Home / Të ndryshme / DËSHMORËT E SHQIPËRIS ETNIKE.

DËSHMORËT E SHQIPËRIS ETNIKE.

May be an image of 1 person

Shkruan: Genc Sefa – Lushnja

Edhe koha po loton,
bijt e shqipes po i vajton!
Nxihet qielli me bubullima,
populli nderon sot 6 trima!
Gjashtë shqiponja janë betu,
deri në vdekje me luftu!
Shqipëri të qofshim falë,
Për ty luftën s’kem me ndal!
Sypatrembur legjendar,
nuk njohin vdekje as tradhtar!
Hidhen në sulm t’gjith përnjëheri,
Thonë u ngjall Idriz Seferi!
Nënat t’na e bëjnë hallall,
nëse s’kthehemi ne të gjall!
Amanet po ju lëm një fjalë,
tradhëtin kurr mos me falë!
Për Gazi Babë e marrin rrugën,
Gjashtë trima që se njohin tutën!
Në një shpi shqipet jan strehu,
Pa e dit se janë tradhëtu!
Po i çojn fjalë Maqedonisë,
Kjo ësht tokë e Shqipërisë!
Po bjen trimat të pushojnë,
Në pabesi po i sulmojnë!
Këtë gjëmë kush me besu,
Gjasht Luan n’gjum jan sulmu!
Me shtat rrethime nga policia,
ç’na i vrau djemtë tradhëtia!
Disa gjakëprishur e faqezi,
na i pren djemt në pabesi!
Gjasht luftëtar na i gjakosën,
Gazi Babën e baltosën!
 
Pyesin malet e vajtojnë ret,
Lefter Koxhaj thon ku mbet!
Pyet nënë që kurr s’ju ndal loti,
Ku e kam birin Pajtim Roci!
Të kish rrit nëna për vatan,
Ndriçim Koxha zemërluan!
Kush nuk doli kurr nga istikami,
Trim mbi trima Adem Hasani!
Seq u vyshk një lule bliri
Na u vra Abaz Beqeri,
Kujt i jehon pushka e zani,
Birit shqipes Arben Bajrami!
Ranë gjasht trima në altar,
për liri e bashkim kombëtar!
Gjaku tyre nuk humbet kurr,
U ngrit lartë në flamur!
 
——————‐——–
Kushtuar Komandant Telit dhe pesë luftëtarëve të tij!
Lavdi dëshmorëve 🦅🇦🇱
Autor Genc Sefa – Lushnja!
Luftëtar i Lirisë 🦅🇦🇱

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...