Home / Histori / HISTORINË E VËRTETË TË POPUJVE DHE TË SHTETEVE TË ILIRIKUT (BALLKANIT) NUK MUND TA SHKRUAJ POLITIKA!

HISTORINË E VËRTETË TË POPUJVE DHE TË SHTETEVE TË ILIRIKUT (BALLKANIT) NUK MUND TA SHKRUAJ POLITIKA!

E vërteta historike duhet t’u mësohet brezave të ardhshëm të popujve ballkanikë (Ilirikut).

Brezat e ardhshëm nuk duhet të helmohen me propagandë politike dhe të jetojnë me turpin e krimeve nga gjyshërit dhe baballarët e tyre në të kaluarën.

E ardhmja e popujve të rajonit duhet të ndërtohet duke hequr dorë nga politikat hegjemoniste, sundimi i popujve më të mëdhenj mbi të vegjëlit, sunduesve mbi të shtypurit dhe mbi grupet etnike të margjinalizuara.

Historia e popujve dhe shteteve të Ilirikut (Ballkanit) nuk fillon nga Mesjeta, as nga invazioni rus në vitin 1878 dhe 1913, sidomos nuk fillon nga ish-regjimi komunist i imponuar me dhunë pas vitit 1945.

Sado dhe çfarëdo marrëveshje të nënshkruhen mes shteteve dhe popujve të rajonit, si dhe mes tyre dhe Fuqive të mëdha të Evropës, e ardhmja e këtyre popujve dhe shteteve nuk mund të ndërtohet mbi falsifikimin e historisë, me argumentin e forcës dhe me imponime.

Barbarët kurrë nuk kanë krijuar vlera civilizimi dhe qytetarie, as për veten e tyre dhe as për Evropën dhe botën.

Dhe kurrë mos harroni, Mesjeta njihet si periudha më e errët e historisë së njerëzimit, aty ku fillon historia e disa popujve dhe shteteve të rajonit ballkanik (ILIRIKUT).

Ende nuk ka filluar të shkruhet historia e vërtetë e popujve dhe shteteve ballkanike, sepse politika nuk mund ta shkruaj këtë histori.

E vërteta i nderon të gjithë, nuk mund t’i turpërojë!

(3 korrik 2021)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...