Home / Opinion / Një grup i vockël shpifësish që po e vrasin vetën e tyre!

Një grup i vockël shpifësish që po e vrasin vetën e tyre!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe skulptura

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Ka kohë që në rrjetet sociale, në portale ku ata janë vetë “moderator”, një grup i vockël shpifarakësh me shkrimet e tyre dhe komentet që publikojnë ata s’janë aspak të argumentuara e natyrisht që nuk janë aspak qëllim mira, por përkundrazi janë qëllim këqija shpifëse, denigruese, ngacmuese, tendencioze e provokative kundër personave që kanë merita e emër të mirë prej atdhetarësh të dëshmuar, si në aspektin kulturor poashtu edhe edukativ kombëtar shqiptar.
Tu tregojmë këtij grupi bastardësh se shpifje do të thotë fjalë të rreme, trillime, gjëra të paqena, që thuhen për ti përlyer dikujt emrin e mirë që ka në veprimtarin e tij atdhetare, ose për ti ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, thjeshtë për të njollosur diçka. Këtyre njerëzve që shpifin gjëra të paqena në zhargonin poullor u thuhet, ndryshe edhe shpifës të poshtër, që përgadisin gjellë të shpifur, andaj shpifja dënohet me ligj.
Më ka rastisur të lexoj në rrjetet sociale, portale, forume dhe në gazeta të ndryshme ditore e sidomos në rubrikat ku komentohet shkrimi i autorit, shpifje nga më të ndryshme dhe gjëra krejtësisht të paqena për grupe e individ që njihen si njerëz më emër të mirë në vendet ku ata jetojnë e punojnë. Me thënë të drejtën këto fjalë të kota, gjepura e dërdëllitje të tipave shpifarak, më janë bërë të neveritëshme, bile edhe emrat e tyre me i permend po më rrok krupa, sepse ata e dine vetë se kush janë…; këta njerëz shpirtkëqinj nxjerrin inatin kundër gjithë atyre njerëzve që nuk janë në një mendje me ta, që nuk janë të korruptuar, që nuk kanë abuzuar me pushtetin e nuk kanë vjedhur pasurin e popullit dhe shtetit për t’u pasuruar pë vete që janë bërë me pasuri milionëshe, janë disa prej tyre që janë bërë milioner duke abuzuar e duke u thirrur në emrin e shenjtë të UÇK-së, të tillët i konsideroj se janë bërë pjesë e hajnave të neotitistëve dhe sherbëtorëve të armikut pushtues jugosllav, por sërish janë këta derdimen kur ju duhet për interesa të tyre personale të janë edhe më të zëshmit në mbrojtje të UÇK-së, të evropianizmit e amerikanizmit. Këta palaço janë bërë shkaktar të grindjeve me shumë lexues dhe janë bërë armiq kryesor të shpifjeve të lloj-lloj gjërash për UÇK-në, Ushtrinë Çlitimtare Kombëtare në Maqedoni dhe Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë-Medvegj e Bujanoc, si dhe kundër historisë së lavdishme të kombit shqiptar në përgjithësi.
Shkruajn gjepura, dërdëllitje ky grup i vogël shtiracakësh që shtiren me dy faqe kinse këtyre shpirtqenër po u dhimbset shumë ”shqiptaria” e në anen tjetër japin mesazhe antishqiptare se Skënderbeu na qenka serbë, malazezë, e të tjera…e shumë dërdëllitje e gjepura të tjera kundër figurave të shquara të kombit shqiptar mund të dëgjoni e lexoni nga ky grup i vogël zemërracist e zemërqenër, të cilët kujtojnë se: -litari drejtohet në thes, i lëshojn shumë ujë mullirit, flasin shumë dhe pa i peshuar gjërat mirë e mbushin ujë me shosh.
Qeshin dhe ofendojn e shpifin edhe ujin e kulluar, nuk pëlqejnë asgjë shqiptare, por vetëm ofendojnë rrejnë e shpifn sa here ti jepet rasti në media të shkruara elektronike, thjesht ky grup shtiekeq nuk kënaqen me asgjë të mirë që ka shqiptaria. Fillimisht kam menduar se ky grup i vogël që kanë humbur rrugën në oborr po i shpifin disa njerëz se kanë inate ndaj tyre, vetëm se jane njerëz të dinjitetshëm e më taban të fortë kombëtar te cilet nëpërmjet shkrimeve argumentuese i demaskojnë dhe demantojnë shpifjet dhe ofendimet që i kanë bërë e po i bëjnë në vazhdimësi ky grup mbarë kombit shqiptar…vërtet këta zemërqenër antishqiptar me racizmin e tyre të papërmbajtur qysh moti e kanë derdhur kupën dhe janë bërë të neveritur, ky grup mjeranësh që shpifin e ofendojnë mbarshqiptarët, duhet treguar vendin kue kanë ata, atje në koshin e plehrave.
Janë këta antishqiptar të qelbur që ju duket uji në gurmaz, janë shumë të ligë, duken së janë Ujk me brirë, njerëz të vrazhdë e ters, me të cilët nuk merresh dot veshë. Ky grup i vockël zemëracistësh e nisin vallën kur pushojnë daullet, pra kur ka pushuar lufta çlirimtare, ky grup i vockël janë bërë mercenar të Serbisë, janë bërë vegël e Dreqit e të birit.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...