Home / Të ndryshme / HEROIT AGIM MAZREKAJ

HEROIT AGIM MAZREKAJ

27. 11. 1970 – 07. 07. 1998
Në prag të festës erdhi në jetë,
Agim Mazrekaj një trim me flet!
Në ditën e flamurit kombëtar,
Simbol lirie për çdo shqiptar!
Në Sllup të Deçanit u lind e rrit,
në një familje atdhetare me tradit!
Ishte frymëzuar që nga fëmijëria,
se pa sakrificë nuk vjen liria!
Nga dhuna pushtuesit e mjerimi,
e vetmja rrugë ishte mërgimi!
Për në Zvicër trimi po shkon,
klithma e atdheut pas e shoqëron!
Priste si shqiponja me padurim,
në Kosovë të kthehej fluturim!
Të bashkohej me luftëtarët e liris,
që mbronin pragun e shtëpis!
Në zemër mbante një amanet,
t’marr hak për vëlla e shokët e vet!
Të hakmerrej për nënën Shqipëri,
për shekujt e kaluar në robëri !
Në fshatin Voksh të Dukagjinit,
fort jehonte pushka trimit!
Mbi armiqtë godiste si rrufe,
ç’do her i gatshëm për atdhe !
Një ditë korriku u trondit Dukagjini,
në pritë të armikut seç na ra Agimi!
Ra për tu ringritur si feniksët e lirisë,
biri i Kosovës heroi Shqipërisë!
————————————‐
Lavdi dëshmorëve të atdheut!
Luftëtar i lirisë! 🇦🇱🇦🇱🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të jashtme dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...