Home / Të ndryshme / LAJMET E PËRKTHYERA NË SHTYPIN SUEDEZ

LAJMET E PËRKTHYERA NË SHTYPIN SUEDEZ

Beqir Elshani

Në vazhdim po botoj disa shkrime nga arkivi im, të cilat i kam shkruar gjatë shfletimit të shtypit suedez. Shkrimi është i gjatë për shkak të përshkrimit të shembujve suedisht-shqip.

“City” është një gazetë falas që botohet në mbarë Suedinë për nevojat e lexuesve të rinj. Kjo gazetë një herë në javë boton lajme lokale në gjuhën serbe-kroate-boshnjake, arabe dhe shqipe për informimin e emigrantëve në Skone të Suedisë. Lajmet e botuara në gjuhën amtare ndihmojnë emigrantët për informim të ngjarjeve, të cilët me vështirësi i kuptojnë lajmet në shtypin suedez, me anën e së cilës edhe mund të mësojnë gjuhën e vendit.

Duke shfletuar javoren suedeze “City Malmö”, që zakonisht botohet të hënave, pashë që në disa raste përkthimi në gjuhën amtare jepte plotësime shtesë të panevojshme në lajme, në të cilin suedisht shkruan: “En pappa i nordöstra Skåne har åtalats för att ha skakat sin baby så våldsamt att den fick allvariga skador”, shqip është përkthyer: (Një prind (babë) në pjesën veriperëndimore të Skones është denoncuar për tronditje të fëmijës së tij aq ashpër sa që fëmija ka pësuar lëndime serioze), kurse sipas burimit suedisht fjalia bazë duhet të shkruhet: “Një baba në Skonen verilindore është akuzuar për tronditjen e foshnjës së tij aq dhunshëm sa që ka pësuar lëndime serioze)”, siç po shihet suedisht shkruan vetëm “En papa-Një baba”, jo “Një prind (babë)”. Pastaj shembulli i lajmit suedisht: “Jag flyttar tillbaka för familjen och vännerna” është përkthyer gabimisht: (Unë jam kthyer te mbrapa për hir të familjes dhe miqve), duket qartë që fjalia nuk ka asnjë kuptim, kurse duhet të përkthehet “(Unë) jam kthyer për hir të familjes dhe miqve”. Veprim i ngjashëm është edhe në lajmin “En av få kvinnor är snickaren” kurse përkthyesi fjalinë e plotëson me shpjegime “Një ndër femrat e pakta në këtë sektor është punëtorja (zdrukthëtarja)”, që do të thotë sikur lexuesit shqiptar nuk di ç’është profesioni “zdrukthëtar”. Edhe më keq, pikërisht profesionin e saj e ka futur në pllaka. Duhet pasur parasysh se kur qytetari e kthen huan ose lexuesi e kthen librin në bibliotekë, thuhet: “Lemna tillbaka lånet” dhe “återlämna boken på biblioteket”, kurse shqip thuhet “kthej huan” dhe “kthej librat në bibliotekë”, kurrsesi nuk thuhet kthej huan apo librat mbrapa në bibliotekë”. Prandaj përkthyesi duhet pasur kujdes, të mos sajojë fjali të reja të panevojshme, sepse e dëmton gjuhën si mjet i kulturës kombëtare. Pastaj togfjalëshi suedisht “…förbättra vattenkvaliteten” shqip thuhet “…përmirëso cilësinë e ujit”, jo “kualitetit të ujit”. Në lajmin suedisht “knivskars minst sex personer”, gazetarit nuk i kujtohet fjala e qëlluar dhe e kuptueshme shqip: “së pakut gjashtë veta janë therur me thikë”, meqë kafsha apo njeriu theret me ndonjë mjet të mprehtë, dhe nuk shpërthehet si balona me gjilpërë. City, 17.03.2014

Vlen të sqarohet se përkthimi duhet të bëhet me masë e me logjikë; ato fjalë që përfshihen në origjinal, ka mundësi të shprehen edhe në gjuhën shqipe, meqë me fjalën “baba” lidhet komponenti “prind”, prandaj nuk ka nevojë të qartësohet me fjalë të tjera. Kjo do të ishte sikur të shkruhet “Një familje (burri gruaja dhe fëmijët), kur dihet që prindërit dhe fëmijët lidhen me komponentin familje. Gjithashtu edhe për bisedën në taksi është mirë të shkruhet vetëm njëra prej fjalëve “për të dëgjuar një mori gjërash”, jo (gjërash/ndodhi), meqë kanë kuptim të njëjtë. Në rubrikën e lajmit “Studier i USA lockar allt fler” lajmi shqip nuk përputhet me lajmin suedisht, p.sh. fjalia “Många av de som söker blir också antagna – Shumë nga ata që aplikojnë edhe pranohen”, kurse duhet të shkruhet “Shumë prej tyre që kërkojnë të studiojnë, pranohen”. Pastaj “Han råder andra som är sugna på att studera i USA att vara ute i god tid. – Framför allt när det gäller uppsatserna (Ai këshillon aspiruesit e studimeve në ShBA që të reagojnë me kohë. Sidomos në prag të temave me shkrim/hartimeve), kurse duhet të shkruhet: ”Ai këshillon të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë në ShBA të nisen me kohë. Sidomos kur është fjala për punimet shkencore”. Përkthyesi duhet pasur kujdes në kulturën e të shprehurit në gjuhën shqipe, nuk duhet të përdoren fjalë të panevojshme, që do të thotë sikur lexuesit shqiptarë nuk dinë ç’është babai apo nëna, ndaj shton sqarime të paarsyeshme që e bezdisin lexuesin. Sipas përkthyesit duket sikur gjuha shqipe është e varfër, dhe nuk ka fjalë të duhura për komentimin e lajmit suedez. Duket qartë që në lajmin e versionit suedisht flitet për torturimin e foshnjave në djepa, jo fëmijëve, meqë fëmija ka kuptim më të gjerë, kundrejt foshnjës që ende ushqehet me qumështin e nënës.

Në vazhdim, fjalia ”för att de inte kan visa upp giltiga studieintyg (nuk kanë mundësi që në vend-ngjarje të tregojnë kartën studentore), shqip duhet të shkruhet ”nuk kanë mundësi të tregojnë kartën studentore”. Pastaj fjala ”tvingas betala böter” duhet të përkthehet ”detyrohen të paguajnë”, meqë kështu shkruan në Fjalorin suedisht-shqip, jo ”obligohen të paguajnë”. Duket qartë, që plotësimi ”në vend-ngjarje” në lajmin bazë suedisht nuk gjendet, pa nevojë ka hyrë edhe përemri i pakufishëm “varandra=njëri-tjetri”, meqë në lajmin suedisht nuk figuron. Po në këtë lajm shembulli i fjalisë “var tvungen att åka till Iran för att ansöka om uppehållstillstånd(duhet të shkon në Iran dhe nga atje të aplikoj për leje-qëndrim), kurse duhet të shkruhet me gramatikë dhe me logjikë ”duhet të shkojë në Iran dhe nga atje të kërkojë lejeqëndrim”, meqë qytetari iranian nuk mund të zbatojë, por mund të kërkojë lejeqëndrim në Suedi. Kompozita “lejeqëndrim” është ndërtuar nga fjalët leje dhe qëndrim, prandaj ashtu siç janë kompozitat lejekalim, lejehyrje, lejeqarkullim, edhe kompozita lejeqëndrim bie në grupin e tyre, dhe nuk ndahet me vizë.

Pastaj versioni i fjalës “nordöstra”, duhet përkthyer “verilindore”, jo “veriperëndimore”, gjithashtu edhe shembulli i fjalisë ”Unë jomë frikuar, kur komë marr letrën”, duhet shkruar drejt “Unë jam frikuar, kur e kam marr letrën”, për të cilën mendoj se ka qenë pakujdesi e përkthyesit. Kurse në shembullin e fjalisë “Kylan biter sig fast och våren dröjerAcari është ngulitur dhe pranvera ka ngecur”, duhet përkthyer “Të ftohtët është ngulitur dhe pranvera zvarritet”. Pikërisht togfjalëshi suedisht “våren dröjer” shqip përkthehet “pranvera zvarritet”, që sipas kuptimit metaforik do të thotë se pranvera vjen ngadalë, por edhe pranvera vonohet. Prandaj në fjalinë e sipërpërmendur fjala “kylan” përkthehet “të ftohtët”, gjë që edhe lexuesit shqiptarë e kuptojnë më mirë, meqë në të folmen e përditshme familjare thonë: “Jashtë bën ftohtë” apo “Mërdhiva nga të ftohtit”. Duhet pasur kujdes se fjala “acari-a” do të thotë të ftohtët i madh gjatë dimrit, suedisht përkthehet “frysen”, që do të thotë dimër i ashpër, prandaj thuhet “frysta blåbär” që do të thotë “boronica të ngrirë”. Zakonisht në fillim të pranverës bënë ftohtë, prandaj populli me shqetësim thotë u kthye dimri, edhe pse temperatura është mbi zero.

Përkthyesi suedisht-shqip duhet pasur kujdes, sepse njësia monetare e tri shteteve skandinave: e Suedisë, e Danimarkës dhe Norvegjisë, sipas FGjSSh quhet “koron/ë-a”, jo “kruna”. Në shembullin e fjalisë suedeze “Barnet klarade sig, men mamman blev klämd(Fëmija shpëtoj mirëpo nëna (e fëmijës) u shtytë/ndrydhë”, (këtu folja “shpëtoj” është shkruar në kohën e tashme, kurse duhet në aorist “shpëtoi”), duket qartë që përkthimi shqip është i pakuptueshëm, kurse duhet shkruar: “Fëmija shpëtoi, mirëpo nëna u shtyp”.Edhe këtu përkthyesi vepron sikur lexuesi nuk di ç’është fjala “shtypë”, ndaj mundohet të sqarojë me sinonimi e panevojshme “ndrydhë”.

