Home / Opinion / PËR ÇFARË AUTOKTONIE* TË POPUJVE DHE GJUHËVE SLLAVE BËN FJALË POLITIKA DHE PSEUDOSHKENCA E SOTME NË SHKUP?

PËR ÇFARË AUTOKTONIE* TË POPUJVE DHE GJUHËVE SLLAVE BËN FJALË POLITIKA DHE PSEUDOSHKENCA E SOTME NË SHKUP?

Shkruan:  Abdulla Mehemetiu

“Ne jemi sllavë, të ardhur rreth shekullit VII në këto troje dhe nuk kemi kurrfarë lidhje me Maqedoninë antike dhe civilizimin e Aleksandrit të Madh.”
– Kiro Gligorov, Presidenti i parë i Maqedonisë së pavarur (1991-1999)
Ja pse është e dëmshme për shqiptarët Rezoluta e OBRM-PDUKM, e propozuar Parlamentit të Maqedonisë Veriore për miratim (me konsensus të gjerë), për “vijat e kuqe” në lidhje me dialogun me Bullgarinë fqinje, për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore (bashkë me Shqipërinë) në BE, pas vetos nga Bullgaria:
Sipas kësaj Rezolute, duhet “të respektohen njohuritë e shkencës maqedonase, rreth autoktonisë së gjuhës maqedonase dhe vazhdimësisë së saj historike, gjuhësore dhe kulturore.”
Po këta shkencëtarë vendës dhe ndërkombëtarë, që bëjnë fjalë me shekuj për shqiptarët si popull i vetëm autokton në këto hapësira, a kanë shkruar rrena deri më sot, kur kanë thënë botërisht (me argumente shkencore të pakontestueshme) se vetëm shqiptarët janë AUTOKTONË në Ballkan (Gadishullin Ilirik) dhe më gjerë, sidomos në Maqedoni, në mes të këtij Gadishulli?
Në dialogun (dialogu zhvillohet mes shteteve, jo mes popujve) mes dy shteteve fqinje, Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, sipas kësaj Rezolute të OBRM-PDUKM (të përkrahur edhe nga LSDM), ku janë shqiptarët?
A POSHTËROHET POPULLI SHQIPTAR ME STATUSIN E PAKICËS DHE GJUHA SHQIPE ME PËRQINDJE (20%) KARSHI TË TJERËVE QË NUK E NJOHIN AS PREJARDHJEN E TYRE, AS NJËRI-TJETRIN?!
*Nga FJALORI I GJUHËS SË SOTME SHQIPE:
AUTOKTON m. libr.
Pjesëtar i popullsisë fillestare të një vendi; banor i një vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij që në kohët më të lashta; vendës, anas, rrënjës.
AUTOKTON mb. libr.
1. Që është rrënjës në një vend; që banon në atë vend ku kanë jetuar paraardhësit e tij që në kohë më të lashta; vendës, anas. Popullsi autoktone. Banorët autoktonë.
2. Që është i atij vendi, që nuk është i ardhur; që është krijuar aty ku ndodhet sot. Bimë autoktone. Tokë autoktone.
AUTOKTONI f. libr.
Të qenët autokton, karakteri autokton. Autoktonia e shqiptarëve. Autoktonia e një bime.
* * *
Çfarë kanë thënë shkencëtarët e mëdhenj të botës për autoktoninë e shqiptarëve:
Jovan Cvijiq, gjeograf, etnolog dhe studiues i shquar serb:
“Sllavët e jugut, pas ardhjes në Ballkan, aty gjetën shqiptarët, të cilët nën trysninë e tyre u tërhoqën nga jugu në vendet më të larta malore, ku i hasim edhe sot”.
Branisllav Nushiq:
“Shqiptarët janë autoktonë, të cilët gjatë të gjitha dyndjeve të popujve, e ruajtën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve, mësymjeve të dendura të sllavëve, të cilët ua pushtuan të gjitha fushat, ultësirat, dhe lumenjtë”.
Nikolla Jorga, historian i shquar rumun:
“Populli shqiptar së bashku me baskët, janë më të vjetërit në Evropë”.
Maximilian Lambertz:
