Nga:  Genc Sefa – Lushnja
13.05.1974 – 25.06.1999.
Mallkuar qofsh o gjakatar,
që vlla me vlla na le të ndar!
Në mes nesh tela me gjemba,
të ruajtur me armë të rënda!
Një shekull të robëruar,
të vrarë e masakruar!
Një jetë duke luftuar,
për lirinë e mohuar!
Në Tropoj u rrit zemërluani,
sypatrembur Bylbyl Breçani!
Ku Kosova armë kërkonte,
biri shqipes ja dërgonte!
Luftë e rreptë po zhvillohet,
Bylbyli dy her nuk mendohet!
Ngjitet maleve përpjet,
shkon në brigadën 138!
Atdhetar e shqiponj mali,
për Dardani luftën se ndali!
Në Koshare gjith prin i pari,
Bylbyl Breçani flamurtari!
Lufta ende pa përfunduar,
një detyrë ja kan ngarkuar!
Të mbledh të rënët për liri,
që ishin varrosur në kufi!
Bashkë me dy shok të tjerë,
niset Bylbyli menjëherë!
Dëshmorët duke kërkuar,
bie trimi në fush t’minuar!
Kush me gjak lëndinën lau,
Bylbyl Breçani e Ali Fejzullahu!
Si harron përjet Malsia,
Lavdi ju thot gjith Shqipëria!
———————–‐————-
Në këtë ngjarje mbeti
i plagosur Isuf Mulliqi.
Autor Genc Sefa – Lushnja
Luftëtar i Lirisë 🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme