Home / Të ndryshme / Dëshmorit Halit Coka

Dëshmorit Halit Coka

Në Arrën të Kuksit erdh në jetë,
Halit Coka një trim me fletë!
Babë Rizai shum u gëzua,
atdheut një pushk ju shtua!
Në Shkodrën e bukur u shkollua,
me atdhedashuri u frymëzua!
Ekonomia trimin e detyroj
disa vite në Greqi të punoj!
Në Kosovë luftohej për liri,
Halit Coka s’mund të rri!
Bashkë me Samin e Imerin,
Vjen Atdheut ti mbroj nderin!
Në Vlanë të Hasit ata shkuan,
n’brigadën 134 u mobilizuan!
për aftësit e larta që ka treguar,
Komandues e kanë emëruar!
Në Ratish një bunker ndërton,
Për tëheqje trimi s’mendon!
Kam ardhur këtu që të luftoj,
Dardanin me jetë ta mbroj !
Në Ratish një muaj më von,
me armikun rreptë lufton!
Më tre prill nëntëdhjetenënt,
Zemërluani goditet rëndë!
Halit Coka e mbajti premtimin,
deri në vdekje se theu betimin!
U kthye trimi më i fortë se kurr,
krenar si shqiponja në flamur!
Trupi tij në Gllogjan pushon,
Kombi shqiptar kurr se harron!
Heroizmi tij gjith do kujtohet,
Përjetsisht do të nderohet!
—————————————–
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i lirisë! 🇦🇱🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...