Home / Të ndryshme / TË SHQYEJNË, O ATDHE!

TË SHQYEJNË, O ATDHE!

Mund të jetë një imazh i Ferizaj Isa

Nga: Isa Ferizaj

Shqyejnë, hanë shtetarë pushtat, shtetin;
N’këtë modë, hanë njerëzit, njëri – tjetrin
Ç’bëni kështu, o të marrurit koka erë?!
Sa keq, o popull, të zhveshen nga çdo vlerë!
Lukuni e korrupsionit, ngjitur në maja;
Tri dekada lëngon Atdheu, ç’e zu belaja!
Kockat krimi ia zbertheu, ç’e sakatoi;
Sa herë desh të ngrihej, këmbët ia shkurtoi!
Po, po! Të shqyejnë, o Atdhe e, turp s’kanë;
Mbi ty, jargavitet babëzia, n’ty ajo han!
O popull epokëbërës, pse e shëmbëllen;
Vdekje ajo, e shikon, dhe ty po t’rrëmben?!
Vrisni veten e sho – shojnë, a s’e kuptoni;
I thirrni mendjes, atdheun, veten ta shpëtoni!
Dijeni se për ju, kuçedres, zemra s’i qan;
Për pushtet shet ajo, nënë, baba e ‘vatan’!
Vritni mendjen, o t’urtët, vëllezër shqiptarë;
Qemë bashkuar, sot kuçedra na ka përçarë!
Se kështu, si macja me miun, luan me ne ajo;
Thënë urtësia na e ka se, ‘ujku, mjegull do’!
Ç’i mbet nga fytyra këtij atdheu të mjerë;
Ata shqyej atë, sho – shojnë ne, kemi vlerë?!
Shekujsh na njeh bota, hapur, zemer e derë;
Pa kur shtetin bëmë, rrojtëm dhe me nderë!
I ndjeni ‘megafonët’, shqip lehin për të huaj;
Sot shqiptari në vend të vet, ‘rron’ që të vuaj!
Kapluar nga shushunjat, s’është më zot shtëpie ;
A ka më asi shqiptarësh, që lavdia u pat hije?!
Për karrige pushteti, shitblihen si bagëti;
Ç’ta turpëruan emrin, o Nëna Shqipëri!
Nga epokalja majalavdi, moj, ç’të rrëzuan;
Barbarët pushtetarë, moj, ç’të përdhunuan!
E di, kësi soji, mësuar nuk ishe kurrë;
Qe lavdimbuluar, se n’krye pate kryeburrë!
E rrëzuar, tash përdhѐ, askush ty s’të hatron;
Për pushtat shtetarë, bota, moj, ç’të mallkon!
Sillni në mend, kohënderin edhe lavdinë;
S’ka parti më të çmuar, se sa Shqipërinë!
Për fytyrë jetoi shqiptari, kujt s’iu nënshtrua;
S’e ndërroi nderin me turp, sot pse u ligështua?!
S’shiti vendin, askujt atë nuk ia lëshoi;
Se shqiponjat, kurrë me sorra, si ndërroi!
Se bëri vendin ‘log zanash’ e kriminelësh;
I yni qe pushteti, s’frynte erë ‘rrebelësh’!
I kemi tëra pasuritë, a s’rrojmë n’mjerim?!
Mbi forcën tënde, o popull, s’ka tjetër ‘trim’!
Zgjohu sa s’është vonë, zia po të mbulon;
Ty e Atdheun, veç përbashkimi iu shpëton!
Tiranë, më 29.06.2021.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...