Pyesin malet me një za,
Ilaz Kodra ku je vëlla!
Pyesin fushat edhe deti,
biri Drenicës ku na mbeti!
Mos vall në Tiranë ka shkuar,
me Adem Jasharin për të ushtruar!
Si atëher kur e kalonin at kufi,
nga Shqipëria për në Shqipëri!
Edhe dielli i drejtohet hënës,
po ku mbet zemërluani nënës!
Sypatremburi i Drenicës,
pasardhësi Azem Galicës!
Bilbilat bisedën e dëgjojnë,
nisin luginës ti këndojnë!
Nga zëri tyre malet jehojnë,
për komandantin po tregojnë!
Gjeneralin nëse doni ta takoni,
në Shtuticë duhet të shkoni!
Atje pushka trimit ende ushton,
sllavoçetnikët po i tmerron!
Se nuk durohej më robëria,
pa gjak kurr s’vinte liria !
Ra në altar trimi Dardanis,
heroi Ilaz Kodra biri Shqipëris!
—————‐‐-‐————‐—-
Lavdi dëshmorëve 🦅🇦🇱
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i Lirisë 🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër dhe teksti