Për fjalën suedeze “stökigt” përkthyesi duhet shënuar vetëm një fjalë jo dy apo tri fjalë “hallakatje/zhurmë/çrregullime”; kjo do të thotë, “nëse lexuesi nuk e kupton fjalën e parë, le ta kuptojë të dytën apo të tretën, që konkretisht do të thotë mungesë e kulturës së përkthyesit. Me një lajm tjetër të përkthyer nga suedishtja “Enligt en ny studie väljer svenska arbetsgivare systematisk bort högutbildade utrikesfödde på grund av fördom(Sipas një studimi, punëdhënësit suedezë seleksionojnë aplikimet e të huajve me kualifikime të larta profesionale për shkak të paragjykimeve që kanë), duket qartë që lajmin suedisht e kuptova më mirë se lajmin e përkthyer shqip, që sipas mendimit tim duhet të përkthehet kështu me logjikë: ”Sipas një studimi të ri punëdhënësit suedezë, për shkak të paragjykimeve, në mënyrë sistematike largojnë ardhacakët me arsim të lartë”. Pastaj shembulli i fjalisë suedisht “Det är helt groteskt hur många utrikesfödda akademiker som är arbetslösa (Është tërësisht qesharake sa shumë akademik me sfond të huaj janë të papunë), kurse duhet shkruar ”Është absurde sa shumë akademikë refugjatë janë të papunë”. Duket qartë që fjalia e përkthyesit ka dalë dy herë më e gjatë se versioni suedisht, që do të thotë shumë zhurmë, megjithatë fjali e paqartë. Duhet pasur kujdes, sepse qesharake apo humoristike mund të jetë ndonjë paraqitje komike, siç është kamera e fshehtë. Në fund të lajmit suedisht shkruan “Till våren ska byggnaden vara klar” (Ndërtimi i ndërtesës përfundon në pranverë të vitit tjetër), kurse shqip kërkohet të shkruhet me masë dhe me logjikë: “Ndërtimi do të përfundojë në pranverë” dhe jo me përsëritjen e frazave të panevojshme. Përkthyesi harron se lajmi është shkruar në stinën e verës, prandaj vetë logjika nënkupton që fjala është për pranverën e vitit të ardhshëm, kurse vetëm fjala suedeze “byggnaden” përkthehet “ndërtesa”, jo “ndërtimi i ndërtesës”. Nëse përkthyesi shpërblehet në bazë të përdorimit të numrit të madh të frazave në lajmin shqip, atëherë është një dëm shumë i madh për kulturën e të shprehurit në gjuhën shqipe.

Në vazhdim, në lajmin suedisht shkruan: “Barn med utländskt ursprung har sämre tandhälsa än andra barn, – det visar flera undersökningar”, kurse përkthimi shqip është bërë: (Fëmijët me sfond të huaj kanë gjendjen shëndetësore më të dobët të dhëmbëve se të tjerët). Edhe këtu shihet që përkthimi me fjalë të panevojshme është i paqartë dhe vështirë kuptohet nga lexuesit shqiptarë. Shpeshherë në faqen e shtypit përkthyesi përdor shprehje të panevojshme, siç është fjala “sfond”, por që fare nuk e ka vendin në këtë lajm, prandaj duhet të përkthehet me fjalën e duhur e të kuptueshme: “Sipas disa studimeve tregohet se fëmijët me prejardhje të huaj kanë shëndet më të dobët të dhëmbëve se fëmijët tjerë”. Për habi shembulli suedisht në gjuhën serbe, kroate e boshnjake është përkthyer drejt – “porijeklo”, jo “pozadina”. E njëjta gjë përsëritet edhe me togfjalëshin suedisht ”utländska studenter”, kurse duhet shkruar “studentë të huaj” dhe jo ”studentët me sfond të huaj”, meqë në lajmin bazë nuk flitet për prejardhjen e studentit, edhe pse është bërë dy herë gabim. Nuk është aspak etike po qe se përkthyesi shqiptar qytetarëve të Kosovës u thotë që janë me sfond shqiptar, në vend se të thuhet natyrshëm me prejardhje shqiptare. Pastaj togfjalëshi “prejardhja e njeriut” që suedisht thuhet “människans ursprung”, kurrsesi nuk thuhet “människans bakgrund” (sfondi i njeriut). Prandaj për njerëzit, kafshët dhe bimët nuk thuhet janë me sfond bimor, shtazor, por janë me prejardhje ilire, kelte, bimore, shtazore, shoqërore, klasore, punëtore, fshatare etj. Shkurt e qartë: Shqiptarët janë me prejardhje ilire, kurse sfondi i flamurit kombëtar është i kuq”, kurrsesi sfondi ilir dhe sfondi i kuq. Gjithashtu togfjalëshi suedisht “Dockans bakgrund” është një shprehje ku flitet për prejardhjen e kukullës, se prej nga vjen, prandaj nuk flitet për sfondin – ngjyrën e rrobave të kukullës. Fjala “sfond” ka të bëj me ngjyrën bazë të letrës apo pëlhurës, mbi të cilën bëhet piktura apo ngjyra e skenës teatrale apo e një tribune, mund të përdoret edhe si shprehje figurative e gjendjes së përgjithshme, kushtet themelore ose mjedisi historik, shoqëror etj., në të cilën zhvillohet a bëhet diçka.

Në fjalinë bazë suedisht nuk përmendet “enkel vatten=ujë të thjeshtë”, as “vanligt vatten-ujë i rëndomtë”, por vetëm “vatten=ujë”, prandaj duhet shkruar me masë dhe me kulturë, meqë fëmijët nuk thonë “mama, dua ujë të thjeshtë apo të rëndomtë, por “mama, dua ujë”, kurse në raste të jashtëzakonshme shtypi shqiptar dhe ai suedez shkruajnë “do të bëhet furnizimi me ujë të pijes”. E njëjta gjë vlen edhe për fjalët suedeze: norrman, indiankvinna, italianman, köpman shqip përkthehen: norvegjezi, indiane, italiani, tregtari dhe kurrë jo me togfjalësh: burri norvegjez, gruaja indiane, burri italian, burri tregtar.

Përkthyesi i shtypit suedez “City Malmö” në lajmet javore të përkthyera shpeshherë përdorë fjalën e huaj “obligim”, të cilin FGjSSh nuk e përfshin, në vend të fjalës shqipe “detyrim”. E vetmja fjalë me burim latin “obligacion-i” që do të thotë letër me vlerë që jepet nga shteti qytetarëve në vend të parave, por që ka kuptimin e detyrimit ndaj shtetit. Mirëpo fjalët “obligim, obligoj, obliguar, obligohet” në fjalorin e përditshëm të gjuhës shqipe nuk përdoren, meqë gjuha shqipe e ka fjalën “detyrim, detyrimisht, detyrohem, detyroj, detyruar, detyrues dhe detyrueshëm. Prandaj në vend të fjalës “…është obliguar të ndërpres studimet” duhet shkruar “…është detyruar të ndërpret studimet”. Gjithashtu edhe në lajmin tjetër shkruan “Mijëra udhëtarë u obliguan…”, kurse duhet shkruar “Mijëra udhëtarë u detyruan…”. Kështu vepron edhe me përdorimin e panevojshëm të fjalës së huaj “aplikoj”, “aplikim”, që në Fjalorin suedisht-shqip nuk përfshihet, përveç fjalës “genomför” dhe “genomfirande”, që në gjuhën shqipe përkthehet “zbatoj” dhe “zbatim”. Është për të ardhur keq, që shumë autorë të shkrimeve në vend të fjalës së kuptueshme shqipe “zbatoj” përdorin fjalën e huaj të pakuptueshme “aplikoj”. Ashtu sikurse fjala ”sfond” që përdoret në fushën e artit e letërsisë, edhe fjala ”start” përdoret në fushën e sportit, prandaj më mirë është të shkruhet shqip ”filloi”.

Me një shembull tjetër të lajmit suedisht shkruan ”Det värsta är när andra tror att man är farlig och aggressiv (Është tmerr, kur të tjerët mendojnë se njeriu është bërë i rrezikshëm dhe agresiv), kurse duhet shkruar “E keqja më e madhe është, kur të tjerët mendojnë se njeriu është i rrezikshëm dhe agresiv”, meqë në shembullin suedisht nuk përmendet fjala “skräck”, që të thotë “tmerr”. Pastaj në shembullin e lajmit suedez ”Det är på uppdrag av regeringen som den gemensamma satsningen (Ky kontribut i ndërsjellët është ndërmarrë me iniciativë të qeverisë), kurse duhet të shkruhet “Ky aksion është ndërmarrë sipas urdhrit të qeverisë”, meqë fjala suedeze “uppdrag” do të thotë “aksion”, jo “kontribut”. Anasjelltas është përdorur edhe fjala suedeze “kraftig” që në gjuhën shqipe përkthehet “fort, fuqishëm”, jo “ashpër”, kurse kjo e fundit suedisht përkthehet “sträng”, kurse fjala “iniciativë” (shqip: nismë) në lajmin suedisht nuk përmendet askund.

Në lajmin e versionit suedisht: ”Målet är att brottsligheten ska bli lägre än i andra skånska kommuner (Synim primar është nivelizimi i krimeve nën atë masë që komunat tjera në Skone kanë…)”, duhet përkthyer: “Synim parësor është që kriminaliteti të jetë më i ulët se në komunat tjera të Skones”, meqë në shembullin suedisht nuk flitet për nivelizim të krimeve, por për ulje të kriminalitetit në komuna të Skones në jug të Suedisë. Edhe ashtu fjala “nivelizim” është shkruar gabimisht, duhet shkruar “nivelim”. Pastaj fjalët e përbëra – kompozitat: moslëvizje, mosfunksionim, moslejim, ballafaqim etj. duhet shkruar në njësi të vetme leksikore. Në vazhdim shembulli i lajmit “för att underlätta arbetet mot rasism” (që ndihmon në punën e tyre ndaj racizmit)” duhet shkruar ”që lehtëson punën e tyre kundër racizmit“, meqë racizmi është veprim reaksionar që duhet kundërshtuar e luftuar deri në zhdukje. Pastaj shembulli i lajmit “Män har högre lön än kvinnor, även inom samma yrke. Forskaren Åsa Löfström har undersökt ekonomers löner – och männen tjänar 3 000 kronor mer än kvinnorna, varje månad (Burrat kanë paga më të larta se gratë, madje edhe në kuadër të profesioneve të njëjta. Studiuesja Åsa Löfström ka bërë një verifikim të pagave të ekonomistëve dhe burrat marrin 3000 kr më shumë se gratë/femrat çdo muaj). Duke kuptuar lajmin suedisht, arrita të shkruaj lajmin shqip, dhe më doli kështu: “Burrat kanë paga më të larta se gratë, edhe pse me profesion të njëjtë. Studiuesja Åsa Löfström ka bërë një verifikim të pagave të ekonomistëve – ku burrat marrin 3000 kr në muaj më shumë se gratë.

