Home / Të ndryshme / DËSHMORIT MUHAMET HAXHAJ

DËSHMORIT MUHAMET HAXHAJ

Nga: Genc Sefa – Lushnja!

16. 08. 1960 – 03. 07. 1998
Kush po e mbron atdheun porsi Luan,
Muhamet Haxhaj me shtatin si vigan!
Shpirtin luftarak e kishte të trashëguar,
nga stërgjyshi tij luftëtar i dëshmuar!
Lindi e u rrit në fshatin Qëndresë,
familje e njohur me tradit e besë!
Herët i frymëzuar me atdhedashuri,
shpirti tij i pastër ëndërronte liri!
Për atdhe kurr nuk bënte kompromis,
ballë çdo furtune në emër të lirisë!
Trimëria e Muhametit nuk njihte kufi,
e kish rritur nëna veç për Shqipëri!
Fortes e palëkundur në radhët e ushtrisë,
ishte kthyer në tmerr për çetnikët e serbis!
Emrin e luftës e kishte zgjedhur Naim,
se për poezit e rilindasit kishte admirim!
Në vijë të parë te Kulla trimi po lufton,
për të gjallë armiqtë, jo nuk i lëshon!
Historin e përsëriti se si mbrohet trolli,
për një çast u duk se u ringjall Mic Sokoli!
Me bomba në dorë porsi Vojo Kushi,
tankeve të armikut barkun zjarr ja mbushi!
Heroizmi tij çetnikët po i tmerron,
si kala e pamposhtur Kosovën e mbron!
Qëndresa e kryetrimit hyri në histori,
frymëzim për luftëtarët e brezat e ri!
Ra në altarë për të mos vdekurr kurr,
Gjaku tij i pastër valon në flamur!
—————————————-
Lavdi dëshmorëve të Atdheut!
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i lirisë ! 🇦🇱🇦🇱

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...