Home / Lajme / REZOLUTA E OBRM-PDUKM DHE LSDM KUNDËR AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

REZOLUTA E OBRM-PDUKM DHE LSDM KUNDËR AUTOKTONISË SË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shkruan: Prof Dr. Abdulla Mehmeti

(8 korrik 2021)

/Mos gaboni!/

(Populli i sotëm maqedonas ka të drejtë ta deklarojë, ta ruaj dhe ta mbrojë identitetin dhe gjuhën e tij, ashtu siç dëshiron, por asnjëherë nuk duhet ta mbështesë këtë mbi historinë e rrejshme të shkruar deri më sot, nga ish-regjimi komunist dhe nën ndikimin e propagandës serbe e ruse, mbi “faktet shkencore” të falsifikuara, sidomos në dëm të shqiptarëve autoktonë dhe të trojeve etnike shqiptare.)
Rezoluta e OBRM-PDUKM (VMRO-DPMNE), e mbështetur edhe nga LSDM, kinse për “Vijat e kuqe” në bisedimet me Bullgarinë fqinje, për zhbllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë Veriore në BE (bashkë me Shqipërinë), e dorezuar në Kuvendin e Maqedonisë Veriore për miratim, paraqet një hap të rrezikshëm, të pamenduar mirë, dhe si e tillë nuk duhet të përkrahet nga partitë shqiptare dhe nuk duhet të votohet nga deputetët shqiptarë.
Miratimi, përkrahja dhe votimi i një Rezolute të këtillë nga shqiptarët e rrezikon paqen në vend dhe në rajon, është në kundërshtim me procesin e integrimeve evropiane dhe euroatlantike të shtetit dhe rajonit, i pranon dhe legjitimon falsifikimet e derisotme të historisë së popullit dhe shtetit të Maqedonisë Veriore, dhe përgjithmonë e vulos fatin e popullit shqiptar, me status të pakicës kombëtare në këtë shtet, si dhe e legjitimon të “vërtetën shkencore” sipas studiuesve sllavë të Maqedonisë, se shqiptarët nuk janë uatoktonë në trojet e veta etnike në Maqedoni, se “shqiptarët janë me prejardhej rome dhe çerkeze” dhe se janë mbetje të Perandorisë Osmane, si të tillë edhe duhet të “zgjidhet çështja e tyre”, duke i sunduar, asimiluar ose shpërngulur në viset “nga kanë ardhur” dhe gjithandej nëpër botë! Çfarë ka më pak në këtë Rezolutë se “Memorandumi” kundër shqiptarëve i Akademisë së Shkencave të Serbisë, se “Enciklopedia Maqedonase” dhe planet e projektet e derisotme serbe, greke e ruse kundër shqiptarëve?!

Mos gaboni!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...