Home / Opinion / PDK E THEMELUAR NGA BARTËSIT E LUFTËS E DORZUAR NE DOREN E NJË REPERI E TË BIRIT TË TITISTIT DHE EKSTREMISTI FETAR

PDK E THEMELUAR NGA BARTËSIT E LUFTËS E DORZUAR NE DOREN E NJË REPERI E TË BIRIT TË TITISTIT DHE EKSTREMISTI FETAR

Mund të jetë një imazh i 1 person

Shkruan: Hysni Gashi

Partia për Progres Demokratik e pastaj Partia Demokratike e Kosovës (PDK)u formua menjëherë pas lufte të 99 nga ish LPK e UÇK,të burgosur e nga shumë idealist të kohës.
Ndonëse kjo parti ne historikun e saj ishte cilësuar si atraktive konsistonte dhe serjoze,ku kishte mbledh shumë aktivist e votues dhe kishte fituar disa herë pushtetin qendrore dhe atë lokal.
Ndërkohë me kalimin e kohës ne klanet e saj brenda,ndoshta edhe me ndikime nga jasht, filloj gjahu i atyre të cilët ishin me konsistonte dhe parimor e me qëndrime të qarta,veçmas kur temat ishin të karakterit nacional e të jashtëm,mëgjithatë edhe të brendshme ne ato të nepotizmit të krimit të korrupsionit dhe avancimin e atyre që ishin anti UÇK.
Pastaj filloj edhe renja e saj ku ne zgjedhjet e fundit për kryeministër ishte një̈ njeri anti UÇK,për ta fyer akoma me shumë atë dhe votuesit e saj.
Ndërkohë nga këto zhvillime vjen ne shprehje edhe thënia e filozofit Viktor Hugo se “luftën e bëjnë heronjtë,qeverisni masakrunjët dhe përfitojnë horat”!
Me ç’rast ndodhi siç̧ ndodhi ashtu,por një̈ gjë̈ është e qartë dhe mese e sigurt se po të ishin idealistet e me parë ne ketë parti:
-Nuk do kishte decentralizim të komunave serbe.
-Nuk do kishte Gjykatë speciale.
-Nuk do kishte konsesione ne dëme të vendit.
-Nuk do kishte tkurrje të territorit me Maqedoninë e Malin e Zi.
-Nuk do kishte Asociacion të komunave serbe.
-Nuk do kishte privatizim të egër e deshtim ne zhvillim dhe sistemin e punësimit.
-Nuk do kishte degradim ne shëndetësi e arsim,drejtës e bujqësi, tregti dhe industri.
-Nuk do kishte krim e korrupsion e nepotizëm të nivelit të lartë.
-Nuk do kishte kategori meritore siç̧ është UÇK-ja ne kategori sociale.
-Nuk do kishte rehabilitim të titistave e të UDB-se dhe të fëmijëve të tyre e tj e tj…
Prandaj krejt këto ndodhen pasi që idealistet që e kishin formuar ketë parti i punuan pas shpine klanet partiak,siç duket të orkestruar edhe nga jashtë e për të i kaluar temat të demshme e për ta berë Kosovën defunksionale e të pa shprese për të jetuar.

Prandaj nga sot,ja vendosen edhe drynin me zgjedhje anarkiste pa kundër kandidat, dhe për të qëndruar ne ketë parti dhe për të i shkuar prapa një ish reperit dhe të birit të tistit dhe klanit të tij,do të duhej të kesh hipotekë të krimit dhe të korupsionit dhe përfitime të mëdha ne ketë parti, ama vlerë parim dhe qendrim asiesi .

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...