Home / Opinion / Mospërfillës e të meftë në artikulimin e problemeve kombëtare Ngjarjet e vitit 1989

Mospërfillës e të meftë në artikulimin e problemeve kombëtare Ngjarjet e vitit 1989

Se kildebilledet

Shkruan: Afrim Morina

           Vazhdim

            Në vitin 1989 kemi tri ngjarje shumë të rëndësishme, të cilat edhe do të ndikojnë në rrjedhat e mëtejme në lëvizjen kombëtarë dhe konvertimin e Lidhjes Komuniste të Kosovës në Lidhjen Demokratike të Kosovës, me të gjitha vartëset e saja (UDB, KOS, LS, LRS).

            E para, në mars, i merret autonomia e Kosovës nga Pushteti serb, që për republikat: Kroaci dhe Slloveni, paraqet efektin domina.

            E dyta, letra e “intelektualve shqiptarë”, mbi dyqindë (200), drejtuar organeve të Jugosllavisë për rikthimin e autonomisë, që më vonë do të jetë edhe platformë e LDK-së. Në librin e programeve të partive politike para luftës së UÇK-së, që janë të botuara në vitin 2000, aty mund të shihet më së miri programi i saj, gjatë gjithë periudhës së paraluftës, që është mbajtur sekret prej anëtarëve të vet dhe për çudi, brenda dy orëve është shitur botimi i parë, që autorit ia mundëson edhe tri ribotime, përkundër kërcnimeve që iu bënë.

            E treta, grevat e minatorëve, ishin aq të fuqishme, sa shkapërderdhën kreatyrën e Jugosllavisë së Titos dhe projektin e një Jugosllavie të re të Millosheviqit, nëpër labirintet e galerive të minierave. Mirëpo politika mospërfillëse ndaj kësaj ngjarje dhe e meftë për të vepruar, pas pak kohe e la në harresë.

            E katërta, por shumë tragjike, është vrasja e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, si dhe pamundësia e aktivitetit politik të Fadil Vatës, për shkak të sëmundjes, që rezulton me zbehjen e veprimit të LPRK-së.

            Këto katër ngjarje do të bëhen bosht i trajtimit politik nga shqiptarët dhe faktorit nderkombëtar. E para, do të del në pah nevoja e krijimit të ushtrisë së Kosovës, që të marrë situatën në dorë, duke e ditur se me Jugosllavinë (Serbi-Mali i Zi) nuk arrihet asgjë me bisedime e lutje. Dhe kjo bëri që të lindin tri mekanizma ushtark: Fronti i Rezistencës për Bashkim Kombëtar, LKÇK dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës në njerën anë, dhe në anën tjetër forcimi i LDK-së dhe shtrirja e saj, sepse stukturat e lartcekura kishin shtrirje gjeografike edhe nëpër fshatra. Kjo edhe krijoi ushtrinë dhe policinë, për t’i burgosur shumë prej tyre, derisa shefat e tyre shetitnin lirshëm me moton “si parti me nëntëqindëmijë (900.000) anëtarë nuk po mundemi të krijojmë ushtrinë, e ku mundeni ju të tjerët të dilni mbi ne”. Këtë moto e kanë mbajtur të fshehur edhe kur filloi lufta në mes UÇK-së dhe forcave policore e ushtarake serbo- malazeze.

            Që nga themelimi, LDK-ja do të hidhet menjëherë në sulm kundër të burgosurve politikë, me epitete: “njerëz trushterrur, gjak rus, mbështetës të Rusisë, Enverista, të kuq, etj” dhe nën parullën, gjoja se kjo kategori ka thënë se “ne fituam luftën, e këta e morën pushtetin”, mundoheshin t’i menjanonin nga jeta politike, e disa duke i futur nën sqetulla, si përfaqësues, për të arsyetuar propagandën e tyre. Në prag të kuvendit të parë filloi lufta shumë e ashpër se kush do të përfaqësojë komunat nga radhët e LDK-së. “Eksperti” për kuadro, Fehmi Agani, menjëherë do të fillojë filtrimin, fillimisht duke u marrë me Magjistër Ukshin Hotin, që përmes Skender Zogajt, Kryetar i Degës së LDK-së në Fushë Kosovë, ta kërkojë përjashtimin e Ukshinit nga Kryetari i Degës në Rahovec. Kjo jepte për të kuptuar fillimin e diferencimeve, profesion që e kishin trashëguar, kishin përvojën dhe kishin aftësi për ta shtrirë në terren platformën e tyre.