I njëjti gabim përsëritet me “ndajshtimin “burrë, grua, nënë baba, prind etj., prandaj kur shkruhet lajmi, duhet pasur parasysh fondin suedisht, sepse aty nuk gjenden fjalët e shtuara shqip; – duhet të shkruhet me logjikë, kryesisht me masë, jo me fjalë të panevojshme “burrat/meshkujt, gratë/femrat ose prindërit/nënë e baba. Gjuha e shtypit informativ duhet të jetë e thukët, në mënyrë që lajmi të jetë i përshtatshëm për lexim, meqë komentet dhe sqarimet e shtuara në kllapa e mërzitin lexuesin. Në vazhdim, shprehja suedisht ”För tre månader sedan” sipas drejtshkrimit të gjuhës shqipe përkthehet ”Para tre muajve”, jo ”Tre muaj më parë”, ngjashëm siç veprohet me togfjalëshin suedisht “i juli månad”, kurse shqip shkruhet “në muajin korrik”. Gjithashtu shprehja “en polisbil blev beskjuten natten mot i tisdags” (Një veturë policore është shtënë me armë zjarri gjatë natës së hënë/martë), sipas përkthimit suedisht dhe sipas rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe duhet të shkruhet: “Një veturë policore është qëlluar me armë gjatë mbrëmjes në të gdhirë”. Duhet pasur parasysh se shprehja suedisht “natten mot i tisdags” përkthehet “të martën mbrëma në të gdhirë”, prej nga togfjalëshit “të shtunën mbrëma” sipas nevojës mund t’i shtohet emri i gjinisë asnjanëse “në të gdhirë”. Duhet pasur kujdes, që në lajm të mos ngatërrohen gjërat; shportat e bërllokut nuk quhen ”kazanë”, por kontejnerë që lëvizin me rrota, janë me përbërje plastike dhe suedisht thuhet ”att rula ut kärlet”. Sipas FGjSSh kazani është enë e madhe prej metali që shërben kryesisht për zierjen e ushqimit, jo për hedhjen e mbeturinave.

Gjithashtu edhe në shembullin “Han hävdar att det var ett internt skämt bland hans vänner(Ai vet ka potencuar se ky ishte gjest i brendshëm komik në mes shokëve), kurse duhet të shkruhet ”Ai ka theksuar se ishte një shaka e brendshme në mes shokëve”. Pastaj shembulli i lajmit ”Sveriges television besökte Heleneholms gymnasium i Malmö (Televizioni suedez vizitoj shkollën e mesme ”Heleneholm gymnasiet), duket qartë që përkthimi i fjalisë nuk përputhet me lajmin suedisht, kurse duhet të shkruhet rrjedhshëm ”Televizioni Suedez vizitoi gjimnazin Heleneholm në Malme”. Edhe një sqarim gramatikor, duhet pasur kujdes në zgjedhimin e foljeve, meqë foljet suedisht “besökte=vizitoi” dhe “träffade=takoi” janë folje të vetës së tretë në kohën e kryer, kurse folja “vizitoj” dhe “takoj” janë folje të vetës së parë e mënyrës dëftore në kohën e tashme. Duhet pasur parasysh se emri “Skone” në rasën dhanore shkruhet “Skones”, jo (Skone:s). Sipas shembullit suedisht ”Kvinnor blir våldtagna och tvingade till prostitution (Atje femrat dhunohen dhe obligohen të prostituojnë), duhet të shkruhet rrjedhshëm me fjalën e përshtatshme ”Atje femrat dhunohen dhe detyrohen të prostituojnë”, sepse fjala ”obligohet” ka një kuptim tjetër që kryesish përdoret në fjalorin ushtarak, që edhe ashtu FGjSSh nuk e përfshin. Në vazhdim, në lajmin ku flitet për një strehues 16 vjeçar, i cili thotë: “jag kunde inte sova och inte studera=nuk mund të flija dhe të studioja)”, këtu fjala “studera” suedisht ka kuptim të gjerë, që do të thotë studioj dhe mësoj, kurse në gjuhën shqipe dihet që strehuesi 16-vjeçar nuk studion, por mëson, meqë fjala “studioj” në gjuhën shqipe i takon shkallës universitare ku studiojnë studentët. Vetë fjala “asyl=strehues” tregon se refugjati së pari duhet mësuar gjuhën e vendit, pastaj duhet kryer shkollën e mesme, tek pastaj mund të vazhdojë studimet në universitet, për të cilën danezët thonë “Nuk duhet vlerësuar lulet, para se të bëhen frytet”.

Përkthyesi duhet pasur kujdes dhe të mos i ngatërrojë fjalët, meqë në lajmin burimor suedez shkruan “hedersrelaterade”=vrasje nderi, jo me shprehjen e dyfishtë “vrasje morale (nder familjar)”, që konkretisht flitet për nderin, jo për moralin. Nuk mjafton që lajmi apo tregimi të përkthehet fjalë për fjale nga gjuha e huaj, por duhet kuptuar ngjarjen dhe në mënyrë të rrjedhshme të shkruhet shqip, pa përdorur fjalë të panevojshme, që e mërzitin lexuesin. Ka raste kur lajmi i përkthyer në shtypin shqiptar nuk është i qartë, ndaj lexuesi detyrohet të gjej burimin në gjuhën e huaj për ta lexuar, p.sh. titulli i shkrimit në shtypin “BalkanWeb” “Sherri për një femër: 28-vjeçari plagos dy persona”, që sipas titullit flitet për ndonjë dashnore, mirëpo kur lexuesi e lexon ngjarjen, shihet se nuk është fjala për ndonjë sherr femre, por për mbrojtjen e nderit familjar, për të cilën lexuesit me arsye kishin komentuar për shtrembërimin e titullit.

Shembulli suedisht “Det visar en undersökning av Räda barnen”, (kjo potencohet në një sondazh të bërë nga organizata “Reda barnen”), duhet të jetë “këtë e tregon hulumtimi i organizatës “Reda Barnen), edhe pse fjalia është e gjatë, po aq e pakuptimtë dhe me fjalë të huaja në vend fjalës shqipe. Fjalia suedisht “Det tog hundratals ansökningar” është përkthyer keq (U kërkuan qindra aplikacione), kurse duhet “U shqyrtuan qindra lutje”, sepse fjala latin “aplikacione” shqip thuhet “zbatime”, edhe pse në suedishten bazë flitet për qindra lutje. Këtu kemi dy herë gabim, e para për shkak të mospërkthimit të drejtë të mendimit suedisht, e dyta për shkak të etikës, meqë zbatimi (aplikacioni) ka dallim me lutjen. Pastaj fjalia “30 procent av de 20 000 förstagångstudenter som började yrkesprogram 2009 har hoppat av” është përkthyer “(0 përqind nga njëzetëmijë studentë fillestarë që vijonin studimet në programin profesional në vitin 2009 kanë braktisur atë) duhet shkruar: “30% prej 20 000 studentëve, të cilët për herë të parë kanë filluar programin profesional në vitin 2009 30% janë tërhequr”. Duhet pasur kujdes se në lajmin suedisht flitet për studentët, të cilët për herë të parë e regjistrojnë vitin, në dallim me studentët përsëritës, rregullore që zbatohet edhe në universitetet shqiptare. (City, Malmö, 28 april 2014)

Lajmi bazë suedisht “Med skyltar på toadörrar vill Malmöstad sätta fokus på ojämnställdhäten” (Nëpërmjet afisheve të vendosura nëpër dyer të toaleteve komuna në Malme synon vënien në fokus të mos barazisë gjinore), shqip duhet të shkruhet “Mbishkrimeve nëpër dyer të toaleteve në qytetin Malme synon të tërheq vëmendjen në mosbarazinë e gjinive), meqë fjala “skylten” do të thotë mbishkrim, kurse afish-e do të thotë fletë ku shkruhet njoftimi për një shfaqje a ndeshje sportive, dhe është fjalë neolatine që përdoret edhe në suedishte “aficshen” me të njëjtin kuptim shqip: afishe, shpallje, pllakat, lajmërim; pastaj togfjalëshi “Malmö stad” shqip thuhet “qyteti Malme”, meqë flitet për nevojtoret e Malmes, prandaj nuk flitet për Komunën e Malmes. Përkthyesi duhet pasur kujdes dhe të mos i ngatërrojë fjalët gjatë përkthimit, gjithashtu “joba på Malmö stad” shqip shkruhet “të punojë në qytetin e Komunës, jo komunën e Malmes. Pastaj fjala suedeze “genrep” do të thotë provë gjeneralë”, jo “repetime” që është fjalë e panjohur për lexuesin shqiptar. Togfjalëshi “under våren” shqip duhet të përkthehet me masë, “gjatë pranverës”, jo gjatë stinës së pranverës”, meqë fjala ”årstiden (stinë)” nuk përmendet fare, prandaj edhe kështu duhet me masë, sepse lexuesi e di që pranverë është stinë e vitit. Pastaj fjala “gågatan” shqip përkthehet “shëtitore“, jo rrugë. Në shprehjen “Malmö stads ekonomi) (ekonominë (buxhetin) komunale në Malme) shqip shkruhet “Ekonomia e qytetit Malme”, kurse fjalët tjera janë të panevojshme apo duhet të hidhen në shportën e zyrës. Fjala suedeze “påverkar” shqip thuhet “ndikoj”, jo preket (pengohet). (City, Malmö, 12 maj 2014)

