Home / Opinion / Vladimir Putin dhe turbulenca e gjeopolitikës në Ballkan

Vladimir Putin dhe turbulenca e gjeopolitikës në Ballkan

Mund të jetë një imazh i 1 person

Proceset gjeopolitike, sidomos në Evropën Juglindore, mbesin tutje të ndërvarura nga ndërhyrjet e Rusisë, ndërkaq ato pësojnë turbulenca, sa herë Moska ia arrinë që ta shfrytëzojë Serbinë si satelitin e saj në shërbim të interesave ruse në Ballkan

Shkruan Sadri Ramabaja

Prishtinë, 24 qershor – Dje, në një konferencë për sigurinë ndërkombëtare në Moskë, presidenti rus bëri edhe një përpjekje për t’u promovuar, (sic – shih ti!), si gardiani i vetëm i së drejtës ndërkombëtare. Në fjalën e tij Vladimir Putin u përqëndrua tek situata globale e sigurisë dhe turbulencat e mundshme të gjeopolitikës.

“Për fat të keq, proceset gjeopolitike po bëhen gjithnjë e më të trazuara, pavarësisht rasteve të izoluara pozitive. Erozioni i së drejtës ndërkombëtare vazhdon. Përpjekjet për të imponuar interesat e shteteve të caktuara me forcë në dëm të sigurisë së shteteve të tjera, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta “, tha presidenti rus, raporton TASS.

Duke u matur me hijen e mëngjesit, meqë ai e sheh veten si përfaqësues i një Kombi të madhë dhe një superfuqie në rikthim, me idenë që të tërheqë paralele mes takimit të Gjenevës dhe atij të Jaltës dikur, duke gjykuar se mund t‘ i shërbejë për ndarje të sferave të interesit, ai grish Uashingtonin për reflektim!
“Përgjigjet e përbashkëta ndaj sfidave të përbashkëta janë të nevojshme për të” forcuar sigurinë në planet dhe zhvillimin e qëndrueshëm “, duke numruar sfidat aktuale që ai i konsideron se mudn të menaxhohen vetëm bashkarisht:” konfliktet e armatosura rajonale, përhapja e armëve të shkatërrimit në masë, krimi ndërkombëtar, trafikimi i drogës, terrorizmi ndërkombëtar dhe krimi kibernetik …”.

Duket se turbulencat e zhvillimeve rajonale, gjithësesi me ndikim në shkallën e turbulencës gjeopolitike, sidomos ato që mund të kenë si prapavijë raportet e SHBA-ve me Kinën, Putin-i rikujtn: “Madhësia dhe shkalla globale e këtyre problemeve kërkon që ne të bashkohemi, dhe kjo përpjekje e përbashkët duhet të bazohet në të drejtën n

Le të kujtojmë se në këtë rast, Grushko në intervistën dhënë organit proqeveritar rus të specializuar për Ballkanin “balkanist.ru”, zbuloi projektin e ri rus për Ballkanin. Aty në mënyrë pllakative e taksative, potencohet: ”Rusia duhet të bëhet për Ballkanin modeli i botës shumëkombëshe”.

Gjithësesi proceset gjeopolitike, sidomos në Evropën Juglindore, mbesin të ndërvarura nga ndërhyrjet e Rusisë, ndërkaq ato pësojnë turbulenca , sa herë Moska ia arrinë që ta shfrytëzojë Serbinë si satelitin e saj në shërbim të interesave ruse në Ballkan.dërkombëtare dhe parimet e Kartës së KB.“ Ndërkaq në mbyllje të fjalës së tij ai insiston: „Të gjitha rregullat e reja duhet të miratohen nën kujdesin dhe mbikëqyrjen e KB. Çdo mënyrë tjetër çon në kaos dhe paparashikueshmëri. Qëllimi i KB është parandalimi i një lufte botërore “.

A ishte ky qëndrim i ripërsëritur i presidentit rus vetëm përgjigje ndaj doktrinës së re të Joe Biden-it, që gjithësesi zuri vendin e duhur në takimet që kishte gjatë javës së punës së tij në një varg takimesh që kishte në Bruksel me krerët e Aeancës dhe demorkacive liberale?
Apo Putin-i ka vënë re se zhvillimet në sferën e gjeopolitikës në rajonet ku Moskva i konsideron si zona të interesit jetik të saj, siç është Ukraina dhe Bjellorusia, janë të pritshme?
Apo kishte të bënte edhe me iniciativën e shpërfaqur nga zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksander Grushko, më 18 qershor, gjatë vizitës në Beograd ?

/Huazuar nga portali Pamfleti/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...