Home / Opinion / SI E KE KAQË TË MPIRË MENDJEN TËNDE. O SHOKU I BATON HAXHIUT?

SI E KE KAQË TË MPIRË MENDJEN TËNDE. O SHOKU I BATON HAXHIUT?

Mund të jetë një imazh i Afrim Caka

Nga: Afrim Caka

Dukagjin Gorani – tha me një zë të prerë!Thënia e tij se në çdo katër gjakovarë, njëri prej tyre është spiun, për të cilën kishte folur aq shumë në TV.Një këngë e lënë përgjysmë me melodi të ngjashme. S’ishte e rastit, natyrisht. Dyshimi i mëparshëm ishte kthyer përseri. Nervozizmi i tij dukej hapur, por tani aq i bënte:“Ta pshurrsha Jugosllavine e Gjakoven e Fadilit – ta pshurrsha!”.• • • •

Një letër drejtuar, personalisht Dukagjin GORANIT!
14 korrik 2021 Prishtinë
Edhe bilbili i zi e ka melodinë e bukur… unë më me JU nuk do të mirrem! Perëndia qoftë me TY, o Dukagjin GORANI?
Ju na vratë! O armik “lugat” i gjakovarëve!
Jeni të vetëdijshëm se kush jeni?
Ju mund ta fitoni lirinë e plotë, pasi të shpëtoni nga vartësia e deforimeve mendore.
Një filozof i rëndësishëm perëndimor, David Hjum, ka shkruar:
“Njihe veten dhe reflekto mbi veten tënde, duke u bërë thjesht vetëndriçues!”.
Egoja juaj tregon thjesht se në brendësinë tënde është krijuar urrejtja dhe kërkon ta mbushësh me gjithçka, nuk ka rëndësi për ty se me çfarë.
Nuk e di a i’a vlen të të shpenzoj energji për ta përmirsuar përsonalitetin tënd?
E çmoj shumë “Dukagjin Hajrullah GORANIN dhe e radhis në elitën e vendit në dekadat e fundit?”. Më ka imponuar respekti ndaj tij dhe jo mëshirë, siç thonë shumë gjakovarë, me gjithë sjelljen e tij, qoftë edhe me ecjen e tij si sovran nëpër udhët e kryeqytetit të Pejës e Prishtinës dhe xhadeve të kryeqytetit. Shumëkujt i duket se ai kërkon mëshirë, mëshirë nga të gjithë, mëshirë para gjithkujt, por sidomos kërkon mëshirë tek shikuesit e TV-së etj.
Unë nuk mendoj kështu. Ai kërkon vemendje se vetmia e lënia mënjanë është e rëndë, por ne jemi të pavemendshëm e të “pasjellshëm” ndaj tij. Ai meriton të mos “braktiset”. Se po u braktis ai të bën gjëmën. Është i lirë dhe ka vuajtur për liri, ia di vlerën lirisë? Ai ka liri të pakufi dhe meriton të ketë liri pa kufi, të dojë kur s’e duan, të urrejë kur e duan. “E shtoj në nderimin tim ndaj tij edhe kalvarin e vuajtjeve të tij në “burgjet çnjerzore të diktaturës komuniste”, si analistë e patriot i madh…
Analistët mund t’i ndajmë në agresivë dhe që mbrohen. Për agrsivët, analistët që ofendojnë e sulmojnë, janë karakteristike lëvizjet e forta. Analistët e tipit puthadorësh, kur ata janë të guximshëm, e shndërrojnë burrërinë në çmenduri dhe në ligësi, që t’i tregojnë popullit sa trima janë, – dhe në këtë mënyrë demonstrojnë ndjenjën e rrënjosur thellë të pasigurisë në vetvete.
Fatkeqësia e analistëve tanë qëndron në atë se përsëtepërmi flasin, ulërijnë e mashtrojnë, fare pak lëxojnë e dëgjojnë dhe nuk arrijnë fare të mendojnë e të njohin politikën e Hashimit, Mustafes, Dulles, Vuçiçit e Grenellkës. Urrejtja e Dukagjinit mund të mbartte emërtimin sindromi i etjes për pushtet. Nuk quhej më kot në Gjakovë miti i errët i tij”. Vdesin ata që ushqehen me uthull demagogjie, kur mençuria përbuzet në çdo çast e marrëzia loz vallën kollo të turpit …
