Home / Të ndryshme / Dëshmorit Tahir Mazrekaj

Dëshmorit Tahir Mazrekaj

Autor Genc Sefa – Lushnja!
08. 05. 1961.- 23. 04.1998
Fluturim si shqipe vjen nëpër malsi,
në tokën arbërore të ndarë me kufi!
Nuk i dhimbsej jeta në rrugën e lirisë,
Trimit Tahir Mazrekaj birit Dardanisë!
Me shpirtin e kalitur që në fëmijëri,
Zemrën për atdhe plot me dashuri!
Trimëria e Tahirit ishte e trashëguar,
Nga të parët e tij luftëtar të shquar!
Që në mosh të re kishte ëndërruar,
për një atdhe të lirë e të bashkuar!
Familja e tij në breza kishte luftuar,
me robërin kurrë, nuk ishte pajtuar!
Jeta plot me vuatje trimin e detyroj,
të braktis vendlindjen e të emigroj!
Shkoj në Evropë si shum shqipëtar,
e la Kosovën me shpirt të vrarë!
Zëri i atdheut çdo ditë fort i buçet,
kthehu o bir vendlindja po të pret!
Niset sy shqiponja shtigjeve të lirisë,
ngjitet me nxitim në zemër të malsis!
Malsia e Tropojës e pret me bujari,
armatoset trimi e niset për Dardani!
Në radhët e UÇK- së shkon në Dukagjin,
me armë në dorë ta shporrte Serbin!
Lufta po merte hovë e duhej armatim,
Qindra çlirimtar do të nisen me guxim,
Tahiri sypatrembur shkon në shoqërim,
kjo rrugë për të, do të ishte pa kthim!
Në atë kufi që ndante vëllain me vëlla,
bijt e Dukagjinit në një pritë kan ra!
Rreptë u luftua me hasmin shekullor,
Tahiri me shokë at ditë ranë dëshmor!
Flakadan të pashuar të atdheut e lirisë,
emrin e skalitën në faqet e historisë!
Ranë në altar për të mos vdekur kurr,
Që të valoj i lir e krenar i shtrejti flamur!
—————————————————-
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Luftëtar i Lirisë 🇦🇱🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe military uniform

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...