Sipas lajmit suedisht në shtypin “City Malmö”, 2014.06.09 “Det utbröst på Öresundstågen i förra veckan” është përkthyer gabimisht “Javën e kaluar filloj (shpërtheu) greva në trena të Öresund:it”, kurse duhet shkruar me masë dhe saktë: “Javën e kaluar shpërtheu greva në trenat e Oresundit”. Përkthyesi nuk e njeh aspak gramatikën shqipe, sidomos zgjedhimin e foljeve, që zakonisht i përdorë në vetën e parë të kohës së tashme të mënyrës dëftore, kurse në lajmet e shtypit duhet të përdoret vazhdimisht në të kryerën e thjeshtë – aorist. Prandaj nuk duhet shkruajë: “filloj, punoj, shkoj”, por në vetën e tretë aorist: “filloi, punoi, shkoi”, dallimi i vetëm është se derisa mbaresa e foljes në vetën e parë në kohën e tashme është “j”, mbaresa vetore në vetën e tretë në aorist është “i”. Duket qartë që lajmi në gjuhën boshnjake, kroate e serbe është përkthyer drejt dhe me masë. Në fjalinë e përkthyer “në ecje/lëvizje me paterica” shihet mungesa e kulturës së të shprehurit të përkthyesit, meqë sipas fjalisë suedisht, po edhe sipas etikës “gå på kryckor” duhet përkthyer dhe duhet shkruar “Ecën me paterica”, meqë njeriu me këmbë të gjymtuar nuk lëviz, por ecën me paterica. Pastaj paraqitja e përkthimit të fjalisë suedisht “Seko som protesterar mo timanställningar” (Seko janë duke protestuar kundër punësimit me orë (sahat)“ do të thotë sikur shqiptarët nuk dinë ç’është “ora”, prandaj në pllaka shënon edhe fjalën e turke “sahat”, me anën së cilës lexuesi shqiptar fiton përshtypjen se përkthyesi nuk është shqiptar. Duket qartë që përkthyesi bëhet i mërzitshëm me anën e sqarimit të panevojshëm të shënimit në kllapa edhe pse Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe nuk e përfshin. (2014.06.09, përkthyes Haxhi Osmanaj)

Fjalia në shembullin suedisht “Till helgen ska ansökan vara inne” (Koha e dorëzimit të të aplikimeve është deri në fund të javës/vikendit), duket qartë që përkthyesi është marrë me sajimin e fjalisë, që aspak nuk i përgjigjet lajmit suedisht, në të cilin nuk flitet për zbatime (aplikime), por për kërkesa, prandaj sipas rregullit drejtshkrimor duhet të përkthehet “Të gjitha kërkesat duhet të arrijnë deri në fund të javës“. Duket se autori nuk i njeh fjalët neolatine, prandaj i përdor sipas hamendjes, siç është fjala “aplikime”, shqip thuhet “zbatime”, edhe pse në tërë lajmin suedisht flitet për “ansökan – kërkesë”, jo zbatim (lat. applicare – zbatoj). Duket qartë që kërkesa me zbatimin kanë dallime, meqë pala dorëzon kërkesën, kurse enti zbaton vendimin. Prandaj përkthyesit suedisht-shqip i tërhiqet vërejtja që kurrë të mos e përdorë fjalën e huaj në vend të fjalës shqipe, sepse fjalën “aplikim” nuk e përfshin Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe. Pastaj fjalia “Området mellan Värnhem och Östervärn i Malmö är obebott” (Hapësira në mes të lagjes Värnhem dhe Östervärn në Malmö nuk është e banueshme), sipas Fjalorit suedisht – shqip përkthehet – “Rrethi në mes Vernhemit dhe Ostervernit në Malme është e pabanuar“, prandaj sipas lajmit bazë flitet për rrethin, jo hapësirën, kjo e fundit suedisht përkthehet “plats”. Në vazhdim, dallimi në mes shprehjes “nuk është e banueshme” (kund. i banueshëm) dhe përkthimit “e pabanuar” është se në të parën flitet për ndonjë vend që është i papërshtatshëm për banim, kurse në shembullin suedez flitet për zonë të shkretë e të papolluar, por që është vend i mirë për banim. Emri suedisht “Semlor med grädde” shqip përkthehet “kuleç me krem”, jo “me shkumë ajke”. Edhe më keq, përkthyesi i përzien fjalët herë shqip “kuleç”, herë “semlor” suedisht, të thuash e pasuron fondin e gjuhës shqipe me fjalët të reja. “Fettisdag-en” sipas fjalorit suedisht-shqip është e marta pas së dielës së parë të kreshmëve, (agjërimit), prandaj shqip duhet të shkruhet “Këta kuleç hahen ditën e agjërimit që quhet Fettisdagen…” jo ditën e të shëndoshëve. Pastaj në shembullin e lajmit suedisht “En flykting ska söka asyl i det första europeiska land som han eller hon kommer till” (Një refugjat duhet të aplikon për strehim kur ai/ajo hyn në shtetin e parë) në vend të foljes së përbërë “ska söka” (duhet të kërkojë) ka përdorur gabimisht fjalën e huaj “aplikon”. Duket qartë që fjalia nuk ka asnjë kuptim, prandaj duhet të përkthehet “Refugjati duhet të kërkojë strehim, kur ai ose ajo hyn në vendin e parë europian”. Kurse fjala suedeze “forskare” shqip përkthehet hulumtues, studiues, gjurmues që ka fushë të gjerë të veprimtarisë dhe jo shkencëtar që suedisht thuhet vetenskapsman, prej nga institucioni më i lartë i shkencës në Suedi quhet “Kungliga Vetenskapsakademien (Akademia Mbretërore e Shkencave) jo Kungliga forskarsakdemi – Akademia e hulumtimit… Pastaj sinonim i fjalës shkencëtar është fjala dijetar, i cili ka sistem dijesh e njohurish për një fushë a për një degë të caktuar. Siç duket përkthyesi i ngatërron fjalët hulumtues e shkencëtar, që kanë domethënie krejt ndryshe me ngjarjen ku flitet. Sidomos në lajmet ditore të shtypit suedez “Metro” dhe “Cyti” flitet për studius/e dhe hulumtues/e, jo për shkencëtar/e, të cilët kanë fushë të caktuar të diturisë. Konkretisht, në botë mund të ketë më shumë studiues e hulumtues se shkencëtarë eminentë. Në anën tjetër, Çarls Darvini ka qenë shkencëtar dhe hulumtues, i cili bëri hulumtime biologjike në vende të ndryshme të botës. Pastaj shkencëtarë kanë qenë edhe dijetarët e njohur: Aristoteli, Galenosi, Arkimedi, Straboni, Pausania, Pitagora, Ajnshtajni, Galilei, Isak Njutni, Koperniku, Gjordano Bruno, Sigmund Frojdi, Alfred Nobeli, Karl Von Line, Eqrem Çabej etj. (City, 12.02.2015)

Fjalia suedeze “År 2010 ska Malmö vara Sveriges klimatförebild” (Në vitin 2010 Malmö do të jetë model atmosferik në Suedi), në të cilën vetëm parafjala “në” fjalinë e bën të paqartë, prandaj duhet të shkruhet “Viti 2020 do të jetë model atmosferik i Suedisë”, duhet pasur kujdes dallimin në mes “År 2020” (Viti 2020) dhe Åren 2020 (në vitin 2020), meqë në lajm flitet për vitin 2020. Fjalën neolatine “obligohen” FGjSSh nuk e përfshin, prandaj duhet shkruar “detyrohen“, kurse fjala “minskas” shqip përkthehet “konsumimi i energjisë do të zvogëlohet“, jo …reduktohet, prej nga shihet që suedishtja e ka përdorur fjalën vendëse “minskar”, jo fjalën neolatine “reducerar”. Fjalia “Buss 20 från Lunds centrum till Max IV och ESS går ofta tom” (Autobusi me numër 20 që shkon prej qendrës së Lundit në Max IV dhe ESS shpesh herë ecë i zbrazët) duhet të shkruhet “Autobusi numër 20 prej qendrës së Lundit për Maks IV dhe ESS shkon shpeshherë zbrazët”. Vlen të sqarohet se dallimi në mes ndajfoljeve “shpesh” dhe “shpeshherë” është se në të parën flitet për veprime të dendura, dhe fjala e kundërt e saj është “rrallë”, kurse e kundërta e fjalës “shpeshherë” është fjala “rrallëherë”. (City, 19.o2.2015)

Fjala bazë suedisht “utekväll” shqip përkthehet “mbrëmje”, prandaj fjalët tjera janë të panevojshme “Një mbrëmje argëtuese/dëfrimi”, ku prej një fjale të vetme suedishte, në gjuhën shqipe kanë dalë tri fjalë. Pastaj shembujt suedisht “blev irriterad”=u irritua/inatos dhe “förstod inte”=nuk vërejtën (kuptuan), dihet që janë fjalë sinonime dhe duhet shkruar njërën prej tyre. Duket sikur përkthyesi frikohet se lexuesi shqiptar nuk do t’i kuptojë fjalët e para, ndaj jep plotësime të panevojshme, që është një veprim nënçmues, meqë në suedisht shkruan vetëm “de förstod inte”=ata nuk kuptuan. Ngjashëm vepron edhe në shembullin tjetër “om livet som flykting”=mbi jetën e të strehuarve, refugjatëve, në të cilën duhet shkruar rrjedhshëm “mbi jetën si refugjat”. Prandaj fjalët e panevojshme: u irritua, argëtues/dëfrimi, nuk vërejtën, e të strehuarve duhet të hidhen hiqen, në mënyrë që mendimi të shprehet me kulturë drjetshkrimore. Në shembullin “förskolan ligger” =parashkollorja xhindet, fjala “xhindet” sipas përrallave popullore do të thotë shpirt i keq, mbase përkthyesi ka menduar për foljen “gjendet” dhe jo “xhindet”. Shembulli i fundit suedisht “Nu dëms en 25-åring man till tre års fängelse=Tani është dënuar një njeri 25 vjeçar me tri vjet burg, duhet shkruar rrjedhshëm sipas radhitjes sintaksore të fjalisë: “Tani një burrë 25 vjeçar është dënuar me tre vjet burg “, meqë emri “vit-i” është gjinisë mashkullore, kërkohet që numri themelor të shkruhet “tre”. Duhet pasur parasysh se derisa në gramatikën suedeze pas kryefjalës vjen kallëzuesi, vendi i kallëzuesit në gramatikën shqipe lëvizë. Në vazhdim, në ditoren ”City” të datës 4 nëntor 2013 shkruan: ”Det ligger i tiden att gränserna mellan arbetsliv och privatliv suddas ut”. (Ka ardhur koha që kufiri në mes jetës private dhe jetës në punës të shlyhet), duhet të shkruhet: ”Është koha që kufiri në mes jetës private dhe personale të fshihet”. Në fjalinë bazë ”För en vecka sedan vann Malmö FF…” (Para një jave fitojë klubi Malmö…) folja ”vann” në suedishte është veta e tretë njëjës në preteritum (pakryer), kurse përkthimi shqip është bërë në vetën e tretë njëjës në kohën e tashme të mënyrës lidhore ”të fitojë”, prandaj kërkohet që të shkruhet në kohën e kryer të thjeshtë të mënyrës dëftore ”fitoi”, meqë në lajm flitet për ndeshjen e javës së kaluar.

