Home / Histori / MALI I PIRINIT NË GADISHULLIN ILIRIK (RAJONI I MAQEDONISË) DHE MALI I PIRINIT NË GADISHULLIN PIRINEJ (IBERIK) LIDHEN ME FISIN E NJËJTË PELLAZG-ILIR – BESËT (BASKËT)

MALI I PIRINIT NË GADISHULLIN ILIRIK (RAJONI I MAQEDONISË) DHE MALI I PIRINIT NË GADISHULLIN PIRINEJ (IBERIK) LIDHEN ME FISIN E NJËJTË PELLAZG-ILIR – BESËT (BASKËT)

Shkruan: Akademik Abdulla Mehmeti

Lashtësi dhe autoktonia janë arsyet pse shqiptarët kanë qenë populli më i ndaluar, përndjekur dhe masakruar, në botë!

Në Gadishullin Ilirik, ka disa malive malore, ndër të cilat janë edhe Rodopet. Në këtë masiv, shquhet mali i Pirinit, sipas këtij mali edhe krahina përreth njihet me emrin PIRIN, ose Maqedonia e Pirinit, si pjesë e rajonit gjeografik të Maqedonisë (aktualisht në shtetin e Bullgarisë).
Gjithashtu, edhe masivi malor kryesor në Gadishullin Iberik (sot), mes Spanjës dhe Francës, quhet Pirinej, ose Malet e Pirinit. Në bazë të këtij mali i gjithë Gadishulli Iberik më herët edhe sot njihet edhe me emrin e tij më të lashtë: Gadishulli Pirinej ose Pirineje.
A është kjo një rastësi? Sigurisht se jo. Më parë kemi shkruar se në këto dy male, në dy gadishuj të ndryshëm, të Ilirikut dhe të Pirinejeve, banorët kryesorë dhe më të hershëm të tyre kanë qenë fisi i madh pellazgo-ilir (dardan-pajon-trak) i BESËVE, ndërsa në Pirineje banorë më të lashtë njihen BASKËT, të cilët sipas të gjitha karakteristikave dhe veçorive etnike, historike, kulturore dhe gjuhësore, janë i njëjti fis, përkatësisht Baskët janë pjesë e fisit të Besëve të Ilirikut, të shpërngulur në ato vise, ku edhe sot dallohen si popull nga banorët tjerë në shtetet ku ata jetojnë (Spanjë, Francë).
Gjuha shqipe, pasardhëse e vetme e pellazgjishtes dhe ilirishtes, sigurisht se përbën çelësin kryesor me të cilin mund të dekodifikohen këto fenomene të patrajtuara sa duhet nga shkenca e historiografisë, gjuhësisë dhe etnologjisë.
Sidoqoftë, asnjë dyshim nuk mund të ketë se fisi i Besëve dhe i Baskëve kanë prejardhje të njëjtë, mes tjerash edhe për faktin se i kanë ruajtur kodet themelore të identitetit deri në ditët e sotme, sikurse janë rrënjët e fjalëve, elementet e mitologjisë dhe të folklorit, simbolet (kulti ilir i diellit) dhe kultet e besimit, doket dhe zakonet, veçoritë e mentalitetit etj.

Nuk ka snjë dyshim se prejardhja e fjalës PIRIN (emri i Malit në Bullgarinë e sotme) dhe emri i Malit dhe i Gadishullit të Pirinit (Pirinej), në Spanjë dhe Francë, lidhen me rrënjën e fjalëve të gjuhës shqipe (BIR-I + IN = BIRI YNË. Këto fjalë lidhen me ARAKULLIN e DIONISIT, kultin e Perëndisë Ilire-thrake (dardane – pajone), të njohur në shkencën e historiografisë, të gjuhësisë dhe të mitologjisë, si veçori dalluese e fisit ilir-thrak, BESËT e Ilirikut.

(27.VI.2021)

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...