Home / Të ndryshme / Poezi të shkruara në kohën e sundimit jugosllav

Poezi të shkruara në kohën e sundimit jugosllav

Beqir Elshani

SIRENA MAGJEPSE
Shtriga serbe shumë jeton,
nostalgjike është gjithmonë,
nuk i beson vdekjes – mallkon
dhe nuk di çfarë vepron.

Infuzionin në kokë e këmbë,
shumë dëshiron asgjë s’i hahet.
Vajtojnë e kryqojnë për shpëtim
që nga Moska në Selanik.

Tri herë sulm në zemër pati,
paraliza e bllokoi keqasi.
Gjysmëdjathtën e ka të fortë,
gjysmëmajta për vdekje e fton.

Flet në kllapi, e ka kohën,
ta miklojë e do pranë Kosovën,
me tym e barot ta mbërthejë,
me sirena magjepse ta tërheq.

Sirena e saj nuk ka sukses,
Kosova mban dyllë në veshë,
anija shqiptare përpara lundron,
kiçin me dhëmbë po e shtrëngon.

EPOKA SHQIPTARE
Telefonat po ushtojnë
epoka shqiptare lufton.
Jugosllavia serbe po tronditet
shqiptarët mbrojnë Republikën.

Kosova në luftë gjithmonë
sllavët vezullojnë në OKB,
Serbia promovohet në shtet
dhe shqiptarët zyrtarisht i vret.

Nuk është Rusia nënë e fortë,
është Evropa plakë e gjorë,
që shqiptarët i bën fli
në të triat – Jugosllavi.

MINATORIT
– Minator, o minator!
Tërë Evropën shkundullon,
shkundullon dhe mërdhinë
nuk ka plumb e thëngjill.

U skuq bora në maje të malit,
Në Stantërg kushtrimi plasi:
– Plumbin me dhëmbë e hamë
Beogradit, o, asnjë gram!

PLAGËT E KOSOVËS
Kush e fyen Rexhep Qosjen,
Në Serbi e përqafon Sllobën,
Kështu thoshin të vjetrit pleq,
Se e vërteta del në shesh.

Kush i mbyti djemtë e Laokontit
me qafore të artë gruan e stolis,
për marshimin e derrit jugosllav,
trojet shqiptare i vë në zjarr.

Euriditi me autoritet shkencor
furtunës përballë i qëndron.
Ka stilin e Gjergjelezalisë,
me ujëdrini i mjekon plagët.

Ekstremisti nën gishtat e fitores
zgërdhin dhëmbët pranë foltores,
se Bruti për Perandor të Romës
para puthi Tokën – Nënën tonë.

MAKINA E SHKRIMIT
Makinës së shkrimit
i mungojnë shkronjat
e emrit Nëna Shqipëri
dhe të vendit Dardani.

Tastiera e makinës së shkrimit
kamuflon me shkronja,
kur shkruaj kushtrimin e lirisë
në letër shfaqet robëria.

Eh, kjo makina e shkrimit
kishte një pusullë në bythë:
firmën – Made in Ygoslavia,
prandaj një ditë e vrau rrufeja.

Therandë, 1989

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...