!“
Ca të tjerë:“ Kaluam një fund javë të bukur në Rugovë!“
„ Radavci të jep gjallëri!“
Po shkojm ta vizitojmë Prizrenin, Gjakovën, Pejën, Istogun por askush nuk thotë po shkojmë të vizitojmë Deçanin nëse vet nuk është nga ajo trevë…
Lajmet për 20 vite ishin plot me raportime nga komunat e tjera; dikund festival filmi,dikund shfaqje teatrore, dikund takime letrare teksa në Deçan asgjë!
Kush i ka fajet që vendin më atraktiv që do të duhej të ishte në Kosovë, sot është bërë një nga vendet më jo atraktive të Kosovës?
Si do thoshte Kenedi?
„ Mos pyet se çfarë ka bë Deçani për Ty por çfarë ke bë Ti për Deçanin!“
Kjo trevë me natyrën e saj do t‘mund të shëndërrohej në një St. Moritz për tërë Ballkanin perëndimor!
Nuk u bë sepse politika e komunes angazhohej për përfitime personale! Duke e vjedhur qytetarin në Deçan e ndërtuar vila në Prishtinë!
Në vend që të ndërtohet lagjeja Marigona në bukurit e bjeshkëve të Strellcit, me ajër të shëndetshëm, e ndertuan në mes Lypjanit, Prishtines e Fushë Kosovës që aeroportin e Prishtinës ta kenë më afër!

Po e ndërpres këtu ngaqë më kapi nervoza.

Mund të jetë një imazh i qiell dhe rrugë

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...