Home / Opinion / Mospërfillës të meftë në artikulimin e problemeve kombëtare

Mospërfillës të meftë në artikulimin e problemeve kombëtare

        Se kildebilledet

Shkruan: Afrim Morina

            Zhurma që bëhet rreth UÇK-së dhe takimit në Bruksel, jep për të kuptuar se nuk kemi opozitë të mnirëfilltë, por kemi një opozitë së cilës i ka humbur rruga në oborrin e vet, pas humbjes në zgjedhje. Mu për këtë edhe mungojnë “goditjet” që i duhet bërë Qeverisë “Kurti 2”. Kjo më tëpër nga nervoza, duke mos e kërkuar shkakun në radhët e saja për të ekzaminuar situatën dhe shkaktarët e humbjeve drastike. Për të bërë analizë të thukët dhe parimore, po ndalem në disa faktorë shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme dhe ate të brendshme, për të parë se ku derdhet uji i lumenjëve tanë, përmes opozitarëve dhe Qeverisë.

Zhurmë, për çka?

            Me premtimet para zgjedhore dhe zbatimi i tyre me ardhjen në Qeveri ka qenë temë e të gjithëve, në të gjitha zgjedhjet, por përmasat më të mëdha kritike i mori Qeveria Kurti 2. Është e natyrshme, këtë e dinë të gjithë, se premtimet parazgjedhore nuk mund të realizohen, gjë të cilën e kanë përjetuar të gjithë, madje opozita më së shumti. Nuk do të ndalem për zhurmën që u bë rreth vaksinimit dhe sigurimit të vaksinave, nuk do të ndalem për ndërrim kuadrosh, të cilat i ka bërë secila qeveri, por si fenomen, nuk ka duhej të ndodhte me Qeverinë Kurti, sepse ishte kritiku më i madh i këtij fenomeni dhe për këtë meriton kritikë. Nuk jam pajtuar edhe me emrimin e znj. Donika Gërvalla në postin e Minsitres së Punëve të Jashtme, kur dihet se duhej të ishte një personalitet i kompletuar, i gjithanshëm dhe pa të kaluar subjektive politike, gjithë kjo, duke e ditur pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare, prandaj edhe ka qenë dashtë të priten kritikat rreth saj e diplomacisë së saj. Gabim tjetër i Qeverisë, madje, bukur me peshë, i qeveritarëve, është, se, për parregullësitë që i kanë hasur, deklarohen me konferenca shtypi e rrjete sociale, që kjo formë nuk i lejohet Qeverisë. Ajo ka qenë dashtë të heshtë dhe të gjitha gabimet, keqpërdorimet, etj., t’i drejtojë në vendin e duhur për hulumtim, shqyrtim dhe me marrjen e përgjigjve, ta informojë publikun. Tregjedia më e madhe është se opozita nuk di të trajtojë këtë problem dhe thirret në përvojën politike dhe diplomatike, duke fajësuar mospërvojën e saj dhe të Qeverisë, po ashtu përmes rrjeteve sociale.

            Takimi i Kurtit me Vuqiçin është takim që i tejkalon parashikimet e opozitës dhe BE, sepse kanë pritur, si gjithnjë, që Aleksandër Vuqiçi të sjellë në tavolinë bisedimesh agjendën e vet, që e tumirrte BE-ja, në krye të së cilës janë dy përsonalitete, që nuk mund të ikin nga qendrimet e shteteve të tyre, sepse kanë dëshirë që karriera e tyre diplomatike të vazhdojë edhe më tej, pas mandatit të caktuar në të cilin gjenden, që edhe më tej të jenë në skenë, aty ku t’ ju jepet mundësia, nga qeveritë e tyre.

