Home / Opinion / A MUND T’I NDRYSHOJË QELIZAT E TRURIT KUR MENDJEN E KA TË MPIRË ARDIAN KASTRATI

A MUND T’I NDRYSHOJË QELIZAT E TRURIT KUR MENDJEN E KA TË MPIRË ARDIAN KASTRATI

May be an image of Afrim Caka

Shkruan: Afrim Caka

Truri apo koha e tij e ngrirë… Një shpirt i trazuar i PDK-ës.

Duhet pyetur Kastratin ku e tregon veten tij.

Ndërsa shohim kalbëzimin moral të deputetit Kastrati. Moto e ligësisë është:

“Lëndoni të gjithë deputetët e pozitës sa të mundeni”.

Çfarë nuk shkon me këtë deputet të Pdk-së?- ?!…

Ç’mund ta kishte shtyrë Kastratin t’ua mohonte pozitës heroin e tyre më të madh, pikërisht në çastin që barbarët sllavë po kërkonin të shfaroste patriotin e flaktë, Albin Kurtin? Ky lloj rebelimi i Kastratit, nga ky këndvështrim psikologjik, mund të ndeshet te shumë politikanë radikal opozitar, që janë rebelë para se ta humbin pushtetin dhe bëhen arrogantӫ dhe dëshira për t’i sunduar të tjerët. Thënë ndryshe, për t’i hapur rrugë largimit të tij nga skena politike me gjithfarë dredhish, bombardimesh e fjalimesh kilometrike?

Kur çmenden burrat e partisë. Mblidhet parlamenti përplot me gungaqa të PDK-së… Në parlament ku ishte vjedhur historia dhe origjina e kombit tim nga partia e hajdutëve! Njëri i bie Debelldes, dhomës së dëshmive, Mitrovicës, portaleve doganore, tjetri rreh Çakorrin e hektarëve nga 50 cent. Krimi i organizuar mbretëron, popull i bekuar po vuan nga deputetët opozitarë të mallkuar!

“Apo një komb që vdes për ish qeveritarët!”

Akti i KASTRATIT të menduarit është i ndryshueshëm nga akti i të sjellurit. Akti i të menduarit duhet të çojë në mënyrë të pashmangshme në pështjellim dhe në deformimin e shtresës së gjashtë të trurit. Mos vallë kjo i vjen pas rraskapitjes që sjell ky dualizëm i shpifjeve, paturpësinë, konfliktin dhe arrogancën.

Meqenëse gëzimi dashakeq është në fakt mizoria teorike, atëherë anasjelltas, mizoria teorike nuk është gjë tjetër veçse sjellje dashakeqe e zbatuar në parlament dhe kjo sjellje dashakeqe do ta paraqesë veten e tij në formën e mizorisë sapo t’i jepet rasti më i parë parlament e në media. Përveç të bërit çorbë të gjërave pakuptim edhe snobizmi parlamentar është truku i perferuar i këtij sharlatani të Pdk-së – Ardian Kastratit.

Fantazia e tij është një aftësi “krijuese” e psikikës së tij. Egoizmi, për nga vetë natyra e tij, është i pakufi. Një pjesë e deputetëve duket se kanë një defekt në kompozimin e tyre gjenetik, që i bën ata të urrejnë, të përbuzin dhe t’i kenë zili deputetët tjerë.

Fytyra groteske të tilla të konsumuara e të përdorura aq shumë sa po të ishte një përson që i ka mbetur sado pak ndërgjegje do ti duhej të futej shtatë pashë nën dhe (jo të rikandidonte) përseri për deputet.

Procesi i të menduarit dhe mënyra e të shprehurit te disa njerëz mund të ngjallë tek ne përshtypje të pashlyeshme dhe të na lejojë të depërtojmë më thellë në individualitetin e tyre dhe të na lejojë të depërtojmë më thellë në individualitetin e tyre. Për shembull, në çdo kultur parlamentare ka mendime dhe fjalë, të cilat në një shoqëri me rregulla mirësjelljeje nuk duhen të shprehen. Vulgariteti dhe brutaliteti i tyre ndikojnë në të gjithë të folurën e deputetit dhe ndonjëherë e trembin edhe vetë folësin. Një stil i tillë të folurit tregon për mangësinë e përfytyrimit dhe të shijes të atij që flet.

May be an image of 2 njerëz dhe tekst

Deputetët të tjerë mendojnë dhe flasin sikur horizonti i tyre mendor është mbushur aforizmash dhe proverbash. Ne e dimë që më përpara se çdo të thonë ata në parlament e media. T’i dëgjosh ata është sikur të lexosh një roman të lirë, kurse e folura e tyre është e mbushur me zhargone “hajdutësh”. Duke u përgjigjur për çdo pyetje me fraza, me fraza që qarkullojnë ose me zhargone rrugësh e kafiterish, ata nxjerrin në pah mungesën e aftësisë për autoidentifikimin e tyre me të tjerët, ndërsa mendojnë dhe veprojnë në përputhje me stereotipe filmash komikë. Nuk është nevoja të shpjegosh: shumë deputetë opozitar nuk janë të aftë të mendojnë ndryshe, gjë që dëshmon për shtrembërimin në zhvillimin e tyre psikik e mendor.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...