Home / Opinion / DONIKA GËRVALLA

DONIKA GËRVALLA

Sulmohet panderprerë, pas çdo deklarate të saj!

Siç duket dhe po duket, ajo po sulmohet kryesishtë nga të tillët:
– Përkrahësit e sanduiqeve, kallamarit, rritjeve të pagave dhe kravatave
– Po sulmohet nga ATA që ia vidhnin atdheut tokën për 1 Euro e herë- herë 50 Euro që pastaj po atdheut duke ia shtuar edhe mëmëdheun për t‘ja shitur tokën e vjedhur për 10000 fish më shtrenjtë!
2.
Kritikuesit po kërkojn nga ajo që të deklaroj që:
– Kosova është vend i ëndërrave, ku korrupsioni është ZERO dhe po ashtu vendi ku pagat për kokë banori janë më të lartat në Europë!
– Vendi ku po t‘ketë liberalizim të vizave dhe hapje të kufijve, rrezikon që nga tërë bota të vërshojnë azil kërkuesit sikurse emigrantët politik!
Por ja që ajo nuk mundet me deklaruar asgjë çka nuk është reale në Kosovë për shumë arsye…
3.
Kosova është shtet i pavarur dhe shtetet më relevante i kanë ambasadat e tyre në Kosovë!
Meqë i kanë ato ambasada në Prishtinë, politikanët tanë bëjnë mirë, që në forumet ndërkombëtare të paraqesin realitetin sepse kot e pikturon Kosovën me ngjyra kur ambasadorët e akredituar e vizatojn para qeverive të tyre si karikatur bardh e zi…
4.
Pse po sulmohet Donika Gërvalla?
Sepse sanduiqezinjët, kallamarizinjët, reperezinjët po investojnë në një farë përqarje brenda qeveris me shpresën se i mbushet mendja dikujt me heq dikend nga qeveria dhe me këtë të fiton BIA!
Kjo qeveri siç duket nuk po i ha më sanduiqet!
Nuk po i ha se në vendin me të ardhurat më të larta po kushtonin bajagi shtrenjtë!
5.
Donika Gërvalla po sulmohet edhe për një arsye tjetër:
– Të gjithë e dimë si përparohet dhe si mund t‘jesh i paprekur në Kosovë.
– E para, Zonja Gërvalla është rritur nga mosha 10 vjeçe jashtë Kosovës që do t‘thotë nuk e ka krijuar rrethin e saj.
– Për ta krijuar rrethin tëndë nuk mjafton që ai rreth të jetë me njerëz të kulturuar dhe të arsimuar por më shumë të duhen në rreth njerëz të hunit e litarit!
– Liderët e viteve 1999-2020 këta të hunit e litarit i kishin mbledhur rreth vetit që t‘ua shkulin veshin kritikuesve të arsimuar nëse do t‘kishte të tillë…
6.
Jugosllavia dhe Serbia nga viti 1945 e gjerë në vitin 1999 e sidomos pas vitit 1981, në secilin forum nderkombëtar e paraqisnin Kosovën si vendin me të drejtat më të larta të njeriut…
Por askush nga perendimi nuk u besonte!
E dini pse?
Perendimi kishte ambasadat e veta në Beograd dhe nuk u interesonte se çka thoshte Beogradi por çfarë raportonte ambasadori!
E thjeshtë kjo punë!
7.
Ka disa që zonjës realiste Gërvalla për ta fyer i drejtohen me „ zonja Schwartz“ dhe mendoj se po bëjnë mirë…
Po bëjnë mirë sepse edhe nëse ajo vepron keq gishti drejtohet tek Shvarzet dhe kjo është mirë!
Keq është me veprimet e tua me përlyer dhe turpëruar Gërvallët, Lushtakët, Haradinajt, Limajt, Thaqët, Krasniqët, Berishët, Gashët etj…
E liberalizimin e vizave nuk e kemi jo për shkakë mbiemrit „ shvarz“ por për shkak mbiemrave që përmenda më lartë!

8.

Edhe largone njëherë e përgjithmonë temën „ liberalizimi i vizave!“

Pse?

Të gjithë e dimë që „ liberalizimi ka ndodhë“ dhe se „ PARDJE KA NDODHË!“

Mund të jetë një imazh i 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...