            Marrëveshja e Kumanovës, e para, nuk ishte marrëveshje e kapitullimit të Serbisë, siç po mundohen ta interpretojnë sot, por parasheh tërheqëjen e forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe nga Kosova dhe vendosjen e KFOR-it, të cilën e tradhëtoi Franca, që do ta zbresë të Ura e Ibrit kufirin, pas pesëmbëdhjetë (15) ditësh. Si rezultat i kësaj kemi edhe Rezolutën 1244, që Serbia e ka Brenda hartës së vet Kosovën. E dyta, Zëvendës Kryeministri i atëhershëm Hajredin Kuçi nuk ka kërkuar marrëveshje për mossulmin nga të dyja palët, por ka kërkuar pajtim kombëtar në mes të dyja palëve. Kjo kërkesë ishte shumë tragjike dhe jo kombëtare, sepse, në njëfarë mënyre e amnestonte Serbinë nga të gjitha krimet dhe gjenocidin që kishte bërë ajo kundër shqiptarëve. Prandaj, ngritja e çështje për padi kundër Serbisë për gjenocid e ka tmerruar opozitën dhe nuk po di se si t’i qaset këtij problemi. Madje, edhe e mbështet deklaratën e Kuçit për pajtim në mes dy vendeve dhe e merr si kërkesë të njohjes në mes dy shteteve. Ky nuk është asgjë tjetër, pos mjerim politik e intelektual! Ndoshta kjo e tmerron Enver Hoxhajn, i cili le për të kuptuar se nuk ka pasur gjenocid dhe si guxon dikush të dalë kundër konstatimit të tij! Mjerim i dyfishtë!

            Mu për këtë, ka bërë mirë Albin Kurti që e ka ngritur këtë çështje, për të tejkaluar Marrëveshjen e Kumanovës dhe për të orientuar bisedimet në kahjen e duhur, e cila ka munguar deri sot, sepse, është biseduar për Kosovën, rregullimin e rendit juridik e kushtetues, e, jo për të ngritur bisedimet në nivel të shteteve. Se me kërkesën për marrëveshje mossulmimi, është nëkuptuar eleminimi i Rezolutës 1244 dhe heqjen e Kosovëës nga harta serbe Kjo e ka acaruar Vuqiçin dhe BE-në, të cilët vështirë e kanë të kapërdijnë këtë kafshatë të domosdoshme për shqiptarët, që thyen tehun e palëve në bisedime.

            Qasja e dytë e Albinit, që është shumë e logjikshme dhe parimore, për ta nxjerrë Kosovën nga modeli i Mogerinit dhe mbëhtetësve të saj, e shumë i pritur nga Serbia e Vuqiçit, ishte krijimi i Asociacionit me barazpeshën të shqipëtarëve dhe boshnjakëve në Serbi. Që të dyja këto i tmerruan bashkëbiseduesit dhe kjo më së miri shihet te Lajçaku, i cili kishte humbur torruan, sidomos në konferencë shtypi me gazetarët, po kjo i ndodhi edhe Vuqiçit. Opozita ka qenë dashtë ta marrë edhe këtë si fakt për të analizuar bisedimet, e jo të mundohet ta mbrojë BE-në dhe Vuqiçin, se kjo ka qenë qasje e gabuar e Albinit.

            Pse opozita dhe disa analistë të pavarur çojnë pluhur rreth kërkesave të Kurtit? Në vend se të mobilizohen dhe të bashkërendisin veprimet, ata vajtojnë për ikje nga kursi që kanë ndjekur, që kur Kosova është shpallur e pavarur. Ata shkojnë edhe më tej, sa më shumë i besojnë deklaratave të Vuqiçit, se sa t’i analizojnë pikat e parashtruar nga Albini. Këta shkojnë edhe më larg, sa kërkojnë rezolutë të re në Kuvendin e Kosovës dhe harrojnë se kanë nxjerrë një Rezolutë të gjithë së bashku, ku edhe është mirëpritur nga të gjithë dhe derisa ajo është në fuqi, nuk ka nevojë për një rezolutë të re.

            Pse i bëjnë iso BE-së e Vuqiçit, kundërshtimit të propozuar nga Albini, se nuk do të lejojë të krijohet Asociacioni (zajednica) me fuqi ekzekutive, marrëveshje e nënshkruar dhe ratifikuar në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2013, duke e mbështetur, se ka karakter ndërkombëtar. Karakter ndërkombëtar ka pasur edhe Kosova administrative në Jugosllavinë e Titos e Millosheviqit si Qarkor, por ja që forcat e brendshme e zhbënë. Prandaj edhe Gjykata Kushtetuese e ka zhbërë marrëveshjen e vitit 2013 dhe sot Kuvendi i Kosovës mund ta zhbëjë edhe atë dhe ta trajtojë si gjithë asociacionet tjera të krijuara, më tepër të karakterit të OJQ.

