Home / Histori / SHPËRNGULJET E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU SHQIPTAR I NISHIT…!

SHPËRNGULJET E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU SHQIPTAR I NISHIT…!

Përveç masakrimit të mbi 70.000 shqiptarëve,gjatë viteve 1877/1878,Qeveria serbe urdhëroi që të shpërngulen me dhunë shqiptarët e Sanxhakut të Nishit.Sipas saj,çdo ushtar serb do të ishte më i vlefshëm për atdheun,sa më shumë shqiptarë të shpërngulte me dhunë pa kurfarë mëshire.

Dr.Jovan Haxhi

Vasiljeviç

Për gjendjen e mjerueshme të muhaxhirëve dëshmojn këto vargje të këngës popullore:

Çka kanë bjeshkët qi po ushtojnë,

t’ mjert muhaxherët kah po shkojnë,

nëpër shi e nëpër borë,

po ju desin thmija n’dorë

Asnja udhën s’po muj t’fillojnë,

Kush a musliman çi ban sevap,

muhaxherëve m’u ban konak,

u dhez zjerm e u jep darkë,

u shtron mirë,t’flejnë rehat,

prej qi janë dalë prej t’zezës shpi,

s’kanë pas buk qi piqet n’hi

s’kanë pasë qerep s’kanë pas kaci,

Sheh Ahmeti fjalë ka çue:

-Mue zemra m’ka kushtue,

muhaxhert n’kangë me i knue

kah kanë ikë,kah kanë shkue.

-More mret,thonë muhaxheria!

More mret,more mret i ri,

shite Bosnje e Rumeli,

a po sheh çka u ba n’thmi?

Na u kanë ngri t’shkretit sabi,

pa pasë plang e pa pasë shpi,

thmija s’ftofti na u kanë mërdhi,

dath e desh n’borë e n’shi…

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...