Në lajmin bazë suedisht: ”Nästan 50 barn som fått permanent uppehålltistånd i Malmö bor på boenden för asylsökande. Nu vill Malmö stad skaffa hem till dem” (Afro 50 fëmijë (adoleshent) që kanë marr leje-qëndrim në Malmë janë ende duke banuar në strehimore të refugjatëve por komuna në Malmë tani dëshiron t’ju gjënë atyre banim), kurse duhet të shkruhet “Afro 50 fëmijë që kanë marrë lejeqëndrim të përhershëm në Malmë janë duke banuar në strehimoren e refugjatëve; tani qyteti Malme dëshiron t’u sigurojë banesa të reja atyre“. Në lajmin shqip është shënuar fjala e panevojshme neolatine “adoleshent”, suedisht përkthehet “ungdomsålder”, që do të thotë koha e pubertetit, mirëpo mungon fjala e duhur “përhershëm”, që sipas lajmit suedisht do të thotë “uppehålltistånd”. Edhe këtu duhet me masë të shënohen fjalët, sipas lajmit suedisht, dhe jo të sajohen shpjegime të panevojshme, që e mundon lexuesin shqiptar. Duhet pasur parasysh se dallimi në mes fëmijëve dhe rinoshëve është i madh: në radhë të parë janë foshnjat që në fillim ushqehen me qumështin e nënës dhe quhen fëmijë gjiri ose djepi; gjithashtu prej djepit deri në çerdhe. Në dallim prej dy grupeve të mëdha vjen mosha e fëmijëve parashkollor deri në moshën 6-vjeçare, pastaj prej moshës 6-12 vjet që quhet mosha shkollore, dhe mosha e rinisë prej 13-18, e cila quhet mosha dhjetëvjeçare, (anglisht tenerin). (City-Malmö, 18.11.2013)

Në shtypin ditor City-Malmö më 17.02.2014, lajmi “Rånen har blivit alltmer våldsamma”, duhet të shkruhet “Plaçkitjet po bëhen gjithnjë e më të dhunshme”, jo “të ashpra”. Pastaj “Polisen misstänker att de hänger samman” (Policia dyshon se plaçkitjet janë të ndërlidhura (ngjashme), kurse duhet “Policia dyshon se janë të ndërlidhur” prej nga fjalët e panevojshme shkojnë në shportë, meqë ngjarja është theksuar qysh në fillim të lajmit. Dhe krejt në fund të lajmit “Vid två av rånen har amisstäntka gripits, en fjortonårig och en femtonårig pojke” (Të dyshuarit për dy raste të plaçkitjes janë arrestuar nga policia, një 14 dhe një 15 vjeçar të gjinisë mashkullore”, kurse duhet të shkruhet “Të dyshuarit për dy raste të plaçkitjes janë arrestuar nga policia, një 14-vjeçar dhe një 15 vjeçar), pa plotësin “të gjinisë mashkullore”, meqë mbiemri “pesëmbëdhjetëvjeçar-i” është në gjininë mashkullore, përndryshe po të jenë vajza atëherë shkruhet “një pesëmbëdhjetëvjeçare”. Pastaj lajmi i kobshëm për vrasësin e mirënjohur suedez “Serieskytten Peter Mangs…” nuk shkruhet “Gjuajtësi serik…”, por “vrasësi serik” ose “qitësi serik”, sepse Peter Mangs nuk po dënohet për ndonjë gjuajtje topi në fushën e lojës, por që ka vrarë njerëz me armë, që sipas së folmes në popull thuhet “dikush qiti pushkë”, jo “dikush gjuajti pushkë”. (City-Malmö, 17.02.2014)

Në shtypin ditor “City Malmö” të datës 10 shkurt 2014 shembulli i fjalisë suedisht: “För det har Malmö stad fått mycket kritik. Nu tillsätter kommunen en arbetsgrupp”, në përkthimin shqip del ndryshe: (Për këtë veprim është kritikuar shumë Komuna në Malmö. Komuna në Malmö ka formuar tani një grup pune), kurse duhet të përkthehet qartë: “Për këtë veprim qyteti Malme ka marrë kritikë të madhe. Tani komuna ka formuar një grup punues”. Duhet pasur kujdes se “Malmö stad” shqip thuhet “qyteti Malme”, jo “komuna në Malmö”. Pastaj togfjalëshi “mycket kritik” sipas kuptimit logjik është fjala për kritikë, qortim ose vërejtje të madhe, ngjashëm siç thuhet “skarp kritik=kritikë të ashpër”, kurse “många kritiker” shqip përkthehet “shumë kritika”, edhe pse shembulli i përkthyer shqip është i paqartë.

Si pas ditores “City Malmö” të datës 27.01.2014 në mes fjalës “internet (rrjet)” duhet zgjidhur njërën jo dyjat ose internet anglisht ose rrjet shqip, sepse është nënçmim për lexuesin e sotëm prej fëmijërisë deri në pleqëri, prandaj të gjithë njerëzit në botë e dinë se ç’do të thotë fjala “internet”. Gjithashtu edhe te shembulli i lajmit “studimeve (shkollimit)” duhet përmendur njërën prej tyre, mirëpo në lajmin bazë suedisht shkruan “De flesta kontakter har jag fått genom utbildningen”, prandaj shqip përkthehet “Pjesën dërrmuese të kontakteve i kam krijuar gjatë shkollimit”, jo “Pjesën dërmuese të kontakteve i komë krijuar gjatë studimeve (shkollimit)”, meqë studimet me shkollimin kanë dallim, e para ka kuptim më të ngushtë, kurse e dyta ka kuptim më të gjerë. Në vazhdim, titullin ”Gatans röst och ansikte” (Zëri i rrugës dhe i fytyrës) së pari duhet shkruar suedisht, kurse përkthimi shqip vihet në kllapa), edhe pse titulli i përkthyesit “zëri dhe fytyra rrugore” është i paqartë. Edhe përkthimi i këshillës suedeze: “Tar du ingen makt ger du all makt till någon annan att bestämma, në gjuhën shqipe (Nëse nuk merr pushtet (shfrytëzon mundësi) ti i ofron pushtetin (mundësi) dikujt tjetër të vendosë.) është i paqartë,prandaj duhet shkruar: ”Nëse nuk e shfrytëzon mundësinë, ti i ofron mundësinë dikujt tjetër të vendosë”. Duket qartë që përkthyesi nuk është i sigurt, prandaj lexuesit i thotë zgjidhe cilën fjalë të duash. Kjo nuk shkon, por fjalia duhet të shkruhet qartë dhe kuptueshëm, jo me shpjegime të panevojshme, sepse e mundon lexuesin, gjë që më lehtë kuptohet suedisht se lajmi i ngatërruar shqip. Pikërisht unë lajmin suedisht e kuptoj më mirë se lajmin e sajuar të përkthyesit shqiptar në ditoren “City” Malme. Kujdes, nuk shkruhet “Këngëtarja Skåne:s”, por Këngëtarja e Skones”, sepse edhe gjuha shqipe e ka shkronjën “o” (å), prandaj dhanorja duhet të shkruhet pa dy pika “Skones”.(City-Malmö, 27.01.2014)

Përkthyes i nderuar i gazetës “City”, mos shto sqarime të panevojshme në kllapa, sepse është nënçmim për lexuesin shqiptar, që do të thotë sikur nuk i kupton i bisedat e zakonshme, siç është lajmi i përkthyer nga suedishtja “Även schimpanser smittas gäspaningar, visar forskning från Lund”, të cilën e ke paraqitur kështu: (Edhe shimpanzat infektohen nga gogësija (gojë hapja e thellë), dëshmon hulumtimi në Lund), kurse duhet përkthyer me masë: “Edhe shimpanzet infektohen nga gogësitja, dëshmon hulumtimi në Lund”. Fjalën e kuptueshme e të përditshme familjare “gogësij” nuk ke nevojë ta shënosh në kllapa (gojë hapja e thellë), edhe ashtu është shkruar gabimisht), meqë është fjalë shqipe. Nëse shkruan fjalën e huaj “gäspning”, atëherë mund të shënosh sqarimin shqip (hap gojën). Psh. fjalia suedisht ”Gäspning är en djup andning med öppen mun”,shqip përkthehet ”Gogësima është një frymëmarrje e thellë”. Prandaj nuk shkruhet “Macja gogësinë thellë”, por “Macja gogësinë shumë”, meqë vetë fjala “gogësij” do të thotë hap gojën dhe merr frymë thellë. Duket qartë, nuk ka kuptim që shqiptarit t’i thuhet “a e di çka do të thotë fjala “gogësimë”, kur të gjithë ne jemi rritur me këtë fjalë të zakonshme familjare. Prandaj ashtu siç e di lexuesi shqiptar ç’është fjala flej, pushoj, vrapoj, zgjohem, ngopem, rrëzohem, pa dyshim që e di se çka do të thotë edhe fjala “gogësij”. Në fjalinë bazë “Ungar börjar härma vuxna cshimpansers beteende…” (Vogëlushët e shimpanzeve fillojnë imitimin e sjelljeve të shimpanzeve të rritura…) flitet për shimpanzetë e vegjël që fillojnë të imitojnë sjelljet e shimpanzeve të rritur, jo për të vegjlit e shimpanzesë. Malme, 16.04.2013

Në një nga faqet e shtypit elektronik shkruante: “Mjeku kujdestar ka konfirmuar se fëmija nuk kishte pasur shenja jete”, në të cilën është përdorur fjala e huaj frënge. Sipas Fjalorit frëngjisht-shqip të Vedat Kokonës “confirmation” do të thotë vërtetim, kurse folja “confirmervërtetoj, me anën e së cilës vërteton një fakt, një hipotezë, a një qëllim, prandaj në rastin fëmijës së vdekur në spital, mjeku vërteton shqip vdekjen, jo frëngjisht. Vlen të theksohet se këtë fjalë të huaj FGjSSh nuk e përfshin. Prandaj edhe kësaj radhe faqet e shtypit të mos i detyrojnë dhe mos i mundojë lexuesit shqiptarë të shërbehen me fjalë të panjohura. (Telegrafi, 24.11.2014)

Në faqen e shtypit “City” të datës 11.12.2004 “Nyhetsveckan i kortet på olika språk” duhet pasur shumë kujdes në përkthimin e lajmit nga origjinali, në të cilën suedishte shkruan: “Fester, sex, värmepumpar och skällande hundar”, kurse përkthimi shqip është bërë me një trajtim tjetër: (Festat, seksi, pompa për ngrohje dhe qenë të racës shëllande). Prandaj sipas origjinalit fjalia duhet të përkthehet “Festat, seksi, kaloriferët dhe qentë që lehin”, me që nuk flitet për qentë e racës, por për qentë që lehin, konkretisht për zhurmën që u pengojnë qytetarëve.