            Nga kush janë të zënë peng këmbëngulësit e krijimit të këtij asociacioni, sa shkojnë deri aty, të akuzojnë Albinin se po i prishë marrëdhëniet me BE-në, e cila asnjëherë nuk ka marrë mundin ta ndihmojë në planin politik, por e ka ndihmuar vetëm në planin human, sepse, ka shkuar sipas vizionit të tyre panserb. Ditën që del nga kjo konturë, do të trajtohesh ndryshe dhe këtë e dëshmon edhe mosdhënja e vizave, që në gjirin e saj ka krijuar geto, të cilën nuk e kishte krijuar edhe fashizmi e nacizmi, për një territor dymilionësh banor. Pse këta burizanë të mbrojtjes së shtetësisë së Kosovës nuk ngritën zërin kundër ish-Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili ishte pajtuar se do të bisedohej për jetësimin e asociacionit, sipas kërkesës së Vuqiçit, Borelit e Lajçakut, madje, edhe për eks teriorialitetin e kishave dhe manastireve serbe, që në bisedimet e Vjenës, Ahtisari (ushëheqës i shoqatës për mbrojtjen e otrodoksizmit) të gjithja këto ia atribuoi serbëve, ndërsa delegacioni shqiptar, nuk ishte në gjendje të mos pranonte një gjë të tillë dhe t’i trajtonte ato si ortodokse dhe me territor të hapësirës që zënë.

            Paragjykimi i Hoxhajt për takimin në mes Albinit dhe Makronit, rrjedhë nga përvoja që ka pasur në diplomaci, edhe me këtë përsonalitet, tërësisht i orientuar në taborin e pansllavëve dhe pengues i devotshëm për depërtimin e shqiptarëve në mekanizmat ndërkombëtar dhe pengues i liberazimit të vizave. Duke e ditur misionin e Makronit, Hoxhaj frikohet se Albini do t’i paraqes opsione tjera nga ato që i kishte paraqitur ky dhe do të dilte në shesh diplomacia “urtake” dhe me “përvojë” e tij.

Kam besimin se në takimin e ardhshëm në Bruksel, do të dalin edhe kërkesat tjera, të artikuluara në fushatë parazgjedhore, si: 1. të kërkojë hisen e garantuar në shpërbërjen e Jugosllavisë, të cilën në emër të Kosovës e mori Serbia; 2. Dëmshpërblimin e luftës dhe të gjitha dëmshpërblimet me të cilat u ballafaqua Gjermania pas LDB. Këto kërkesa do ta çorientojnë edhe më tepër BE-në, Vuqiçin dhe mbështetësit e tyre, sepse nuk kanë sesi t’i anashkalojë këto kërkesa, që domosdoshmërisht duhet të bëhet pranimi i kushteve nga Serbia. Nëse këto nuk i mbështesin akterët e bisedimeve në Bruksel, atëher SHBA me gjithë potencialin e vet duhet të angazhohet, e jo të ndidhmojë zgjidhjen e problemit, sepse Bashkimi Evropian ia kurdisë një luftë të re vetëvetes, duke menduar se ajo do të dalë e pa lagur, sepse, garantuese do të jetë Rusia. Mendimtarët e kësaj teorie do të zhgënjehen thellë, sepse shqiptarët nuk janë ata të viteve nëntëdhjeta.

Analizën për thellimin e kritikave dhe mosbesueshmërisë së opozitës dhe pozitës do ta trajtoj në vazhdim, për të parë kush kë e akuzon, kush kë e mbron, kush kë e përçmon, kush kë e amneston, për politikë ditore, e jo për të mirën e kombit.

Vijon

Afrim Morina
Analist i pavarur

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...