Dukagjin, truri apo koha e tij është e ngrirë …
More “helaq”!
Ç’PATE ME GJAKOVËN!
Ç’fytyrë e moral ke? Të shëmtuar e ke surratin…
Nuk e di prej nga të rrodhi ky duf e mllefë nga plagët e mëdha që ke në tru, për ta mbushur Gjakovën me krena e shurrë Gorani. Nuk e di pse e ka shaluar këtë kalë urrejtje edhe analisti banal Dukagjin Gorani, i cili më ka dhënë gjithmonë përshtypjen e humanistit të madh dhe qytetarit të botës si artist shumëdimensional që ka mënyrë jetese lypjen e mëshirës tek të gjithë, por sidomos me pronton në qeveri gjithmonë. Këto ditë gjatë debateve në studio e në facebook, Dukagjin Gorani analistë tallava ka bërë shumë deklarata provokuese anti/Gjakovë, që kanë ngjallur shumë reagime në Gjakovë. Përbaltja dukej si e ardhur drejt e nga zyrat e dikurshme të Beligradit.
Je analistë apo ndjekës!
Ti i biri Hajrullahut je vetëm ai që je.
Dardania është plot me gjakovarofobë të sëmurë, që, për një ndërlikim rrethanash, fitojnë kurora befasuese lavdish e që janë gati, të paguar prej kujdo, t’i turren gjithkujt në Gjakovë. Sipas tij, pjesërisht ka të bëjë me raportet atë bir, kur bijtë me etër turpërues, të njollosur nga epoka, nuk durojnë dot Gjakovë normale. Dhe, nga kjo pikpamje, Gjakova, nuk u çlirua nga duart e ndyra të padukshme të një naivi banal, të një Pejani. Dukagjin! Të turpërohesh për imoralitetin tënd është një hap në shkallën në majë të së cilës të vjen turp edhe për fytyrën dhe moralin tend e familjar.
Në fillim reagimi tij mu dukë si një kërcnim alienësh, por jo ky ishte shqiptar? E megjithatë ky reagim ishte enigmatik. U shfaq si një imazh i ri! Nëse nuk përfillen kërcnimet e tij, në fund vihen kafshimet tinzare të këtij bufi. Përherë të parë pas luftës Gjakova ndjenë vetën të “rrezikuar” dhe në vendin tim nga një bufë nate!
Qenka vështirë të jetosh në kohën e Goranëve e çakejve të tjerë, kur fjalët atdhe, liri, dashuri humbin kuptimin e vet dhe shndërrohen në fjalë paçavra nga maskarenjtë me lëkur të trashë, që kur s’e ka njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e bualit apo e krokodilit… “Këndë përfaqësoni dhe në cilin sektë apo organizatë serbe apo turke shërbeni… Mesiguri ti i takon asaj organizate për të cilën punon që përbëhet nga shumë sektorë, për sektorin serbo – turke”. Gjithë jetën ke jetuar si servil dhe i tillë ke mbetur!
“Ti more maskara i ndyrë e gjak prishur – mund t’i gjeshë spiunët tek familjarët e tu dhe ta pshurrish vetëm familjen tënde, të gjallë e të vdekur ku ti kesh!”…
Cila është përmbajtja e tij? Dhe çfarë ka deklaruar ai? Kjo është çështja kryesore e analizës ndajë tij. Dhe ku e ka thënë ai? Pikësëpari, po ve në dukje se kemi të bëjmë me dy çështje banale e poshtra:
“Së pari, njëra ka të bëjë me spiunët e Gjakovës, tjetra ka të bëjë me pshurrjen e Gjakovës – dy gjëra krejt të ndryshme – megjithëse ato shpesh ngatërrohen me njëra-tjetrën dhe ndonjëherë vërtetë qëllimisht!”.
