Home / Të ndryshme / S’JEMI NJËSOJ!

S’JEMI NJËSOJ!

May be an image of Landa Molishti
Nga : Landa Molishti
S’mund të bëhesh ti, si unë, 
Gjuhën dredh si gjarpri, si nepërka,.
Si të duash, sa herë të duash, 
Të të njoh kush je, të më mposhtësh, 
Jo! S’do t’ja dalësh, kot e ke.
Jam shkëmb graniti unë,
Kam kaluar furtuna, kam mposhtur vullkane, stuhi, këtë fort mirë ta dish,
O i panjerëzi! Atdheut tim, i thonë, Shqipëri.
S’mund të bëhem unë si ti,
Që dikur ike, kur frynte veriu…
Ti, s’ di se, ç’janë fjalët: 
Besë, qëndresë, as ndershmëri…
Unë, këto i peshoj me dhimbje, 
I rris, i zbukuroj me dashuri.
Ti, i shkelë vlerat, si kafsha bukën,
Ndaj, s’mund të jemi njësoj…
Jo! Kurrë s’mund të bēhem si ti,
Edhe njëmijë vite nëse rrojë.
Lëkurën e djallit ke veshur, tradhëton, 
O Bukëshkalë, për atë që të rriti, të ushqeu, e dije të dha…
E, ti pas shpine ia ngule thikën,
E, i përdhose ato, që dje i quaje; 
nënë e baba?!!!
Mjerë ti, o i shkalluar, mendje hata?!
Unë, s’mund të bëhem si ti,
Që për lakmi, mbanë “ujkun” në gji.
Nga frika heshtë edhe kur nënën e sheh
Té plagosur, e plandosur, kur kullon gjak…
E, ti qyqari, truthari, kokëderr i marri, 
Në prehër të xhelatit zgërdhihesh…
Buzët katran, nga dehja e pushtetit, 
të ndiejnë kënaqësi?!!!
Në ballë je, me damkën e zezë, 
Emrin e ke tradhtar, o dinak i pacipë. 
Pastroje shpirtin nga ligësitë,
Përulu i penduar, para nënës Shqipëri.
Kërko falje, pastro mëkatet,
S’e besoj, që ti ke forca për mirësi.
Të thërras përsëri, përsëri, e përsëri,
Eja në rrugën e drejtë, bashkë me vëllezrit e motrat.
Të fortë, si shkëmbë graniti,
Të bashkuar, të shohim ditë të bardha,
Në Shqipërinë Etnike, që na rriti.
Edhe shqiptari të buzëqeshë,
Të jetojë krenar, i gëzuar.
20.6.2021
KUJDES?!
Kujdes, në shtëpi!
Kujdes, në rrugë!
Kujdes, në punë!
Kujdes, në shoqëri!
Kujdes, në miqësi!
Kujdes, në botën hileqare?!
Zor, të ndiejmë lumturi,
Deri kur kështu, o njeri?!
Vallë, pse gjithë kjo drojë,
Me sinjalistikën dritëkuqe:
K    U    J    D    E    S ?!!!
Jemi shoqëri e lirë,
Apo, robër kufizimesh absurde pa nevojë?!
A është kjo jetë normale,
Me kaq rrjedhime fatale përbesë?!
A më thoni, ku të kemi shpresë?
Apo, njerëzia nga marrëzitë-tradhëtitë,
Dalëngadalë, po zvetënohet, po vdes.
A është kjo liri?!
A është, demokraci?!
Vërtet, po ndjemë pasiguri, robëri…
Kur hajnat dhe të liqtë; 
Njerëzit e mirë…
Po i sulmojnë, në dinjitet,
në pasuri edhe në shtëpi.
20.6.2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...