“Historia e vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.
Lamartini:
“Ky komb e ky popull nuk merret nëpër këmbë… Kjo është toka e heronjve të të gjithë kohërave… Homeri aty gjeti Akilin, grekët Aleksandrin e Madh, turqit Skënderbeun, njerëz këta të së njëjtës racë, të të njëjtit gjak”.
M. Huacunthe Hecquard:
“Në asnjë vend të botës femrat nuk janë më të respektuara dhe nuk ushtrojnë një veprimtari më të fuqishme se shqiptaret dhe disa nëna shqiptare kanë përzënë prej shtëpisë bijtë e vet pasi ata ishin larguar nga fronti i luftës. Ato i kishin kthyer në fushën e betejës”.
Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge:
“Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër)”.
Xh.G.Bajron:
“Shqiptarët me kostumet e tyre bëjnë një peizazh më të mrekullueshëm në botë… Shqiptarët janë raca njerëzore më e bukur që ekziston, trima më të fortë se kështjellat e tyre”.
Henry Noel Brailsford:
“Shqiptari i ashpër nga karakteri, në fakt është ‘Mbinjeriu’ për të cilin Nietzsche ëndërronte”.
Gjusepe Katapangu:
“Atllantida e cila është zhdukur para 12.000 vjetësh, ishte tokë e Ilirëve (pellazgëve), të cilët shpëtuan nga përmbytja e Atlantidës dhe filluan civilizimet e reja në të gjitha kontinentet, sidomos në Evropë, Afrikë dhe Azi të vogël”!
Agostino Ribeco:
“Te drejtat mijëvjeçare të shqiptarëve, etnografike dhe gjeografike, shtrihen prej kohërave të vjetra në Iliri, Maqedoni dhe Thesali”.
Dushko H. Konstantinov:
“Shqiptarët janë banorë më të vjetër të Gadishullit Ballkanik dhe pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të vjetër, të cilët kishin ndërtuar shtetin më të fuqishëm në Ballkan”.
Edvin Jasques:
“Ilirët ose shqiptarët, këta bijë të paeupur, ishin luftëtar të shqipes, trashëgimtarë të denjë të Akilit, Filipit, Aleksandrit të Madh dhe Piros së Epirit…”.
Edvin Pears:
“Shqiptarët janë pasardhës të racës më të vjetër të Gadishullit Ballkanik, gjegjësisht të racës arjane, duke e nxjerrë këtë fjalë nga dy rrënjët e fjalëve shqipe: Ar dhe Anë, që d.m.th. Njerëz të arit të pastër”.
Maks Myle:
“Emrat e mjaft popujve të njohur rrjedhin nga fjala e vjetër shqipe ‘Ar’. Kjo vlen edhe për mjaftë vende të botës.”
Fanulla Papazogllu:
“Dardania është njëra nga krahinat antike të Ballkanit ku popullata autoktone është ruajtur më së miri”.
Gos Xhen:
“Origjina e shqiptarëve ngjitet deri te koha e pellazgëve dhe kanë origjinë parahelene”.
Gustav Majer:
“Shqiptarët janë Ilir të rinj”.
Georg Hahn:
“Shqiptarët janë pasardhës të Ilirëve, ndërsa ilirët janë pasardhës të pellazgëve… Shqiptarët janë stërnipërit e Pellazgëve”.
Haki Pasha:
“Po doli në shesh historia e shqiptarëve, Perandorinë Osmane e merr lumi”.
Harold Whitehal: “Hieroglifet egjiptiane, të krijuara para 4.000 vjetësh kanë domethënie shqipe”.
Henri Braisford:
“Në Maqedoni, vetëm shqiptarët janë popull autokton”
Johan Georg Fon Han:
“Shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja”.
Konstandin Paparigopulos:
“Vetëm shqiptaret konsiderohen si pasardhës të racës ilire”.
Vazhdon…

(10 korrik 2021)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...