Home / Opinion / ANGELA MERKEL dhe REXHEP MITROVICA

ANGELA MERKEL dhe REXHEP MITROVICA

May be an image of Fatmir Brajshori-Tushi

 Nga: Fatmir Beajshori-Tushi

Nuk e di pse por mbrëmë, sikur në ëndërr pash Angela Merkel, që po e vizitonte Mitrovicen, dhe, pritja ishte organizuar në teatrin e qytetit që mban emrin „ Rexhep Mitrovica.“

Ajo u ndal dhe e soditi godinën me kujdes. Meqë i kishin thënë se do vizitonte Berlinin shqiptarë që emrin e kishte „ Mitrovicë“ i bëri përshtypje emri „ Rexhep Mitrovica“ dhe pyeti ( e tha Reksep Mitrovica) se kush ishte Ai?

I thanë me mburrje se ky ishte progjerman dhe se kishte shërbyer te Rajhu i Tretë; se kishte kenë nën urdhërat e Neuchbahut një oficeri SS dhe përkrahës i Hitlerit!

Angela Merkel veç sa nuk u çmend!

Iku tutje larg dhe me nervoz tha:

„ Kjo është sabotim, fyerje, turp… shpresoj nuk filmuan mediumet se nesër shtypi do t‘na var me titujt:

„ Angela Merkel nderon një nazist të Rajhut të Tretë!“

„ Po jeni ju n‘veti o kosovar?- pyeti ajo dhe vazhdoj. – „ Po ne akoma i dënojmë nazizmin që e pjellëm vet teksa ju në Kosovë shërbëtorët e tyre i paskeni bë hero! Largomëni nga këtu sa më parë!“- i urdhëroi një truproje.

Iku mersedesi i saj. Duke dashur t‘i them „ ndal se kam me t‘thënë diçka“ më doli gjumi.

U mendova se çfarë desha t‘i them?

Ah po!

Desha t‘i them:

„ Po ky gjatë asaj kohe, në Kralevë, tri herë ishte takuar me Ačimovićin minister serb nën sundimin serb, sikur Xhafer Deva me Kosta Peçancin, çetnikun serb i caktuar për kufijt e Veriut ku i kishin caktuar gjermanët;dhe që u njohën serbëve Veriun e Kosovës… Pastaj edhe në Beograd ishte disa herë, gjatë LDB… Iku në Stamboll ku jetoj gjerë në vitin 1967 dhe kurrë një fjalë se tha për Jugosllavinë!“

Por Angela Merkel iku se u ndje e fyer nga pritja që donin t‘i bënin në shtëpin që mbante emrin e një pro nacisti!

Por, pastaj u kujtova që Kosova është nëna e çudirave.

Rrugët mbajnë emrat e „ Ramiz Sadikut që ishte vëlla i Boro Vukmiroviqit që Landovica i dëgjonte“ pastaj akoma kishte rrugë me emrin „ Mareshalli Tito“ si dhe donin të ngrisnin përmendore për Fadil Hoxhën dhe rrugëve emra si Sinan Hasani!

Hej, e dini sa budallai është sot?

Këta budallenjë, lëvdërohen se kaq gjeneralë, vezir ka pas nga shqiptarët , te perandoria Osmane!

Këta vezir, kryevezir, pasha a çka ishin?

Ishin bërrllogu dhe plehu ynë!

Pas 100 vitesh, do të dalë një bërllog „ historian“ dhe do ta bë Sinan Hasanin e Ali Shukrinë patriota… Do të shkruajnë: Ka qenë një shtet i fort në Europë e Ballkan me emrin Jugosllavi dhe shqiptarët kanë qenë udhëheqës të atij shteti sepse kanë dhanë Presidentin e atij shteti. Një shqiptarë ka qenë kryetar,,,“

Sa e pshtirë kjo gjë!

Dëgjoni o shqiptarë:

„ Krejt këta që i shërbyen Osmanlijve, Kralevinave, Jugosllavisë, pastaj, Mehmet Ali Pasha themeluesi i Misirit ( shpalljen e pavarsisë nga Osmanët), Arkitekt Sinani, e do si këta, kanë qenë PLEH E BËRLLOG!

Shumë më patriota kanë qenë gjysh e katragjysh që kanë lëvruar tokën e mbaruar bishta t‘sopates, se ata renegat të të huajve!“

Krejt çka në fund e mora pozitive ishte ëndërra:

„ Që Angela Merkel nuk ishte për vizitë në Mitrovicë,dhe, se ne nuk u koritëm duke e dërguar te një shtëpi që mban emrin e një nazisti renegat dhe „ shqiptarë!“

Se „ hajvanat“ që jemi, besoj e dini që: Edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, moti i kemi rehabilitue edhe Fashistët edhe Nazistët para se këtë ta bëjnë gjermanët dhe Italianët!

Në Gjermani akoma është e ndaluar t‘u vihet emri fëmijëve „ Adolf“ dhe në Itali „ Benitto!“

May be an image of 1 person

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...