Loja me UÇK-në

            Tash, veteranët e rezistencës kombëtare kishin përball, jo vetëm pushtuesin, por edhe strukturat e LDK-së, të cilat luftonin organizimin e tyre, mundoheshin ta zhbënin organizimin që nuk kishte miratimin e saj, t’i izolonin dhe të përhapnin propagandë përmes organit të tyre “QIK” për tentim grushteteti ndaj Rugovës. Grushtshtet pa shtet!!! Nga kjo lojë tinzare “gjuaj gurin dhe fshihe dorën”, janë arrestuar mbi njëqind veta, që nga viti 1991 deri në vitin 1997. Janë zhvilluar mbi tridhjetë procese gjyqësore dhe avokatët e kësaj partie merrnin përsipër për t’i mbrojtur aktivistët e tyre, nën moton, këta janë të LDK-së dhe garantojmë ne, e për të tjerët nuk mund të garantojmë. Siç ishte rasti në Gjilan, në vitin 1997, me avokaten Nekibe Kelmendi.

            Në këto procese, sidomos ai i Gjilanit, japin sinjale për ndërrmarjen kolektive të LDK-së kundër UÇK-së, që del në pah “morali i tyre kombëtar”. Këta shkojnë edhe më larg, duke i etiketuar guerilasit si “sajesa të Serbisë, si njerëz të frustuar të Serbisë, si dorë e zgjetur e UDB-së, si grup që do të na prishë miqësinë me SHBA-në dhe Evropen, etj.”. Koha dëshmoi se asnjëra prej këtyre nuk qendronte dhe “Presidenti historik”, me ligj trajtohet si Komandant i luftës se UÇK-së.

            Kjo lojë e filluar atëherë, do të vazhdojë edhe në ditet e sotme, por e mbështjellë me një plaf të ri, duke i trajtuar luftëtarët e lirisë dhe meritat si “pronë” të veten, në artikulimin politik, e në anën tjetër janë kategoria më e nëpërkëmbur e shoqërisë. Nuk mund të gjendet një model tjetër në botë për të krahasur luftëtarët e lirisë, dëshmorët e lirisë, madje edhe në SHBA, që i dergojnë ushtarët e vet, në krizat luftarake, më të nëpërkëmbur. Si zyrtar lartë i “Zyrës për ankesa dhe kërkesa” në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kam pasur rastin kur ka ardhur babai i dy e tre deshmorëve dhe më ka pyetur ”Cilin djalë ta zgjedhi për dëshmor, për të marrë pensionin e tij?!”. Ose “Ta marrë pensionin e djalit, apo pensionin tim!?” “Ta marrë pensionin e marrëdhënies së punës apo pensionin e veteranit!?”

            Duhet trajtuar të gjithë deshmorët njësoj, e jo të bien para dilemave prindërit e tyre, e para, dhe e dyta, pensioni i veteranit apo invalidit të luftës, duhet të fillojë që nga dita e vërtetimit të anëtarëve konkurues. Kjo sepse këto pensione ipen për kohën e caktuar të jetës së tyre dhe jo të pritet koha e daljes në pension. Kjo dukuri nuk është trajtuar asnjëherë, edhe pse kam shkruar që kur ka filluar të diskutohet për këtë ligj. Kush e bëri këtë? Evropa?!!!

