Home / Histori / SIMBOLI I DIELLIT, BURIM I KULTIT PAGAN ILIR, I LASHTË SË PAKU 3-5 MIJË VJET PARA LEKËS SË MADH, MAQEDONISË DHE GREQISË ANTIKE

SIMBOLI I DIELLIT, BURIM I KULTIT PAGAN ILIR, I LASHTË SË PAKU 3-5 MIJË VJET PARA LEKËS SË MADH, MAQEDONISË DHE GREQISË ANTIKE

Shkruan: Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

/ Ribotim/

Nga periudha e pellazge-ilire e besimeve pagane, në Perëndeshën Nëna e Madhe (Magna Mater), perëndeshë pagane ilire e plleshmërisë, nëna e tokës dhe e lindjeve; si dhe Perëndia ilire ILLI (Ylli, ILI), Perëndia e diellit dhe dritës, historinë e njerëzimit e ndajnë së paku 3000-5000 vjet, për sa është dëshmuar deri më sot në bazë të artefakteve të zbuluara gjithandej në hapësirën e gjerë të Gadishullit Ilirik.

Konstatimet që lidhen me kultin ilir të besimit pagan në Diellin (yllin e dritës dhe burimin e jetës në tokë), në Perënditë që lidhen me këtë kult dhe simbolet e përdoruar nga lashtësia e hershme e deri më sot, askujt nuk i japin të drejtën që t’i përvetësojë këto simbole si vlera kombëtare të veta, edhe pse secili popull që jeton sot në këto hapësira ka të drejtë t’i përdorë ato, por pa i shtrembëruar faktet historke: cilës periudhë i takojnë ato, nga e kanë gjenezën dhe simbole kulti të cilit popull të lashtë kanë qenë ato.

Kështu, përdorimi i këtyre simboleve mund të lidhet vetëm me territorin përkatës dhe banorët e tij të lashtë, jo edhe për identifikimin kombëtar (politik) të sotëm dhe afirmimin e rrejshëm të kulturës së tij, siç është rasti me simbolin ilir të diellit, të përvetësuar nga grekët dhe sllavët, që lidhen me këtë simbol, ndërsa për burim kryesorë e kanë simbolin e diellit në mburojën e Lekës së Madh, të zbuluar në Kutlesh, Virgina (Ege), qytet i lashtë ilir në brigjet e detit Egje, afër Selanikur (Terma), e cila është afër 3000-5000 vjet më e vonshme se arkitefaktet e zbuluara deri më sot, e që lidhen me këtë simbol të kultin ilir të Diellit.

(12.7.2018)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...