I metro tidningen “City”12.11.2004 på sidan ”Nyhetsveckan i kortet av Olika språk” översättningen bör varamycket försiktig med att översätta budskapet från originalet, där svenska mening skriver: “Fester, sex, värmepumpar och skällande hundar“, medan översättning i svenska är gjort med en annan behandling: (Festat, seksi, pompa për ngrohje dhe qenë të racës shëllande). Därför enligt den ursprungliga meningen bör översättas “Festat, seksi, kaloriferët dhe qentë që lehin“, eftersom de inte pratas om rashundar, utan om hundar som skäller, nämligen för brus som stör medborgarna. Kompozita suedeze “Rosengårdsborna” shqip përkthehet me togfjalësh “banorët e Rozengordit”, jo qytetaret e Rozengordit”, kurse fjala suedeze “medborgare” shqip përkthehet qytetar-i/-e.

Shembulli i fjalisë “një fluks më i madh i njerëzve” shqip shkruhet “një numër i madh i njerëzve”, meqë fjala “fluks” është fjalë e panjohur dhe Fjalori i gjuhës së sotme shqipe nuk e përfshin. Pastaj “Det är lätt bli känd på internet” (Është lehtë të popullarizohesh nëpërmes internetit” shqip përkthehet ”Është lehtë të bëhesh i njohur (i famshëm) në internet”.

City pratade med vana studenter om hur man klarar ekonomin. (City bisedoi me studentë të vjetër, si t’ia dalin gjendjes ekonomike). “Gazeta City ka bashkëbiseduar me student që kanë eksperiencë në tejkalim të sfidave ekonomike“. Fjalia bazë „vana studenter“ ka kuptimin e studentëve të vjetër me përvojë, në të cilën vetë fjala „vjetër“ nënkuptohet që studentët janë me përvojë. Pastaj në vend të fjalës së huaj latine „adoleshentë dhe edukimi seksual“mund të përdoret fjala e kuptueshme shqipe „rinoshët dhe edukimi seksual“.

„Unga vill ofta hellre prata om relationer än sex“ (Shpeshherë të rinjtë preferojnë të bisedojnë për marrëdhëniet formale se ato seksuale, kurse duhet të shkruhet: „Shpeshherë të rinjtë më shumë pëlqejnë të bisedojnë mbi relacionet se mbi seksin“. (City, 8.09.2014)

Në shtypin “City Malmö” më 23.04.2015 shkruan: Në shembullin e fjalisë suedisht “Skåne produecerar mest sopor i Sverige” (Skåne bënë më së shumti bërllok në Suedi) gramatikisht duhet të shkruhet: “Skone prodhon më së shumti mbeturina në Suedi”. Duhet pasur kujdes fjala “prudecerar” shqip përkthehet “prodhoj”, kurse fjala shqipe “bën” suedisht përkthehet “gör”. Kur është fjala për përkthimin e fjalës “sopor2 me të drejtë sipas radhitjes duhet të përkthehet “mbeturinë”, meqë është fjala për mbetje të ushqimit. Duket se përkthyesi e ka marrë prej Fjalorit suedisht-shqip të Sadullah Zendelit, në të cilin fjala kryesore duhet të jetë: sopor – mbeturinë pastaj vijnë fjalët sinonime bërllok, plehra dhe lëmishte; prandaj fjalia “gå ut med soporna” – shqip duhet të përkthehet “nxjerr mbeturinat jashtë” jo “nxjerr bërllokun jashtë”. Për të vërtetuar se cila prej këtyre fjalëve duhet të përdoret në gjuhën shqipe, tregon më së miri fjala “kosh” në FGjSSh, në të cilin shkruan “koshi është thurimë që mbahet për të hedhur në të mbeturinat”, çka do të thotë se askund nuk përmendet fjala sinonime “bërllok”. Ndryshe me Fjalorin suedisht-shqip, Ramazan Hysa në Fjalorin anglisht-shqip fjalën angleze “garbage” (suedisht sopor) – përkthehet “mbeturina të kuzhinës” dhe “plehra””, kurse “rubbish” (suedisht skräp) përkthehet “mbeturina” dhe “hedhurina”. Që përkthyesi ndonjëherë mbetet pykë, tregon përdorimi e terminologjisë suedeze “IT-jobbmässan”, që në gjuhën shqipe përkthehet “IT-panairi i punës” (konkretisht: Panairi i punës Informative Teknike).

Një shembullin suedisht “Att han får en ny chans” (atij do t’i ofrohet edhe një shansë/mundësi) duhet të shkruhet “ai do të ketë edhe një rast të ri”. Togfjalëshi suedisht “ny chans” (një shanse /mundësi) shqip duhet të shkruhet “një rast i ri”. Nuk ka nevojë të shkruhet me plotësim sqarues të fjalës, sepse lexuesit shqiptarë e dinë ç’do të thotë fjala “rast”. Mbase përkthyesi e ka dëgjuar publikun shqiptar në stadium duke brohoritur “lojtari kishte një rast të mirë”, jo “shans të mirë”. Prandaj përkthyesi duhet të dëgjojë edhe popullin, jo të sajojë fjalë të reja sipas kutit të tij. Fjala suedeze “anställd” (i punësuar/plasuar) shqip duhet të shkruhet vetëm “i punësuar”, kurse fjala “plasuar” jo vetëm që nuk është fjalë shqipe, por edhe mjafton të shkruhet “punësuar”, që është fjalë më e përhapur në gjuhën shqipe. Në këtë rast është turp dhe mungesë kulture kur fjalës së kuptueshme shqipe “punësuar” t’i shtohet sqarimi i panevojshëm dhe i panjohur “plasuar”. Në vazhdim, në lajmin suedisht “inte förnya hans arbets- och -uppehålltillstånd” (inkorporoj stafin për pastrim”, duhet të shkruhet kuptueshëm “Migracioni nuk ka dashur të përfshij punën dhe lejeqendrimin e tij“. Në shembullin suedisht “två tillfällen” (dy herë (raste takimi) shqip duhet të shkruhet “dy mundësi” asgjë tjetër nuk ka nevojë të shkruhet, sepse humb kuptimin e lajmit. Ndajfolja suedisht “innan” (përpara) sipas Fjalorit suedisht-shqip përkthehet “para”, në të cilën nuk ka më shumë shpjegime. Dallimi në mes ndajfoljeve “para” (innan) dhe “përpara” (före) është se e para përdoret për të treguar kohën, ngjarjen, kurse e dyta tregon vendin ose drejtimin. Në shembullin suedisht “Räkna med mycket tyll under Malmöfestivalen som börjar imorgon och pågår en vecka” (Llogaritni se do të ketë shumë tyle gjatë festivalit të Malmö:s i cili fillon nesër dhe do të mbahet gjatë një jave), duhet shkruar rrjedhshëm: “Llogaritni me shumë tyl gjatë festivalit në Malme, i cili fillon nesër dhe zgjat një javë”. Kurse fjala “hemmafest” shqip përkthehet “festa vendore” apo “festë shtëpiake”, jo “festë në ambiente familjare”, gjithashtu edhe togfjalëshi i huazuar “ambiente familjare” shqip përkthehet “mjedis familjar”. (City Malmö, 13.08.2015)

Në shtypin “City Malmö” më 24.09.2015 shkruan: “Idag drar Vuxenskolan igång en kurs i hur du “hittar rätt dejtingdjungeln” (Sot Vuxenskolan ka hapur një kurs edukativ se në çfarë mënyre ju duhet të reagoni i përshtatshëm në xhungël të takimeve), kurse duhet të shkruhet “Sot shkolla për të rriturit (vuxenskolan) tërheq fillimin e një kursi si “të gjesh drejt xhunglën e këshillave“. Në këtë rast “vuxenskolan” është emërtim i shkollës së mesme në Suedi, nuk është emër i përveçëm, prandaj duhet shënuar kuptimin shqip të fjalës, ashtu siç shkruhet “gjimnazi” (gymnasiet). Duket në përkthimin e fjalisë shqip ka dalë me fjalë të panevojshme që ngatërron kuptimin, meqë në tekstin bazë suedisht fjalët: “të reagoni” dhe “kurs edukativ” nuk përmenden, edhe ashtu nuk kanë të bëjnë me lajmin. Në fjalinë suedisht “ilningar längs ryggraden” (gicilime përgjatë boshtit kurrizor) duhet përkthyer “dridhma përgjatë shtyllës kurrizore). Në anën tjetër prekja në trup apo në gushë quhet gudulisje, jo figurativisht “gicilim”. Në vazhdim, duhet pasur kujdes se në lajmin suedisht “Sonen Levi dog i magen i vecka 38” (Djali i tyre Levi vdiq në stomak në javën 38), duket qartë që në lajm flitet për fëmijën në bark, jo për ushqimin në stomak (sued. buk-en). Pastaj foshnja nuk gjendet në stomak, por në barkun e nënës. Tradicionalisht në popull dihet që fëmija është fryt i barkut, jo i stomakut. Është për t’u habitur që përkthyesi nuk di të dallojë barkun me stomakun, që sipas FGjSSh barku është pjesa e trupit të njerëzve a të kafshëve, ku janë stomaku, zorrët, mëlçia e zezë dhe organe të tjera, prandaj në bark gjendet edhe fëmija që lind. Pastaj kërthiza nuk gjendet në mes të stomakut, por në mes të barkut. Të njëjtin gabim ka bërë edhe përkthyesi në gjuhën serbe-kroate-boshnjake “Njihov sin je umro u stomaku u 38 sedmici”, në vend se të shkruante “Njihov sin je umro u trbuhu u 38 sedmici”. Për habi, përkthyesit nuk i është kujtuar barku i traditës shqiptare, përndryshe fjala më e përhapur në popull “Mammas mage – Mamas trbuh – Barku i nënës “. Gabim i ngjashëm është bërë edhe lajmin në faqen elektronike: “Që bebja më lehtë të dalë nga stomaku”. Duket qartë që lajmet e tilla e dëmtojnë kulturën e të shprehurit, si në fushën shkencore ashtu edhe në fushën etike, sepse bebja nuk del prej stomakut të nënës, prej barkut të nënës. Sipas FGjSSh “stomak” quhet pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, fill pas kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në të cilën bluhet ushqimi, kurse bark quhet zgavra e poshtme e trupit të femrës ku është mitra, pjesa e brendshme ku zhvillohet pjella. Prandaj populli thotë djalë i barkut; fëmijë (vëllezër) të një barku; barku i fundit fëmija i fundit.

