Home / Të ndryshme / PLAGËT TONA! 

PLAGËT TONA! 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 Nga: Landa Molishti

Në dhe të huaj, sa herë jam mërzitur, 
mor baba, 
Plagët kullonin brënda meje, askush s’ mi shihte.
Janë si plagët tuaja partizane, 
Në ndeshjet me demonët e perëndimit!…
Sa herë jam gjendur në vështirësi, 
Askush, dorën s’ ma dha; 
Qëndrova vertikale, forcën e gjeja tek mësimet tua, për idealet kombëtare…
Dikur me vendosmëri më thoshe: 
Bija ime, asnjëherë mos u dorzo!
Kudo që të jesh, puno me nder,
Shqipërinë, kurrë mos e harro!…
Ato gurrgullime-burime zemrishte, 
Si busullat, më ndjekin nga pas.
Koka më ndizet, kur në vëndin tim ka padrejtësi…
Atdheu po humbet, në duar të çakejve “Politikanë”, me prapakthime,
 Të tundur në hajni, keq po zhytemi edhe ne shkretanët që u besuam, të tyren histori.
Vërtet, ndiej pikëllim-trishtim.
Populli i mbytur në vajë,
 I reckosur në mjerim. 
E, si mund të qetësohet shpirti im?!
E si të mos trishtohem, baba,
Bashkë me shokë luftuat maleve, partizanë, që ne të gëzonim lirinĕ, 
Por, kĕto 30 vite zezona, në këtë “demokraci” vandalët e shkatërruan e shkretuan Shqipërinë. 
Gjurmëve tuaja, do të eci baba, 
Ashtu, si më ke edukuar në vegjëli,
Atëbotë, kur me buzëqeshje më vështroje me sy…
Më përkdhelje flokët më ledhatoje dhe në vesh mĕ pëshperisje…
Ty, ke vënd të veçantë në xhepin e djathtë. 
E, unë baba, përjetësisht të mbajë në zemër ty dhe Nënën Shqipëri.
12/7/2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...