Home / Të ndryshme / Ç’FAR KËRKOJ?! 

Ç’FAR KËRKOJ?! 

May be an image of Landa Molishti

Nga: Landa Molishti 

Ç’ kërkoj me vargjet e mia, ​
Të lëndohem, të përmallohem, ​
Të trazoj shpirtin, mendjen, ​
Si valët detare nga stuhia.​
​-
Pse më pushtojnë, rrahjet e zemrës prore, ​
Trupi më dridhet, si një e pastrehë, ​
Që bredhë nëpër botë, netëve dimërore​
Folenë vetes, mezi ia ka ngrehë?!​
​-
Ç’ kërkoj tani kujtimet, me vargjet e mia, ​
Kur ndaj njeri-tjetrit, ishim në përqafime,​
Të kujtoj vitet e shkuara, o sa të bekuara,​
Aq shumë, kishim mëshirë  dhe mirëkuptime…​
 ​-
Kishim nder, moral, bujari dhe dashuri, ​
Papritur, më pushton mërzia,
Kur kujtohem, pse ikën kohët e arta, ​
Herë-herë, zë  e qajë si fëmijë. ​
Vallë, kush si lubia, na e përpiu lumturinë?!!!
Me sinqeritet, pa  interesa , pa lakmi…​
Përse nuk e  nderojmë, as e duam pa hile, ​
Njëri-tjetrin si dikur, sikur shkelëm në njerëzi?!​
​-
Diku në degëzën e një peme, duart shtërngojmë,​
Shoku vjen befas e na tërheq, na ngritë nga të ligat,​
Të mos fundosemi, me lemeri të mos përfundojmë…​
Njerëzit tanë, prapa shpinës na ngulin “thikat”?!…​
​-
Me akuza interesash, pas shpinës janë përveshë,​
E habitshme, e neveritshme, 
Ca më larg miku i huaj, gojën e mbulon, ​
Me habi, dinakërisht, o  me ironi zë e qeshë. ​
Pse kështu, o të nderuar, gjaku nuk bëhet ujë?!​
​-
Deri  kur do të mbijetojmë, me turpe dhe krime,​
Kështu, askush s´ na e ka  lakminë,​
Bota “vjell vrer” mbi ne, derdhë urrejtjen, mërinë,​
Kështu nuk na deshi kurrë, as Shqipëria ime.
07/6/2021
————————————————

BUZËQESHJE! 
Dikur për njeri-tjetrin, kishim buzëqeshje foshnjore, ato buzëqeshje na ngrohnin shpirtrat ëmbëlsisht prore!…
Po sot, ku ti gjej ato buzëqeshje?! 
Do të dal, këmbëzbathur, do kapërcej përtej lumit të shteruar…
Ndoshta i gjej të fshehura si thesaret,
Në ndonjë vreshtë në bregore, apo në ndonjë bajame rreth shtëpie tek hambaret…
Dua t’i  korrë si drithërat dikur, me drapër. 
Dua t’i mbush krahët, ditëve të bukura të Qershor Qershisë, t’u kthejë lumturinë e rinisë.
E në i gjetsha, buzëqeshjet e dashurisë?!…
Motra dhe vëllezër, të një gjaku,
Kudo që jeni shpërndarë, nëpër botë…
Do t’ju fal buzëqeshjen time të sinqertë, Dua të shoh fytyrat tuaja, jo si errësira reshë, në vendet e huaja!
Por, në atdhe, gazmore si lulet pranverore…
O7/6/2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...