Home / Lajme / Lajmi I Fundit, Konjufca Flet Për Specialen: Lu’fta E Shenjtë, E Drejtë Dhe E Pastër E U Ç K-Së Ka Qenë E Gjithë Kombit Shqiptar

Lajmi I Fundit, Konjufca Flet Për Specialen: Lu’fta E Shenjtë, E Drejtë Dhe E Pastër E U Ç K-Së Ka Qenë E Gjithë Kombit Shqiptar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar koordinim të thellë dhe ngushtë me Shqipërinë që Kosova mos të dëmtohet nga arritja e marrëveshjes finale me Serbinë.

Pas takimit me homologun e tij nga Shqipëria, Gramoz Ruçi, kryeparlamentari Konjufca tha se krijimi i çfarëdo etniteti serb brenda Kosovës që do udhëhiqej nga Beogradi nuk duhet të ndodhë, pasi është i dëmshëm.

Në konferencën e përbashkët për medie Ruçin, Konjufca foli edhe për gjykimin në Hagë të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (U Ç K) dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Ne do të përballemi me një dialog të vështirë me Serbinë, meqenëse faktorët ndërkombëtar që e udhëheqin dhe organizojnë këtë dialog e kanë definuar atë si faza përfundimtare për përmbyllje të dialogut dhe duhet ta merr formën e një marrëveshje finale. Na duhet një koordinim i thellë dhe i ngushtë me Republikën e Shqipërisë që Kosova mos të dëmtohet nga një marrëveshje e tillë. Për Kosovën dëmë është, ashtu siç e kemi formuluar ne dhe institucionet tona, krijimi i çfarëdo entiteti territorial serb brenda Republikës së Kosovës, e cila do të kontrollohej nga Beogradi. Kjo nuk bënë assesi të ndodh dhe kjo është beteja jonë e përbashkët. Me këtë rast neve na duhet një bashkëpunim i ngushtë me Shqipërinë”, tha ai.

Në vizitën e parë zyrtare në Shqipëri, Konjufca tha se lu*fta e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e U Ç K-së ka qenë e gjithë kombit shqiptar.

Në këtë dimension, ai kërkoi bashkërendim me shtetin shqiptar që të kalohet sa më lehtë dhe me pak dëme procesi gjyqësor i ish krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale.

“Ne po përballemi edhe me një proces të vështirë gjyqësor, meqë rast disa prej krerëve më të rëndësishme të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohen në Hagë. Ne edhe në këtë dimension duhet të bashkërendojmë veprimet tona, me shtetin Shqiptar, ashtu që mund ta kalojmë me dëme sa më të vogla edhe këtë sfide. Lu*fta e
U Ç K-së nuk ka qenë vetëm e U Ç K-së, lufta jonë e shenjtë, e drejtë dhe e pastër e
U Ç K-së ka qenë e gjithë kombit shqiptar. Prandaj e tillë edhe duhet të trajtohet dhe të mbrohet”, shtoi ai.

Lidhur me thellimi e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, kryetari i Kuvendit tha bashkëpunim duhet të ngritët në një nivel tjetër.

“Ne kemi interesa të përbashkëta dhe të njëjta meqenëse jemi një komb. Pra populli shqiptar i Kosovës dhe i Shqipërisë janë një komb dhe të tillë duhet ta kemi edhe politikën edhe artikulimin e interesave të përbashkëta. Meqenëse qëllimet i kemi të njëjta, në këtë po të masë edhe sfidat i kemi të përbashkëta[…]Nevojën e bashkëpunimit në disa fusha, si në të ekonomisë dhe po ashtu të bashkëpunimit të institucioneve tona në fusha të tjera. Meqenëse, deri tash nëse e shihni korpusin e përgjithshëm të memorandumeve dhe marrëveshjeve që Republika e Kosovës i ka nënshkruar me Shqipërinë arrijnë diku tek 140, prapë se prapë hapësira është shumë më e madhe për thellimin e bashkëpunimit. Meqenëse ne deri tash e kemi një bashkëpunim te niveli i fqinjëve të mirë, por unë mendoj që bashkëpunimi duhet të ngritët në një nivel tjetër, e që është bashkëpunimi mes dy vendeve që konstituojnë të njëjtin komb. Pra një komb të vetëm”, tha Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca po qëndron në një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet të takojë edhe liderë të tjerë institucional dhe politikë.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...