Në lajmin tjetër “På lördag under Gallerinatten ställer han ut sina nya verk” (Gjatë natës së galerisë ditën e shtunën ai do të ekspozon punime të reja) shqip shkruhet “Të shtunën gjatë galerisë së natës do të ekspozohen punime të reja“. Siç po shihet në lajmin bazë suedisht askund nuk përmendet “Dagen lördag” (ditën e shtunë), me anën e së cilës krijon huti te lexuesit, sepse në lajm flitet për galerinë e natës, kurse përkthyesi del me ditën e shtunë, prandaj pa marrë parasysh përkthyesi nuk duhet futur fjalë të panevojshme, derisa në lajmin kryesor fare nuk përmendet. Pastaj fjala suedisht “formas” me burim neolatin nuk përkthehet “krijohet”, por njëjtë “formohet”, kurse fjala “krijohet” suedisht përkthehet “skapas”.

Përkthimi i fjalisë në gjuhën shqipe “Skatteverket vill lägga 25 procents moms på handen me begagnat I botten ligger ett EU-krav. För second hanbutikerna innebär detta att momse läggs på varan eller att butiken tar sällan” (TVSh-ja re ngrit çmimet ose redukton ndihmë. Drejtoria tatimeve kërkon vënie të TVSH-së (tatimit mbi vlerë të shtuar) 25 për qind për tregtinë me mallra të përdorura/vjetra. Në fakt, ky është një kusht i BE-ne. Kjo nënkupton se shitoret Second hand do të vendosin TVSh-n në artikuj ose shitoret vet të bartin këtë barrë), duket qartë që lajmi i përkthyer shqip është i pakuptueshëm për lexuesit shqiptarë, aspak nuk i përgjigjet lajmit bazë, ka përsëritje fjalësh, që domethënë nëse nuk e kupton fjalën e parë, le ta kuptojë të dytën, pastaj harron të shkruaj shqip duke përshkruar fjalën e njëjtë suedishte “Second Hand”, të cilën e paraqet sikur ndonjë firmë tregtare, por që shqip përkthehet “mall i përdorur”, prandaj sipas drejtshkrimit të gjuhës letrare shqipe duhet shkruar: “TVSh-ja dëshiron të shtojë taksën 25 për qind për mallra të dorës së dytë…” Pastaj fjala “överskott” shqip përkthehet “tepricë, jo “fitimi/suficit, po ashtu fjalë e përzier dhe e përsëritur, siç thuhet me hamendje – në ia qëllofsha. Lajmi tjetër suedisht “Unga kvinnor gillar att ha sex, men det pratas för lite om” (Qejfi seksual për vajza të reja ende shumë i pazakonshëm. Femrat e reja kanë dëshirë të kenë marrëdhënie seksuale, por mbi këtë çështje bisedohet shumë pak). Duket qartë që ky lajm i përkthyer nuk është i kuptueshëm dhe është kundër moralit dhe etikës suedeze. Duhet pasur kujdes se në lajmin suedisht nuk flitet për vajza të reja që dëshirojnë të kenë marrëdhënie seksuale. Prandaj në lajmin suedisht flitet për gra të reja, jo për vajzat e reja. Prandaj shqip përkthehet me masë edukative, dhe gjithmonë duhet pasur parasysh kryefjalën “Unga kvinnor” që shqip përkthehet vetëm “Gratë e reja”. Në vazhdim të lajmit në fjalinë “Man läser aldrig om tjejer med lust om deras upplevelser av sex” (Njeriu nuk lexon asnjëherë mbi femrat me epsh dhe mbi përjetimet pozitive të seksit të tyre), edhe këtu duhet pasur parasysh kryefjalën, në të cilën nuk flitet për femra me epsh, por vetëm për vajzat. Prandaj përkthimi e do që fjalia të shkruhet me kryefjalë “tjejer”, që nuk do të thotë asgjë më shumë se “vajzat”, dhe fjalia shqip del: “Asnjëherë nuk lexohet mbi dëshirën seksuale të vajzave dhe përjetimin e tyre pozitiv“. Sa i përket fjalës suedeze “man“, është përemër i pacaktuar që shqip përdoret me përemra të pakufishëm: ndonjë njeri, ndonjë, ndokush, dikush, askush. Psh. fjalia suedisht “Man säger…” shqip përkthehet “Thuhet ose flitet”. Në shembullin e fjalisë “Farligt att tatuera sig när man är gravid” (tatuazhi është i rrezikshëm për gratë shtatzëna” fjala “man” nuk është emër burri: “mannen män männen“, por është përemër i pacaktuar që zë vendin e përemrit “ai/ajo”, kur dihet që mashkulli nuk lind fëmijë. Prandaj përemri i pacaktuar shprehet “får man stiga in?” (a mund të hyj?); “om man så vill” (nëse do kështu).

Në komentet e lexuesve në faqen elektronike “Telegrafi” pashë që lexuesit duke diskutuar rreth shkrimit, këshillonin dhe qortonin njëri tjetrin për gabimet gjuhësore, të cilët hasnin në mirëkuptim. Kështu duhet vepruar, sepse mbrohet kultura dhe gjuha letrare shqipe, duke pasur parasysh kushtet në veprimtarinë e tyre. Prandaj edhe përkthyesi i shqiptar duhet të ketë kujdes për gabimet gjuhësore, por edhe për përkthimin e drejtë të lajmeve të shtypit suedez “City”. Po filloj me lajmin e botuar në javoren “City Malmö” më 12 mars 2015 në gjuhën shqipe: “Rosengård ska bindas ihop med Möllan”, për fat të keq lajmi në gjuhën shqipe është i paqartë. Përkthyesi ka përzier fjalët shqip e suedisht, duke mos e njohur artin e përkthimit, në të cilën pa arsye fjalët i ka shtuar në kllapa, kur dihet që lajmi suedisht mund të përkthehet shumë lehtë në gjuhën shqipe. Në anën tjetër, nëse përkthyesi e ka kuptuar lajmin suedisht, së pakut le ta shkruaj mendimin e lajmit, dhe të mos i ngatërrojë fjalët shqip e suedisht. Ka raste kur përkthyesi fjalët i shkruan me sinonime, siç thuhet dy fjalë me kuptim të njëjtë, prej nga fjalën “butik” e përkthen “shitore/dyqan”, që do të thotë sikur lexuesit shqiptar nuk e kuptojnë fjalën “shitore”, siç janë shkak/sebep, përtac/dembel, fshat/katund, pranverë/behar, tryezë/tavolinë e të ngjashme. Shembulli i fjalisë: “Politikerna i Malmö vill bygga samman Rosengård med Möllevangen. Det finns planer pa den ny stadsdel, Admiralstaden och högt hus, Culture Casbah, och en tågstation vid Rosengård. Tanken är att göra Amiralsgatan i Rosengård till stadsgatan med nya hus och trottoarer. Culture Casbah blir ett profilhus med 200 bostäder och ett 30-ta lokaler längs gang- och cykelvägen Rosengårdsstraket. Culture Casbah ska fylla omradet med mer liv och stadskänsla: restauranger, butiker, kultur och mötesplatser, säger Anna Wiking pa MKB” (Politikanët në Malmö dëshirojnë të bashkojnë Rosengord me Möllevange nëpërmes ndërtimeve. Ekzistojnë plane për një lagje të re; – Amiralsstaden, rrokaqielli Culture Casbah dhe stacioni i trenave në pranë Rosengordit (janë disa nga detajet). Është planifikuar që Admiralgtan në Rosengord të shndërrohet në rrugë të qytetit me rrokaqiell të rinj dhe trotuare. Culture Casbah do të jetë një rrokaqiell simbolizues me 200 banesa dhe afër 30 lokale përgjatë rrugës së këmbësorëve dhe biçikletave në arterien rrugore të lagjes Rosengord. – Rrokaqielli Culture Casbah do të gjallëron lagjen dhe ofron ndjenjë qyteti, do të ketë restorante, dyqane/shitore, kulturë dhe vendtakime, thotë Anna Wiking pran MKB). Kurse duhet përkthyer, por edhe duhet shkruar me masë dhe me kulturën e të shprehurit: Sa i përket kompozitës suedeze “profilhus” me burim neolatin, që kryesisht përdoret në terminologjinë e ndërtimtarisë, duhet të shkruhet “profil i shtëpisë”, ndërtimi i së cilës bie në sy, jo rrokaqiell simbolizues, meqë nuk flitet për ndonjë shtëpi të vjetër simbolike. Prandaj shqip duhet shkruar kështu: “Politikanët në Malme duan të ndërtojnë së bashku Rosengordin me Mëlevongen. gjenden planet për pjesën e re të qytetit Admiral dhe ndërtesa e lartë, Culture Casbah dhe një stacion i trenit pranë Rozengordit. Ideja është që Admiralgatanin në Rozengord ta bëjë rrugë qendrore me ndërtesa të reja dhe trotuare. “Kultura Casbah” do të bëhet një profil i shtëpisë me 200 banesa dhe 30 lokale përgjatë shëtitores dhe çiklistëve në harkun e Rozengordit. “Kultura Casbah” do të gjallërojë qytetin: me restorante, shitore, me kulturë dhe vendtakime, thotë Anna Wiking pranë MKB”. Vetë lexuesit mund të shohin dallimin e lajmit të përkthyesit me lajmin tim, në të cilën është bërë përkthim i drejtë, i qartë dhe shkurt. “City Malmö”, më 21 maj 2015