            Kreu i shoqatave të dala nga lufta, këtë duhet ta ketë përparësi, për të zgjidhur problemin e bashkëluftarëve të vet, e jo të lejojnë të kenë ombrellë ndonjë lider partie, për t’i mbrojtur interesat e tyre për poena politike dhe vetëm në fushata zgjedhore. Vlerat mbrohen nga organizimi i tyre. Mund të merret modeli i veteranëve të luftës së Vietnamit në SHBA dhe me siguri çdo qeveri do të detyrohet të përmbushë kërkesat logjike që përkojnë me Kohën kur ju kishit veshur uniformën e UÇK-së. Këta duhet konsultuar njerëz të mendjes, e jo të politikës, se çfarë të bëjnë në këtë kohë dhe si t’i çasen problemeve të tyre jetike. Jo vetëm për vete, por për fëmijët e tyre, e mbi të gjitha, për historinë kombëtare për rolin që ka luajtur UÇK-ja në kohën, të jesh apo të mos jesh, jo vetëm për vete e fëmijët e tyre, por për historinë kombëtare, e cila do t’i mbrojë më së miri të akuzuarit “për ndërrmarrje të përbashkët…”

Edhe pse kam bërë një analizë për familjen e Adem e Hamëz Jasharit, që të trajtohen me një ligj të veçantë, ku do të dalin edhe pensionet e veçanta në lartësinë e presidentit të Republikës në tri shtylla familjare, askush nuk e ka “vënë në pullë”, siç thotë një fjalë e urtë popullore. Nëse ne krenohemi para botës me bëmat e kësaj familje që e ndërroi epokën e servilizmit e nëpërkëmbëjes kombëtare në epokë luftarake e krenari kombëtare, pse liderët politikë, të dalë nga ajo luftë e lavdivshme, apo shoqatat e krijuara pas luftës nuk e ngritën këtë çështje në kërkesë kolektive, e jo vetëm t’i jepet epiteti i “Komandanti legjedar”, që për mua do të ishte titull më i merituar “TRIBUN”, sepse vetëm të tillët ndrrojnë epoka,

Sygjerime për qeverinë

            Qeveritarët, dje opozitarë, kishin konturat e qeverisjes së mirë dhe bukur kanë ditur t’i artikulojnë në fushatë zgjedhore. Mirëpo, pas njëqindë ditësh, që mund të merret si barometër për analizë, dalin problemet si:

–          Këshilltarët për bashkëbisedim me Serbinë në Bruksel, janë po ata këshilltarë që kanë qenë edhe në bisedime tjera, pa marrë parasysh se kush i ka udhëhequr, të cilët edhe i keni kritikuar sa keni qenë në opozitë. Arsyetimi se këta janë të përgjedhur nga,  Belgjika, do të jenë në ekipin e Kryeministrit. Duke e ditur të kaluarën e tyre, duke e shfaqur synimin tënd së fundmi në Bruksel, këta duhet mënjanuar, ose mund ta plotësoni edhe me dy emra; Baton Haxhiun dhe arkitettin e lëkurës së leopardit (lexo zona të pushtuara të Kosovës edhe në ditët e sotme, në vitin 1996) Shkelzen Maliqin;

–          Nepotizmi dhe bartës të dy e më shumë funksiove, kanë filluar të duken si fenomene, në Qeverisjen e Juaj. Nuk është fjala për këshilltarët, se ata merren si njerëz më të besuar të kabinetit qeveritar;

–          Konferencat e shtypit, me qëllim për të treguar punën ministrat e zëdhënësit e tyre, për  kryerjen e punëve, gjatë hulumtimit të keqpërdorimeve, nuk u bëjnë nder, por nder u bënë puna e kryer dhe rezultatet e dëshmuara nëse keni fakte, të cilat vetvetiu dalin në shesh;

–          Zonja Gëllvala nuk është në nivel detyre, duhet bërë zgjidhje, qoftë edhe përmes këshilltarëve diplomatë;

