Home / Opinion / Mospërfillës e të meftë në artikulimin e problemeve kombëtare Privatizimi i UÇK-së

Mospërfillës e të meftë në artikulimin e problemeve kombëtare Privatizimi i UÇK-së

Se kildebilledet

Shkruan: Afrim Morina

Vazhdim i analizës

            Në një intervistë për “Radio Rilindja”, të cilën e ka bërë Zenel Hajrizi me mua, ku edhe ishte mikrofoni i hapur për pyetjet e qytetarëve, u trajtuan këto tema:

a.      Mbarimi i epokës së UÇK-së,

b.      Dëshmorët e UÇK-së, dhe

c.       Drejtoria politike e UÇK-së dhe formimi i një partie politike nga ta.

a.      Për të parën jam shprehur, se kjo është një epokë ndër më të lavdivshmet të shqipëtarëve dhe marrëveshja e Ramboilies e ka dëmtuar shumë dhe nuk ka qenë dashtë që ushtria çlirimtare të çarmatoset. Me çarmatosjen e saj filloi edhe loja tjetër, se kush e ka mandatin ta përfaqësojë UÇK-në në jetën politike.

b.      Ndarja e dëshmorëve përmes tastereve të partisë, të cilën e kishte filluar LDK-ja, duke mbledhur shënime nëpër teren. Mendimi im ishte, se në momentin kur individi ka veshur uniformën e UÇK-së, ka hudhur me një anë testerin partiak, sepse, përveç LPK-së, LKÇK-së dhe UNIKOMB-it, të tjera parti as që kanë guxuar, le më ta kishin në program përgaditjen e luftës çlirimtare dhe kjo që bënte LDK-ja ishte më shumë se turp.

c.       Epoka e UÇK-së nuk duhet të lidhet më me krerët e partive politike, qoftë nga ta që kishin qenë Drejtori politike e UÇK-së, qofte edhe nga LPK-ja, si arkitekte e UÇK-së, sepse këta nuk gjetën gjuhë të përbashkët, që në takimin e Prizrenit. Arsyen e mbështeta në një mendim fillozofik “Se permendoret mund të ngritën për pesë minuta, po për aq kohë edhe mund të rrënohen”, prandaj duhet krijuar një ekip nga Instituti i historisë, të cilëve edhe u kam sygjeruar në një simposium (2008), që të merren me këtë epokë. Politikanët e të gjitha partive duhet punuar për të mbrojtur vlerat e UÇK-së dhe për të shtyrë proceset përpara, drejt realizimit të synimeve kombëtrae.

Edhe në një libër të fillozofisë politike “Meditime”, të vitit 2005, kam bërë analizat e deriatëhershme, duke përfshirë gabimet e bëra dhe se si duhet ecur përpara, në të kundërtën, gjeneratës së re ia lëmë trashgim luftën për të mbrojtur Kosovën administrative, se betimi i UÇK-së ishte menjanuar, përshkak të shumë arsyeve, që jo vetëm unë e di, por i dijnë më së miri ata të cilët e kanë udhëhequr luftën. A nuk jemi në një pozitë të tillë pas kaqë vitesh?!

Sot, kur katër anëtarët e Drejtorisë Politike gjenden në burg, ka filluar të polarizohet situatë politike, gjithë kjo për konsum të brendshëm, duke filluar me NISMA-n, e, cia pësoi goditje të rëndë, mu për keqpërdoriumin e luftës së UÇK-së, duke lënë me një anë edhe të tjerët që kishin dhënë gjithëçka për çëshjte kombëtare. Se si erdhi deri te burgosja e tyre nuk e kam ndërmen ta lodhi lexuesin, se të paktën, i kam dhjetë analiza për këtë temë, por burizanët e tyre mundohen ta privatizojnë UÇK-së si trashëgimtarë të saj, (ndërsa harrojnë se në kryesinë dhe organet e tjera udhëheqëse, kanë të tillë, që i kanë përçmuar, sharë e injoruar, të gjithë udhëheqësit e asaj lufte të shenjtë) në njërën anë, e në anën tjetër kanë krijuar benificione e pasuri, jo vetëm për vete, por edhe për rrethin dhe klanin e tyre. Në këtë grackë kanë rënë edhe Shoqatat e dalura nga lufta, duke u rreshtuar gabimisht përkrah një subjekti politik, që në parim kanë qenë dashtë të ruajnë emblemen e vet dhe të drejtat e tyre t’I kërkojnë në emër të saj, duke i’u përgjigjur zërit të bashkëluftëtarëve, e jo të individëve të rreshtuar në subjekte politike. Kjo ka sjellë pasoja dhe ndasi të luftëtarët e lirisë, të cilët sot janë të shkapërderdhur në shumë subjekte politike. Mu për këtë, nuk kemi ndërrmarje dinjitoze nga ata, për të kërkuar të drejtat e tyre, që nuk janë as në fillimin e realizimit të merituar. Shumë të drejta u janë përbuzur dhe nuk e gëzojnë tretmanin që duhet ta kenë, duke filluar nga pensionet…