Antalet saneringar ökar och hittills i år har Anticimex fått in rekordmånga anmälningar. I Lund är läget lugnare” (Numri i dezinfektimeve/spastrimeve është ngritur dhe lajmërimet tek kompania dezinfektuese Antisimikes deri më tani janë tejet të shumta (rekord), shqip duhet të shkruhet me masë, pa përsëritje fjalësh, sepse krijon huti te lexuesi: “Numri i rimëkëmbjes (konsolidimit) është rritur dhe deri më tani këtë vit Anticimex ka marrë lajmërime rekorde të shumta”. Pastaj shembulli suedisht “den milda vintern” shqip thuhet “”dimri i butë”, kështu flitet kudo në popull, jo shembulli i pakuptimtë po aq edhe nënçmues i përkthyesit “dimri i ngrohtë (butë)”, prandaj për të mirën e popullit duhet të shkruhet rrjedhshëm shqip, duke mos i munduar lexuesit me fjaljë të panevojshme që janë të paqarta. Pastaj shembulli suedisht: “…har hittat ett kryphål i byråkratin till sin idé “Vilken soppa”. Den hemmabyggda soppcyckeln har tidigare transporterat material mellan Kockums olika verkstäder” (…ka gjetur një vrimë në kuadër të burokracisë ligjore në mbështetje të idesë së tij të biznesit çfarë çorbe/supë. Biçikleta e ri-montuar në ambiente shtëpiake). Duket qartë që në lajmin suedisht aspak nuk flitet për “vrimën”, por shtegdalje apo zgjidhje e çështjes së furnizimit me ushqim. Prandaj sipas titullit të lajmit suedisht “Kryphål gav honom rätt leverera soppa” (Shtegu i dha të drejtën për furnizim me supë). Shqip duhet të shkruhet: “…ka gjetur një zgjidhje në burokraci për idenë e tij “çfarë supe”. Kjo çikletë shtëpiake e supës dikur kishte transportuar material në mes punëtorive të ndryshme të Kokumsit”.

Kurse togfjalëshi suedisht “pensionerad sjöman” (një marinar/detar i pensionuar) sipas drejtshkrimit të gjuhës shqipe shkruhet “marinari pensionist” dhe asgjë më shumë. Në shembullin e përkthyesit “är en grupp juriststudenter” (grupi studentëve të drejtimit juridik) duhet të shkruhet me masë “grupi i studentëve juridik”, me që në shembullin bazë suedisht nuk përmendet “drejtimi-linje”. Pastaj fjalia “frågor om sex och samlevnad och annat” (pyetje të karakterit seksual dhe natyrave tjera) duhet të shkruhet rrjedhshëm jo me shtrembërimin e fjalisë “çështje mbi seksin, bashkëjetesën e tjera“.

Sipas një lajmi të me një faqe alba-shqip nuk shkruhet me dy nyje (i dhe të) “Dua të jem ambasador i të gjithë shqiptarëve“, por me një nyje “Dua të jem ambasador i gjithë shqiptarëve“. me dy nyje (i dhe të) mund të shkruhet, vetëm kur të thuhet “Dua të jem i të gjithëve“. (Alba-dansk)

* * *

Irritera dhe irriterad shqip përkthehen – acaroj, pezmatoj, zemëroj, jo do të isha irrituar, por do të isha zemëruar për konfiskimin e biçikletës, meqë “att uppmärksammas” shqip thuhet i kushtohet vëmendje, sensibilizohet, e cila edhe në gjuhen serbokroate është përkther “posvetitit paznju”. jo me fjalën e panjohur që në FGjSSh nuk përfshihet. Sipas Fjalorit suedisht-shqip të S. Zendelit, fjala “Fan” përkthehet “në dreq” apo në djall”, prandaj Duhet Shkruar “në djall”, të cilën revolta suedeze e shpreh me të vetmen fjalë “Fan!”, kurse shqipja “Në djall!, serbokroatisht “Dodavola”. Rëndom qytetari prej zemërimit nuk shprehet “Dreq”, por “Në dreq”. Prandaj natyra e gjuhës suedeze e do që të thuhet “Fan”, kurse shqipe “Në dreq”. Pstaj “Fy fan” suedisht në shqipe thuhet “Në dreq të mallkuar!. Fjalia suedisht “Ska du käka hamburgare idag” (A do të hash hamburger sot?) fjala “käkar” (kollofit) është idiomë që në gjuhën shqipen do të thotë për të ngrënë shpejt, prandaj shkruhet “A do të kollofitësh qofte”, kurse shembulli i përkthyesit “A do të hash qofte sot?” suedisht del “Ska du äta hamburgare idag?”, prandaj populli thotë kripa me masë. Meqë ushqimi në restorant hahet ngadalë, kurse ushqimi në rrugë kollofitet shpejt, kështu thotë populli. Kujdes “privatpersoner” (njerëz të rëndom) shqip përkthehet “njerëz privat”, meqë fjala rëndom në suedishte thuhet “vanlig”. (City Malmö, 29.05.2015)

“Malmö stad berättar stolt att kryssninfartygen blir fler i hamnen. Men resultatet kan bli mer avföring i havet” (Komuna në Malmeö mburrjet me tregimin se numri i anijeve turistike po shënon ngritje. Mirëpo si rezultat i kësaj mund të kemi më shumë jashtëqitje në ujëra të detit), kurse duhet të shkruhet: “Qyteti Malme me krenari tregon që ka më shumë anije turistike në port. Mirëpo rezultati mund të jetë me më shumë jashtëqitje”. Në shembulli e fjalisë suedisht “18 besök i år” (18 zbarkime (vizita), duket qartë që nuk ka më shumë se dy fjalë, prandaj mjafton të përkthehet “18 vizita”.

“Sammanlagt gör kryssningsfartyg 18 besök i år” (Anijet turistike do të bëjnë gjithsejtë 18 zbarkime (vizita) në këtë vit), kurs duhet të shkruhet: “Këtë vit anijet turistike do të bëjnë gjithsejtë 18 vizita”. Në vazhdim, “…kryssninfartyget får lagligt släppa ut sitt toalettavfall i havet” (anijet turistike kanë të drejtë ligjore që t’i zbrazin jashtëqitjet e WC:eve në ujëra të detiti), kurse duhet të shkruhet: “Anijet turistike sipas ligjit mund të bëjnë shkarkimin e jashtëqitjeve të tyre në det”.

Pastaj derisa në fjalinë bazë suedisht shkruan vetëm “avförin i havet” (jashtëqitje në det), nuk ka nevojë të shkruhet “jashtëqitje në ujërat e detit”, kjo e fundit duket se është bërë kompleks i përkthyesit, në mënyrë që tekstit i lajmi të mbarësohet me sa më shumë fjalë, kur dihet që lumi, liqeni dhe deti janë rrjedha, pellg dhe hapësirë natyrore me ujë. Ngjashëm veprohet edhe me anijen si mjet i madh lundrimi, për të cilën edhe fëmijët parashkollor e dinë që anija është lundruese, prandaj nuk ka nevojë të që në lajmin ditor të shprehet në mënyrë poetike “anije lundruaes”. Mos vallë përkthyesi mendon të dallohet prej anijes kozmike, dhe kjo është e pakuptimtë. Mundë të shkruhet anije kozmike, si mjet i veçantë, dhe jo anije lundruese, sepse anija kozmike është shumë e re që emrin e ka marrë prej mjetit – anijes që lundron në ujë. Kjo do të ishte sikur të thuhet “autobusi udhëtues”, “treni hekurudhor”, “aeroplani fluturues”, “kali vrapues” etj., gjëra që edhe fëmijët parashkollor i njohin mjetet transportuese. Prandaj në lajme kërkohet që të shkruhet me kulturën e të shprehurit, dhe të mos të ngarkohet me sqarime të panevojshme, me anë e së cilës e nënçmon lexuesin shqiptar. Pastaj numri i baktereve nuk ngrihet, por shtohen ose rriten. Togfjalëshi “miljödirektor i Malmö stada” (drejtori i ambientit pranë komunës në Malmö) duhet të shkruhet. “drejtori i mjedesit në qytetin e Malmes”. Fjala suedeze “bekymmersamt” shqip përkthehet “shqëtësuese”, jo dëshpëruese, kjo e fundit suedisht përkthehet “besvikelese”. Pastaj fjalia suedisht “Malmö stad vill ha fler manliga förskollärare” (Komuna në Malmö dëshiron të ketë më shumë edukator të gjinisë mashkullore nëpër parashkollor”, duhet shkruar “Malme dëshiron më shumë mësues meshkuj parashkollor”, kështu shkruhet shqip, meqë askund nuk përmendet fjala “gjini – kön”. (City-Malmö, 4 jun 2015)

Imorgon, fredag (Nesër, ditë e premte), siç po shihet prej dyfjalëshit suedez fjalia shqip ka dalë me tri fjalë, prandaj duhet shkruar me masë “Nesër, të premten”, ashtu siç shprehen tradicionalisht edhe shqiptarët suedisht. Prandaj duhet pasur kujdes me shprehjen, sepse në bisedat e zakonshme shqiptarët thonë nesër është e premte, jo nesër është ditë e premte. Fjalia tjetër suedisht gjithashtu duhet pasur kujdes, sepse në fjalinë “Förra gången fyllde vi sallen” shqip del “Herën e kaluar mbushëm sallën), jo “Vitin e kaluar ne mbushëm sallën”, në të cilën shihet që përkthyesi vitin suedisht e ka shndërruar në “herën”. Me sa kuptova, përkthyesi shqiptar, gabimin e ka përkthyer jo prej suedishtes bazë, por prej përkthimit të gabuar serb-kroat-boshnjak “Prosle smo godine”. Në vazhdim fjalia “Försökte sparka henne” (bënte përpjekje që ta suspendon atë”, duhet të shkruhet pa foljen ndihmëse “Përpiqej ta largonte atë”. Fjala “suspendoj” është fjalë e huaj dhe në FGjSSh nuk përfshihet. Pasta fjala suedeze “Dolig arbetsmiljö på restauran” duhet shkruar “Mjedisi i keq i punës”, jo “kushte të këqija të punës”. Fjalia tjetër “till utomhuskonserten” (përjashta në natyrë) duhet shkruar vetëm “jashtë shtëpisë së koncertit”, me që nuk flitet për natyrën. (City – Malmö, 4 jun 2015)

 

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...