Home / Të ndryshme / Ç’PO BËJMË KËSHTU?! 

Ç’PO BËJMË KËSHTU?! 

Mund të jetë një imazh i Landa Molishti
 
Nga: Landa Molishti
Ç’ po bëjmë, kështu ne, ore,
Nuk po dimë, të ruajmë lirinë?!
Vallë, pse midis nesh gjithë ky egoizëm, gjithë këto përçarje pa fre?!
Ç’po bëjmë kështu ne, ore?!
Sytë po i mbyllim, o vëllezer e motra,
Kur të shiturit, tradhëtarët, të korruptuarit; Sundimtarët,
po bëjnë pazare grabitqare, Dita-ditës, po varfërohemi, po ricoptohet yni atdhe?!!!
Ç’ po bëjmë kështu ne, ore?!
Po i përkëdhelim gjarpërinjtë, 
 fshehur nën  rrogoze?!
S’po ua shtypim kokat, as në prag të shtëpive tona…
Ndonëse, po na helmojnë pamëshirë.
Nga mëngjesi, gjer në orët e vona.
Ç’ po bëjmë kështu ne, ore?!
Po i lejojmë toptanë, shqipfolës-satanët,
Të shkelin mbi gjakun dëshmorëve,
Të derdhur lumë…
Po i lejojmë hajnat, të veshur me pushtet,
Të majmen me pasuritë e atdheut,
sa më shumë, he medet, medet?!
Ç’po bëjmë kështu ne, ore?!
Po i lejojmë vandalistët, të shkatërrojnë Ardhmërinë e fëmijëve tanë…
Duke i ndjekur, degdisur rrugëve të botës.
Ndërsa, atdheun e nxorrën në ankandë?!!!
Ç’ po bëjmë kështu ne, ore?!
Po grindemi, ta rrëzojmë njëri-tjetrin,
Po përpiqemi, fare pa e kuptuar;
Keq po i bëjmë Shqipërisë Etnike.
Veç armiqtë dhe të liqtë, duhen rrëzuar?!
Ç’ po bëjmë kështu ne, ore?!
Na pëlqen të trashemi, nga çorbë e tyre e helmuar?!!!
Shkojmë, sytë e veshët të mbyllur,
Si të dehur, për ‘ta për të votuar?!!!
Mjaft! Motra dhe vëllezër të nderuar!
Meritojmë, më të mirën, duke ndryshuar.
Të ecim përpara, pa u mashtruar,
Të ecim përpara, të kthjelluar,
pa u frikësuar:
Për një Shqipëri Etnike, të ribashkuar,
Të lirë, të barabartë, të përparuar.
Vëllezër e motra, të zgjohemi nga gjumi,
A jeni duke parë e dëgjuar?!
Atmëmëdheun, keq e mori lumi?! 
24/6/2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...