                                                  Filimi i fatëkeqësisë për UÇK-në

 

            Të gjithë mbrojtësit (lexo: përvetësuesit e vlerave të UÇK-së) duhet të jenë të vetëdijshëm dhe këtë e dijnë mirë, se kush i drejtoi shigjetat kundër udhëheqësve të asaj ushtrie të lavdishme, me përmasa gjithëkombëtrare dhe mblodhi shenime në teren (që nga Qershori i bitit 1998, e deri në Qershor të vitit 1999), për t’ia dorzuar UNMIK-ut, e ajo Serbisë dhe kjo e fundit Karla Del Pontes e Dick Martit. Edhe për këtë kam bërë disa anliza, kam publikuar se kjo është bërë me sygjerimin e Rugovës, i cili ka krijuar ekipin për të bërë hulumtimet, pastaj përbërjen e ekipit dhe procesverbalin për të “gjeturat” e krimeve  dhe gjenocidit që ka “bërë” UÇK-ja. Përshkak të interesit ditor politik, nuk nxirret në pah kjo e vërtetë prej subjekteve tjera politike, por sulmohen ata të cilët më së paku ishin të përfshirë.

            Sikur krerët e PDK-së, dje dhe sot të kishin dalë publikisht me këto të vërteta, sigurisht se gjërat kishin ndryshuar dhe fajtori do t’i ishte ulur në bankën e të akuzuarit historik dhe një ditë do të merrnin dënimin e merituar, por i kanë lënë të jenë një hap përpara dhe tash vuajnë për heshtjen e tyre.

            Nuk duhet harruar edhe “analistin” Veton Surroi, i cili menjëher pas lufte lansoi mendimin në gazetën “Pasqyra” se UÇK-ja ka bërë gjenocid dhe për qudi të gjithë heshtën, apo i’u duk cikrrimë të merreshin me të, ndërsa unë i’u pata përgjigjur flakë për flakë.

Formimi i partive politike

 

Formimi i partive politike nga ish pjesëtarët e Drejtorisë Politike të UÇK-së, ka qenë i mirëseardhur, sepse ata kanë ditur t’i shtyejnë proceset përpara. Mu këtu ka gjetur mbështetjen e duhur te masa e vërtëtë, e cila u ka besur për luftën e bërë. Por ajo masë nuk ishte shumicë, sepse, kishte përballë shumicën e popullit, të cilët të yshtur nga LDK-ja, e bojkotuan luftën çlirimtare dhe filluan ta sulmonin nga të gjitha anët, për të gjitha të kqijat që ndodhnin, edhe të organizuara nga ata, duke ua veshur edhe shumë gjëra të luftës. Këta nuk u morren me ndaljen e kësaj propagande, por në heshtje sikur miratonin gjithçka ndodhte rreth tyre.

            Nga modestia e imponuar nga miqtë, këta filluan edhe t’i përkulen kuislingut, e të rahabilitojnë tradhëtarët, gjoja në emër të demokracisë, me moton se ne nuk jemi çfarë na cilësojnë të tjerët. Mirëpo kjo iu kthye në bumerang dhe përsëri nuk kishin guxmin, edhe pse faktet i kishin, t’ua thonë të gjitha ato që kishin ndodhur para, gjatë e pas lufte, edhe për rolin që ka luajtur e luan “Siguria e Atdheut” (me uniformë kaltër e zi). Amnestimi i gjithave, bashkërendimi i detyrave qeveritare përshak të kundërvënieve të Vetëvendosjes, ka bërë që shigjeta të drejtohet në qeverinë “Kurti 1 dhe 2” .Në Qeverinë 1 ishin të gjithë, që në ditën e parë, madje edhe me rrëzimin e asaj Qeverie, më shumë u kritiua Kurti se qeveria Hoti, që priste të marrë mandatin, me pëlqimin e të gjithëve.

            Udhëheqësit e luftës, me krijimin e partive, ka qenë dashtë të jenë bashkë në qëllimin e krijimit të tyre, jo për vetknaqësi e për duar të lira, por për të mbrojtur të gjitha ata, të cilët nuk kursyen jetën dhe pasurinë për atëdhe. Kjo nuk ndodhi dhe mu për këtë mbanjnë përgjegjësi morale e politike. Pse mu këta, e jo të tjerët? Sepse të tjerët me kohë kanë qenë kundër luftëtarëve të lirisë dhe si të përkujdesen për ata të cilët i kanë cilësua me epitete me të poshtra. Pra, nga kjo palë është pritur, e jo nga pala tjetër.

                                                                      Vazhdon

Afrim Morina
Analist i pavarur

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...