Home / Lajme / OPOZITA VAZHDON T’I NXISTE SHQIPTARË KUNDËR SHQIPTARËVE

OPOZITA VAZHDON T’I NXISTE SHQIPTARË KUNDËR SHQIPTARËVE

May be an image of Afrim Caka

Shkruan: Afrim Caka

Shpesh takojmë deputet që sillen sikur zvillimi i tyre është ndalur që në moshën shkollore dhe nuk ka ecur më tutje sesa shkalla fillestare. Duke e luftuar Vjosen, Albinin dhe Gervallen pas betejave të humbura zgjedhore, një pjesë e argatëve të opozitës dhe e analistëve e gazetarëve të PDK-së dhe LDK-së, kanë zgjedhur, për fatin e tyre të keq, Vuçiçin si aleat që do t’ua heqë qafe Kurtin e të tjerët.

Me të vërtetë deputetët intiutivë të opozitës jetojnë në një shoqëri të ndrydhur në mes të gjakut e fisit. Megjithatë, mjaft shpejt grupi i lajkaxhinjve filloi të bërtiste gjithmonë e më shumë. Jo, çdo deputet merr kuptim dhe rëndësi absolutisht vetëm prej urdhrit, shpërblimit që ka me një ndëshkim kërcënues ose me një shpërblim të premtuar nga shefat e tyre.

Këta deputet opozitar me intuit të deformuar janë të verbër – vetëm inteligjenca ka sy e mendje pjellore. Duke patur parasysh këto fakte dhe duke vlerësuar rrugën që ka marrë opozita i kohëve tona, duket shumë e rëndësishme që të propozohet një debat për këtë temë.

“Kurse deputetët intelektualë: profesorët, politikanët, intelegjencia, teoricienët, filozofët, psikologët, pedagogët – ata do t’i tregojnë rrugën deputetëve opozitar instiktivë. Vetëm në këtë mënyrë në Dardani mund të ketë paqe e shtet ligjor dhe Dardania mund të jetoj pa korrupsion, shantazhe e krim të organizuar”.

Deputet të opozitës si balerina tallavaje e kanë mekur shtetin dhe mileti i marrë pengë po largohet natën drejtë kafiterive. Shpesh armiqësia rezulton të jetë tipar karakteristik i deputetëve agresivë.

Opozita vazhdonte t’i nxiste edhe analistët kundër shqiptarëve dhe ashtu si më parë rrekej t’iu mbushte mendjen se ishte ajo dhe kryesisht ajo që po i mbronte në këtë dynja të pabesë. Për ta, jeta njerëzore nuk mund të përfitohej veçse e gjymtuar prej luftës së klasave, prej urrejtjes, egërsisë dhe ndërprerjeve tragjike. Këta pesëdhjet deputetë të opozitës janë zgjedhur nga militantët e tyre, vijnë nga profesione të ndryshme dhe kanë aftësi të ndryshme politike e kulturore, çka do të thotë se i gjithë ky kombinim nuk përputhet mirë dhe, shpeshherë, shfaqet si ndonjë pikturë e shëmtuar – si ato freskat e manastireve sllave.

Sigurisht, askush nuk e beson se këta përfaqësues të zgjedhur të kombit na qenkan më të zgjedhurit mes shqiptarëve apo “intelektualëve” të klasit të pare. Asnjë prej tyre, besoj unë, nuk jemi aq budalla sa të pretendojë se këta dhjetra “burra shteti”, që dalin nga letrat e hedhura në kutit e votimit të zgjedhësve, qëndrojnë diçka më poshtë se mesatarja e zgjuarsisë. Faqezinjtë që i përgojojnë shokët e tyre në këtë mënyrë të poshtër në parlament e në media, duke kurorëzuar veten me një aurolë “ndershmërie heroike” së cilës i japin formë nga frazeologjia e lëmuar dhe llomotitin për detyrimet e tyre si deputet dhe budallallëqe të tjera të këtij lloji.

Kur këto specie në zhdukje mblidhen së bashku në takime në parlament apo kafiteri, flasin shumë për një lloj të veçantë nderi që e quajnë nderi profesional i deputetitë Me pas, speciet e mbledhura i përulen me respekt njëri – tjetrit. Në shumë raste, fund pozita e ka të vështirë të vazhdojë të mbrohet, pasi akuzuesit e korruptuar punojnë së bashku me aq shumë bashkfajtorë saqë shpifjet e tyre oshtijnë pa mbarim. Një ndër format e tilla të maskuara është mizantropia, variant i urrejtjes, për të cilën karakteristike është armiqësia e shprehur fort ndaj qeverisë.

Ka shkolla të tëra filozofike brenda partive të tyre që janë përshtatur aq shumë ndaj armiqësisë dhe mizantropisë, sa pikpamjet e tyre duhen konsideruar, praktikisht, ekuivalente të akteve më brutale të ashpërsisë direkte dhe të shtazarisë.

Urrejtja mund të shfaqet në drejtime të ndryshme. Ajo mund të jetë drejtuar kundër punëve të ndryshme, që ata duhet t’i kryejmë, kundër deputetëve të veçantë të pozitës. Urrejtja nuk e tregon veten haptasë Ashtu si mendjemadhësia, ajo zotëron mjeshtërish artin e maskimit dhe di të shfaqet, për shembull, në pamjen e qëndrimit kritik ndaj të gjithëve rreth e rrotull.

Ndeshen deputet, të cilët shfaqin tipar karakteri, të cilin mund ta quajmë prirje për sjellje brutale ose të pakulturuar. Deputetët e asaj kategorie, për të cilën po flasim, si rregull, pothuajse nuk merren me punë të dobishme dhe gjithnjë janë të rrethuar me gjëra të çrregullta korrupsion, krime të organizuara dhe plehra. Ka deputet opozitar të cilët, duket, se kënaqen nga pisllëku dhe nga rrëmuja dhe ne e kemi të vështirë t’i përfytyrojmë ata për vete pa këtë tipar dallues.

Këta janë vetëm disa tipare të karakterit të deputetit të paedukuar. Ata demonstrojnë qartë dhunën, interesin personal, intrigat, arrogancën, shpifjet, paturpësin, poshtërsin, mashtrimin e këstu me rradhë. Rrënjët e tyre të para janë më shtazarake, e dyta më djallëzore. Në varësi të asaj se cila rrënjë është më e fortë, ose nxitësit moral, i cili do të përshkruhet më poshtë, përcaktohen nga pesha mëkatit linjat kryesore për klasifikimin etik të karakterit të deputetëve të opozitës.

May be an image of 1 person dhe tekst

May be an image of 4 njerëz, people standing dhe tekst

 

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...