Home / Opinion / Në Dardani nuk ka fanatikë fetarë, ka mercenarë fetarë

Në Dardani nuk ka fanatikë fetarë, ka mercenarë fetarë

 

Shkruan: Gani MEHMETAJ

Në Dardani nuk ka fanatikë myslimanë, besimtarë që janë të verbër në fenë e tyre. Në Dardani ka të paguar, mercenarë fetarë, që për para e shesin familjen, kombin e atdheun. Fanatizmi është i panjohur për shqiptarët. Nuk ishin fanatikë as në çështje kombëtare e lërë më në kauzën e islamit që është ideologji e huaj dhe armiqësore ndaj kombit tonë. Ata që shkuan të luftojnë  në Siri, shkuan, sepse u shitën me gra e më fëmijë, por nuk shkuan për ndonjë ideal a fanatizëm. 

Shqiptarët fetarë janë të paguar, mercenarë, por nuk janë fanatikë islamikë. Ata nuk e japin jetën për fe, por e rrezikojnë jetën për para, duke shpresuar se do të shpëtojnë. 

Prandaj janë të gabuara vlerësimet e huaja kur shkruajnë se ka shqiptarë fanatikë islamikë, ndërsa nuk e njohin etnopsikologjinë e shqiptarit. Ata edhe historikisht ishin mercenarë, por nuk ishin fetarë. S’ka shqiptar që e ka dhënë jetën për fenë myslimane, por ka shumë shqiptarë që e kanë dhënë jetën për atdhe. 

Në Dardani nuk ka ekzaltime fetare islame. Në Dardani feja myslimane asnjëherë nuk ishte e ndaluar.  

Edhe politikanët tonë, pozitë e opozitë pa përjashtim, nuk janë besojnë në asnjë fe. Ia luajnë bishtin islamit jo për votues, sepse me islamë nuk marrin vota, por marrin miliona ero nga shoqatat e ndryshme islamike, nga bizneset me Turqinë e shtete arabe. Kreu i hoxhallarëve janë njerëzit më të pasur në Dardani e në Shqipëri. 

Hoxhallarët që dalin në televizion asnjëri nuk është shqiptar, edhe pse shqip flasin, por erdhën me karvanët turke. Ata janë të huaj, prandaj e sulmojnë me aq egërsi kombin tonë. 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...