–          Ambasadat nuk duhet të mbeten pa ambasadorë, përshpejtojeni këtë proces, por me njerëz të dinjitetshëm e të moralshëm, e jo duke hulumtuar përbrenda radhëve të juaja për plotësim vendi e premtimi;

–          Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, është kategori Kushtetuese dhe mos të bëhen eksperimente për shkak të fondeve të mëdha që ka, por kthejani dinjitetin me një Ministër të dinjitetshëm dhe këshilltar profesional;

–          Shfuqizojeni “Vendimin” e Qeverisë Mustafa, për mosnjohjen e diplomave që nga data 01.01.1990 deri në mbarim të luftës, për të realizuar benificionet në pension;

–          Jepjani vendin e merituar përmes Ligjit, familjarëve të Adem e Hamzë Jasharit;

–          Kthejani dinjitetin veteranëve të UÇK-së, përmes pensioneve dhe hiqni nga kategoria e dhënies së lëmoshës, se vetëm ashtu mund të trajtohen pensionet e tyre, e, në anën tjetër, të gjithë thirren në bëmat e tyre gjatë luftës çlirimtare:

–          Ndajeni një fond të konsiderueshëm, në marrëveshje me Institutin e Historisë, që të formohet  një ekip profesional, të moralshëm, ta pakorruptuar, e me dinjitet kombëtar, për të marrë në trajtesë epokën e UÇK-së;

–          Të ju sygjerohet bartësve të sporteve, që përfaqësojnë Kosovën, por edhe komentatorëve, që togëfjalëshin “Përfaqësuesje kombëtere e Kosovës” të zëvendësohet me “Përfaqësuesja e Kosovës” dhe të përfshihet edhe në Ligjin që i atribohet sporteve.

Sygjerime për opozitën 

            Avazi i ngritur nga Rugova për të mos i prishur marrëdhëniet me SHBA-në e BE të nderpritet sa nuk ua kanë thënë ata vetë. Qoftë si subjekte, qoftë si “analistë të pavarur”, nuk mund të jeni mbrojtës të politikave të tyre, derisa nuk jeni në gjendje të mbroni interesin kombëtar e shtetëror tonin. Mendoj se është tepruar, sa edhe fëmijët kanë filluar ta thonë përmendësh mendimin tuaj lidhur me Amerikën dhe BE-në, kur u shohin në ekrane televizive. Kjo dëshmon se e ka humbur efektin, edhe për konsum të brendshëm, në parafushatë elektorale.

            Interesi kombëtar e shtetëror duhet të jetë mbi të gjitha dhe mundohuni ta artikuloni me bashkëbisedues të jashtëm, kur u jepet mundësia, e jo të luani rolin e papagallit Rugova, kur atëherë ishte në pyetje lufta, ndërsa sot është tavolina. Në luftë nuk u pranuan sygjerimet e Rugovës, mu pse kishim të drejtë, gjetëm mbështetje dhe fituam. Sot na duhen argumente për t’i dërguar proceset përpara dhe në agrumentet e fuqishme nuk do të kritikohesh, por do ta gjesh mbështetjen edhe më të madhe, se të gjithë janë lodhur me politikën serbo-ruse dhe mbështetësit e tyre, për një federatë të Evropës perendimore, e lansuar nga Rusia në mes të këtij muaji, por kjo nuk piu ujë në Amerikë, Gjermani dhe Britami të Madhe. Ndërsa burizanët “amerikanë” as që e përmendin dhe këtë çasje ruse e heshtën shqipatët, i dha zemër e moral Vuqiçit dhe shkon aq larg sa të lavdrojë forcat policore për punën që kishin bërë në Kosovë. Askush nuk e mori mundin ta thotë një fjalë. Mos vallë frikësoheni se do t’i prishni raportet me SHBA-në dhe BE?!

            Prishtinë, 21.06.2021

Afrim Morina
Analist i pavarur

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...