Ky snobizëm ndaj gjakovarëve dhe meritës së mirfilltë të shurrës së tij, sigurisht është një taktikë shumë e njohur e të gjithë sharlatanëve qofshin me kalë apo me gomerë, çka vështirë të mos lerë përshtypje për dobësitë e intelektit dhe të deformimit mendor. Përveç të bërit çorbë të gjërave pakuptim në politik edhe pafytyrësia, ligësia dhe snobizmi është truku i përferuar i këtij sharlatani pejanë e anti/gjakovar. Ndërsa nga Ligësia mund të rridhnin mllefi, zilia, dashakeqësia, poshtërsia, shpifja, paturpësia, urrejtja, arrogance e kështu me radhë. Sa për këto të vërteta Zotnia i paknaqur mund të flasë si t’i lavërdisë dhe si t’i vijë për mbarë. “Por mos ta harron babain e tij, Hajrullahun, me një fjalë goje i nxori dhe i lë pa punë mbi 30.000 gjakovarë”… dhe ju hapi rrugë shkijeve që ta gllabërojnë më lehtë ekonominë e Gjakovës.
Gjakovarët nuk ngrihen e të thonë:
“Dale Dukagjin i biri i Hajrullahut, se nuk jeni të tjerë nga ç’thoni e ç’dukeni!”
Ja që në politkën tënde të prontos nuk del fantazma e babait tuaj dhe t’i thotë të birit Dukagjinit sesi i lash pa punë gjakovarët. Kaq pak vallë, dinë Dukagjinët e Goranët për ç’u ka ndodhur…? Sa keq për të nesërmen e tij!
Ky analistë banal ka humbur shumë organe të shqisave – bie fjala, nuhatjen për politik. Gorani pothuajse e ka humbur shqisën e nuhatjes. Çfarë ka ndodhur me hundën e tij? Pse ai nuk mund të nuhas po aq mirë, sa hunda e qenit ose e kalit? Qeni i mban mend aromat në mënyrë të mahnitshme; Dukagjini s’ka asnjë aftësi t’i mbajë mend aromat e së kaluarës. Diçka e bllokon hunden dhe trurin e tij të deformuar.
Logjika e vërtetë lind vetëm atëherë, kur është flakur nga Dukagjini logjika false. Shtresa e gjashtë e tij është shtresë e intuitës së deformuar. Ekziston një dukuri që quhet intuit, të cilën Dukagjini apo Goranoviqi pothuajse nuk e njeh me tepër. Ai, ndoshta nuk e dinë që ekziston diçka si intuit, mbase intuita është shtresa e gjashtë e trurit e deformuar.
Te ti ka një egoizem, një tufë mendimesh banale që lëvizin kaq shpejt sa të turbullojnë plotësisht. Koka e tij është praktikisht e verbër, ndjeshmëria e tij e brendëshme është plotësisht e errësuar nga mendimet e mykura anti/gjakovare. Dhe ç’është historia jonë veçse këta njerëz si Dukagjini që u presin rrigën të gjithëve dhe që kanë lënë plagë në vetëdijën njerëzore? Dhe ky e quan veten analistë? Në mendjen tij s’ka asgjë tjetër, përveç plehrave dhe fikaleve.
Të gjithë duhet të shikojnë brenda vetes. Por njerëzit pshurren dhe i mastrojnë deri në atë pikë sa duke i pshurrë të tjerët, pak nga pak përfundojnë duke e pshurrë edhe veten e vet. Dukagjini dinë të pshurret shumë mirë. Është e rrezikshme të jesh hipokrit, sepse herët ose vonë do të fillosh ta pshurrish edhe “familjen tënde” dhe mendon që kjo është fytyra e jote e vërtetë.Unë i kam studiuar analistët si soji ytë me mustaqe e flokë të thinjur e kaqurel prej dhjetra vitesh dhe kam njohur thellësisht me dhjetëra analista banal: jam çuditur si është e mundur këta “mercenar” të gënjejnë veten në mesin e kësaj shoqërie. Mund t’i ofendosh e të gënjesh të tjerët, por të gënjesh e poshtërosh veten … Dhe nuk mund të çlirohesh prej kësaj shtirjeje, sepse është thesari yt i vetëm familjar.

Mund të jetë një imazh i 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...