Home / Histori / TENTATIVAT PËR TË PASTRUAR ESHTRAT E BALLIT KOMBËTAR, JANË TENTATIVA PËR RIKTHIMIN E NAZIFASHIZMIT.

TENTATIVAT PËR TË PASTRUAR ESHTRAT E BALLIT KOMBËTAR, JANË TENTATIVA PËR RIKTHIMIN E NAZIFASHIZMIT.

Më 29 Nëntor të vitit 1944, ndërsa populli shqiptar me Ushtrinë e tij të Lavdishme Nacional Çlirimtare, udhëhequr nga Partia Komuniste dhe Shqiptari i madh Enver Hoxha, gëzonte fitoren e madhe të Çlirimit të vendit nga okupatorët nazifashistë dhe tradhëtarët vendas, Balli Kombëtar, do të “zhvillonte” ceremoninë e varrimit të eshtrave të tij në të njëjtin varr me nzifashistët italo-gjerman. Ishte një ceremoni e një varr i merituar, sepse gjatë 5 vjetëve të pushtimit fashist dhe njëherësh të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, Ballistët dhe kushërinjtë e tyre Legalistët, jo vetëm u krijuan nga pushtuesi si organizata antishqiptare, por edhe u rreshtuan haptazi në krah të tij, dhe kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimatre, epopesë më të lavdishme të popullit shqiptar në shekuj. Rreshtimi në krah të pushtuesve i kësaj “elite” të kombit, që faktikisht kishte qenë dhe mbeti fundërrina e kombit, nuk ishte pasojë e një moskuptimi të situatës, siç rreken disa apologjetë të tyre për të fashitur veprën e dukshme tradhëtare, e për t’i rikthyer përsëri në “elitën” e kombit. As ballistët e luftës, as këta të pasluftës, nuk e merituan dhe nuk do të arrijnë ta mëritojnë, për shumë vite të tjera, pozicionin e “elitës” shqiptare, pavarësisht nga situatat artificiale që mundohen të krijojnë në demokracinë hibride që na kanë imponuar. Ajka e ballistëve dhe Legalistëve të kohës së luftës, vinte nga shtresat e pasura të shoqërisë shqiptare, të cilat, jo me merita atdhetare, por gjithnjë me mercenarizëm të hapur ndaj të huajve dhe armiqve të Shqipërisë, kishin marrë tituj bejlerësh, bajraktarësh dhe kapedanësh, duke u bërë kështu sundimtarë e shfrytëzues të popullit fukara. Kjo ajkë bastarde, në shumicën e saj, në asnjë eveniment kombëtar, nuk u dallua për sakrifica e kontribute ndaj popullit e Atdheut; përkundrazi në shumicën e rasteve u bë urë e pushtuesve, apo iu shit atij në dëm të interesave të kombit.
Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e viteve 1939-1944, ndryshe nga të gjitha luftrat për liri që kishte bërë populli shqiptar pas Epokës Skënderbejane, ishte një luftë më objektiva të qarta, me një udhëheqje të sigurtë, që kishte në program jo vetëm Çlirimin Nacional, por edhe Çlirimin Shoqëror, çka do të thoshte se pushteti që do të dilte nga lufta, nuk do të ishte i bejlerëve, agallarëve, kapidanëve dhe bajraktarëve, por do të ishte pushtet i popullit. Ishte pikërisht ky rrezik, që e detyroi “elitën” e kombit, ballisto-zogistët, të ripërsërisnin tashmë hapur mercenarizmin e tyre shekullor, me pushtuesin e ri të vendit.
Ndryshimi i sitemit shoqëror në fundvitet nëntëdhjetë, pretendonte të largonte sistemin totalitar socialist dhe të vendoste demokracinë “e vërtetë”. Nëse do të zbatohej vërtet kjo skemë e reklamuar, varri i Ballisto-zogistëve dhe gjithë kolaboracionistëve të kohës së LANÇ, do të kishte humbur edhe shenjat më të vogla të tij. Se nuk mund të ketë në Botë demokraci që pranon kolaboracionizmin me nazifashizmin. Por “demokracia” që u na u proftas në ato vite, e që po zhvillohet me “hov” të paparë prej tri dekadash në vendin tonë, ishte dhe është një demokraci me ngjyra të vërteta neonaziste e neofashiste.
Këto ngjyra neonaziste e neofashiste, nuk lindën vetëm në vendin tonë, qoftë edhe me demokracinë hibride që na u imponua. Jo, demokracia neonaziste e neofashiste lindi më së pari në Europë, duke na vertetuar thënin e Bertold Breht, se: “Barku që i polli (nazifashizmin), ende nuk është shterpëzuar”. Që nga krijimi i Bashkimit Europian, e gjer më sot, Parlamenti i këtij instiitucioni, ka miratuar e shpërndarë mbi 15 Rezoluta e Deklarata, të cilat kanë në qëndër të goditjes komunizmin dhe shtetet apo vendet që patën hyrë në këtë rrugë, duke ndërtuar fillimisht bazat e Socialzmitt, pararendësi i sistemit Komunist. Në këto Rezoluta e Deklarata parlamentare europiane, flitet në përgjithësi për krimet e nazizmit, por theksi vihet te krimet e komunizmit, apo të shteteve totalitare komuniste, dhe për domosdoshmërinë e dënimit të këtyre krimeve. Në rezolutën më të fundit, atë të 19 Shtatorit 2019 me titull “Rezolutë e Parlamentit Europian mbi rëndësinë e kujtesës së përbashkët Europiane”, që u miratua më 535 vota pro, 66 kundër dhe 52 abstenime, theksi vihet jo vetëm tek krimet e shteteve totalitare të komunizmit, por kalohet edhe në deklarata që përmbysin edhe historinë e Luftës së Dytë Botërore. Sipas kësaj Rezolute, Lufta e Dytë Botërore paska filluar nga Hitleri dhe Stalini, të cilët, qëllimin e tyre të fshehtë për ndarjen e kontinentit europian, e paskan maskuar me marrëveshjen “Ribentrop – Molotov”. Ja pra ç’na qenka: Sipas Parlamentarëve të BE-së, Heroizmin e jashtëzakonshëm dhe faktorin numër një të fitores së Luftës së Dytë Botërore, nuk e paska realizuar populli sovjetik nën udhëheqjen e Stalinit, por baballarët e Europës plakë, të cilët kopjuan “taktikën e fitores” se Marëshallit Peten, që ngriti flamurin e bardhë përpara sulmit të Hitlerit, duke e paguar këtë veprim me burgim të përjetshëm pas fitores mbi nazizmin.
