Home / Të ndryshme / VËSHTIRË!

VËSHTIRË!

Shkruan: Fadil Shyti
Vështirë, të ikësh nga kjo botë,
Ndoshta papritur, në gjumë,-ashtu kot!…
Kur Adheu kërkon, të jemi zgjuar,
Kur Atdheu është i varfëruar, -i ricopëtuar!
Atij i duhen forcat, -ndihma jonë e pakursyer,
Kur armiqtë dhe tradhtarët,-keq e kanë mbërthyer.
Vështirë është kur dora jote,
-sa duhet nuk mbërrinë,
Ta çlirojë të bekuarin,-t´i dhurojë begatinë!…
Atdheu,-sikur po na ikën nga duart,
si margaritar,
Po rrëshqet, si shkëlqim vese,
-kur po emigrojmë,
Brezni të tëra ikën,-e, po ikin larg,
shumë larg…
Fatkeqësinë tonë,-ende s´po e kuptojmë!…
Vështirë është, të ikësh nga kjo botë,
Me zjarrin në gji,-kur mallëngjimin të djegë për Ty Atdhe!
Forca! Qëndroni vëllezër e motra!
Rrini atje,-mos gaboni,-siç gabuam ne!
Vështirë është, të ikësh nga kjo botë,
Kur të huajt të rrethojnë,-pa qofshin si engjëjt miq…
E di fort mirë se,-vështirë është jeta në Atdhe…
Kur popullin e sundojnë,-të pangopur e të liq!…
Forca, qëndroni vëllezër e motra!
Godisni pamëshirë -kush po ju dëbon.
Ata, po majmen me gjakun e djersën tuaj si derra, si buaj.
Shpartallimi i tyre, -është shpëtimi -juaj,
Sot dhe nesër, -t´i godasim pamëshirë!…
Shpartallmi i tyre, është fitorja jonë,
Neve na degdisën, juve u katandisën…,
Me turpe-krimet e  tyre,-neveritën botën,
Dhe, ah sa rracë e poshtër që janë,
Pa asnjë shenjë turpi o pendimi:
Si laviret, netëve të errëta ,
Na e kërkojnë votën!…
Shpartallmi i tyre, fitorja jonë,
Sot dhe nesër, t´i godasim pamëshirë!…
Hemorragjia mërgimtare, 
po na zvogëlon, po na asimilon!…
Ah! Kthimi në atdhe, nesër do të jetë,
-tepër vonë!…

Më 14 qershor 2013

KUSH PO GËNJEN ATJE?!

(Revoltuese)

(Atyre që po gënjejnë, po zhurmojnë, 
po mundohen, kot të mashtrojnë;
Shqiptarët dhe botën,-kinse, paska,
 “komb kosovar”?!!!).
Ju, mor derëzi, babëzi dhe faqezi,
Mos zhurmoni kot, se ju dënon JONA histori!
JO!  S’kishte, s’ ka, as s’do të ketë,
komb kosovarë!
Ishim, jemi dhe do të jemi; 
-VETËM një komb shqiptar!
Jemi vëllezër, të pandarë!
Rroftë Shqipëria Natyrale,
Me shqiptarë e shqiptare!
Me të lartat ideale…
Përpara, Shqipo e Shqiponja,
Çlirimtarë dhe çlirimtare!
Pamëshirê t’i shkatërrojmë,
Qarqet e egra reaksionare!

8 qershor 2015

GRUSHTI
-Ishte, është dhe do të jetë kurdoherë,
Simbol i bashkimit,
Grushti, ishte, është dhe do të jetë,
Për armiq e tradhëtarë,-simbol i trishtimit!…
Grushti, ishte, është dhe do të jetë kurdoherë,
Ilaçi më i mirë, për kundër-shqiptarët!
Për kundër-njerëzorët e panderë…
Për shqiptarët dhe njerëzimin,
Ishte, është dhe do të jetë,-kurdoherë,
Forcë, mbrojtje e nderit dhe lirisë,
Vërtet, i vetmi çelës-drejtësie i shpëtimit.

14 qershor 2017

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...