Home / Opinion / SHKRIMI DHE NJOHJA E HISTRISË SË PËRBASHKËT MES DY POPUJVE NËNKUPTON PRETENDIMIN PËR KRIJIMIN E NJË SHTETI TË PËRBASHKËT OSE DY SHTETE ME KOMB TË NJËJTË

SHKRIMI DHE NJOHJA E HISTRISË SË PËRBASHKËT MES DY POPUJVE NËNKUPTON PRETENDIMIN PËR KRIJIMIN E NJË SHTETI TË PËRBASHKËT OSE DY SHTETE ME KOMB TË NJËJTË

Shkruan:  Akademik Abdulla Mehmeti 

Mbi kontestin politik aktual mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore Kërkesa e Bullgarisë për shkrimin, njohjen dhe mësimin e historisë së “përbashkët” mes dy popujve dhe shteteve fqinje, Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, si dhe revidimi i përmbajtjeve për ngjarjet dhe personalitetet historike në librat shkollorë dhe në literaturën shkencore, përbën kërkesë politike të rrezikshme, jo vetëm për shtetin e Maqedonisë Veriore dhe identitetin e veçantë të popullit maqedonas (sllav të Maqedonisë), por edhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor (Ilirikut), duke i dëmtuar interesat strategjike të shteteve dhe popujve fqinj të Bullgarisë dhe të Maqedonisë Veriore.

Pranimi, njohja dhe shkrimi i historisë së përbashkët mes ty shteteve dhe dy popujve të ndryshëm nënkupton PRETENDIM të hapur për krijimin edhe të një shteti të përbashkët të dy popujve, në emër të korrigjimit të “padrejtësive historike” nga e kaluara.
Shkrimi dhe njohja e historisë së përbashkët mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore nënkupton realizimin e interesave gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Rusisë në rajonin ballkanik dhe më gjerë.
Shkrimi dhe njohja e ndërsjellë e historisë së përbashkët mes popullit bullgar dhe popullit sllav të Maqedonisë Veriore nënkupton përpjekjen për HERË TË TRETË të forcimit të influencës ruse në rajonin e Ilirikut (Ballkanin Perëndimor), pas dy përpjekjeve të mëhershme; krijimin e Bullgarisë së Madhe të Shën Stefanit, më 1878, si shtet satelit i Rusisë cariste, apo përpjekjes së dytë për krijimin e Federatës Ballkanike (komuniste) nga viti 1945, sërish për interesat e Rusisë bolshevike.
Çfarë historie të përbashkët mund të shkruajnë Bullgaria dhe Maqedonia Veriore e sotme, përderisa edhe historitë e shteteve dhe të popujve të tyre (të veçanta) janë të stërmbushura me falsifikime, me histori pushtimesh dhe sundimesh të dhunshme mbi popujt tjerë vendës (autoktonë), sidomos nga shek. XIX dhe XX?
Populli bullgar dhe populli i Maqedonisë Veriore janë dy popuj të sllavizuar (nuk janë me shumicë sllave), të cilët flasin një gjuhë, shkruajnë me alfabet të njëjtë, kanë kulturë dhe tradita të njëjta, i takojnë besimit të njëjtë fetar (me Kisha të ndara kombëtare), si edhe të gjithë popujt tjerë sllavë.
Sipas kësaj logjike (politike dhe diplomacie), siç pretendon sot Sofja zyrtare, të gjithë popujt dhe shtetet sllave, sidomos sllavët e jugut, duhet të shkruajnë dhe mësojnë një histori të përbashkët, sepse kanë ndarë fat të përbashkët nën sundimin e Perandorisë Romake, të Romës Lindore (Bizantit), të Perandorinë Osmane dhe nën sundimet e huaja të mëvonshme, së paku 2000 vjet histori.
Historia e përbashkët e popujve nuk nënkupton vetëm disa periudha të shkurtra nga Mesjeta, apo historinë e përbashkët të luftës për liri kombëtare dhe pavarësi nga sundimi i Perandorisë Osmane gjatë shek. XXI, sidomos nuk nënkupton periudhën e komunizmit, të njohur si sundimi më i egër që njeh historia më e re e njerëzimit, nën çizmen e të cilit kanë vuajtur edhe populli bullgar edhe populli i Maqedonisë së sotme (shqiptarët, sllavët, vllahët, turqit, romët dhe të tjerët).

(5 korrik 2021)

Mund të jetë një imazh i map dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...