Por edhe me rezolutat e shumta të Parlamentit Europian, ballistët tanë të luftës dhe pinjollët e tyre të pasçlirimit, nuk do të kishin guxuar t’u afroheshin varreve të të parëve të tyre për ti “pastruar” nga balta e zezë e kolaboracionistit, nëse nuk do të kishin ndihmën dhe nxitjen e politikanëve dhe pushtetarëve tanë, të cilët, ashtu si ballistët e luftës, janë kthyer në zagarë të Brukselit dhe të kujtdo që u zgjat karrotën dhe mundësinë e ngjitjes në pushtetin e pamerituar.
Objektivi i ballistëve të sotëm, dhe të atyre që i ndihin në këtë platformë të dështuar, është rehabilitimi i Mitat Frashërit, kreut të Ballit Kombëtar. Nëse rehabilitohet Mitati, rehabilitohet e gjithë organizata e tij tradhëtare. Por zgjedhja e Mitatit për rehabilitim, nuk është bërë vetëm pse ai ishte Kryetari i BK. Është bërë edhe me shpresën se Mitati, duke qenë pinjoll i Rilindasit të madh Abdyl Frashëri, do të jetë më i pranueshëm nga opinioni, nëse “kapërcejmë” mbi disa “lajthitje të kohës”, dhe marrim parasysh “kontributin” e Mitatit në disa fusha të tjera të krijimtarisë, filozofisë, albanologjisë etj., etj.
Pikërisht këto “kontribute” të tjera kishte parasysh Kryeministri aktual, kur duke folur në përurimin e bustit të Mitatit tek Kodrat e Liqenit të Tiranës, u kërkoi veteranëve të LANÇ “Të ulnin kokën e të mos ndjeheshin, se Mitati, djali i të madhit Abdyl Frashëri, ka shumë kontribute . . . .”
Sigurisht që Mitat Frashëri ka edhe kontribute. Por kontributi i kundërvënies ndaj çlirimtarëve dhe bashkëpunimi i hapët me pushtuesit, është “kontributi” që mbulon me pleh çdo lloj kontributi tjetër pozitiv. Sa për faktin se ai ishte biri i Rilindasit të madh Abdyl Frashëri, historia jo një herë ka vertetuar se, biri nuk i ka ngjarë gjithnjë babait. Po të mund të ringjallej Abdyl Frashëri dhe të shihte “kontributet” e të birit, kolaboracionizmin me pushtuesin dhe marrëveshjen antikombëtare me Greqinë, në prag të çlirimit të vendit, me siguri, do të zbriste nga piedestali ku është rreshtuar me dy vëllezërit, Naimin dhe Samiun, aty tek shtëpia e famshme e Frashëllinjëve.
. . .
Historinë e Mitatit dhe të Organizatës së tij tradhëtare “Balli Kombëtar”, e ka qendisur të plotë, me të gjitha nuancat, shkrimtari partizan, Shefqet Musaraj në poemën e famshme “Epopeja e Ballit |Kombëtar”. Jo vetëm fëmijët e shkollave, nxënësit e gjimnazeve, studentët e universiteteve, por edhe intelektualët, e veçanërisht historianët, nëse lexojnë poemën në fjalë, nuk kanë nevojë të çfletojnë literaturë tjetër për të përcaktuar të vërtetën e Ballit Kombëtar.
Kush mundohet të korigjojë apo të rishkruajë historinë shqiptare, sidomos atë të Luftës Antifashiste Nacinal Çlirimtare, nuk është gjë tjetër, vetëm fundërinë e ish Ballit Kombëtar, apo sahalëpirës i poilitikave konjukturale, që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetat historike, të provuara e të njohura tashmë botërisht.
Rezolutat e Parlamentit Europian, përfshirë dhe këtë të fundit për ndryshimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe kontribuesve kryesorë të fitores mbi nazifashizmin, janë sinjale të restaurimit të neonazizmit në kontinentin plak, “elita” e të cilit duket se kërkon të përsërisë dy gjëmat e saj të para, Luftën e Parë dhe Luftën e Dytë, si e vetmja mënyrë për të dalë nga kriza politike, ekonomike dhe sociale që e ka mbërthyer sistemin mbi të cilin mbahet “kontinenti plak”.

Politikanët dhe shtetarët tanë, përfshi edhe inteligjencën, sidomos atë të fushës së historisë, duhet të kuptojnë se rruga e lëshimeve, rishikimeve, apo rishkrimeve në fushën e historisë, cënon rëndë dhe me pasoja të pariparueshme dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar, cënon rëndë e me pasoja Lirinë dhe Pavarësisnë e arritur me gjak e sakrifica të panumurta të disa plejadave, veçanërisht ata të Epokës Lavdiplotë të Luftë Antifashiste Nacionale Çlirimtare.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...