Edhepse opozita bërtet
ka filluar t’vjen “era shtet”
që qëndron dhe “n’termet”
e kujdeset për njerëzit e vet
Kurrë më armikut lëshime
Po popullit premtime
Mjaft me “minj e zvarranikë”
me t’cilët luajti çdo armik
që janë t’ftoht e binë n’panik
sepse kanë frikë
t’jetojnë “n’dritë”
Ne jemi n’shtepinë tonë
Këtu kemi qenë gjithëmonë
Dëshmi është gjuha jonë
kultura jonë
historia jonë
Ne s’jemi t’ardhur
por kohë t’gjatë t’mvarur
Tani kemi lirinë
t’forcojmë pamvarësinë
Jo tepër t’festojmë
Fuqishem t’punojmë
Shtetin t’ndërtojmë
Ua kemi borxh dëshmorëve
t’gjallëve e trashegimorëve
S’duhët t’jemi inferiorë
për këtë tokë kanë rënë dëshmorë
Ne s’jemi popull i lotit
Kokën lartë si që motit
Jemi gjaku i Gjergj Kastriotit
20. 06. 2021