Home / Opinion / URIME DITËLINDJEN AKADEMIK REXHEP QOSJA

URIME DITËLINDJEN AKADEMIK REXHEP QOSJA

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Shkruan: Fatlind Selmani

Më 25 qershor të vitit 1936 lindi Rexhep Qosja, shkrimtar, kritik letrar, studiues dhe njëri ndër personalitetet më të rëndësishme të popullit shqiptar. Konsiderohet Rilindësi i fundit dhe mendja e pena më e ndritur shqiptare. Ka shkruar dhe ka botuar rreth 40 libra në mesin e tyre veprat letrare artistike, kritika letrare dhe publicistikë.

U lind në Vuthaj, ku kreu shkollën fillore kurse gjysmë­maturën në Guci. Më 1959 mbaroi Shkollën Normale në Prishtinë, ndërsa më 1960 u regjistrua në Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua më 1964. Në vitin 1967 u pranua asistent në Institutin Albano­logjik të Prishtinës dhe gjatë viteve 1967/1968 specializoi shkencën e letërsisë në studimet e shkallës së tretë në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit. Në vitin 1971 mbrojti tezën e doktoratës mbi jetën dhe krijimtarinë e Asdrenit me punimin “Asdreni, jeta dhe vepra e tij”. Pas doktorimit, më 1972, u zgjodh, një herë bashkëpunëtor i lartë e pastaj, këshilltar shkencor në Institutin Albanologjik, si dhe profesor në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Ishte drejtor i Institutit Albanologjik prej vitit 1972 deri më 1981, kur u përjashtua për shkak se përkrahu demonstratat e protestat e marsit dhe prillit të atij viti. Ka qenë shef shumëvjeçar i Degës së Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe të Fakultetit Filozofik. Është autor i mbi 40 librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

Mund të jetë një imazh i 1 person

 

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...