Home / Opinion / VAKTI ( Koha) e ha kashtën!

VAKTI ( Koha) e ha kashtën!

Kur u ngritën aktakuzat nga Gjykata Speciale, dhe, u ftuan Thaqi, Veseli, Krasniqi,Selimi etj, një mik i imi më tha:
„ Fatmir, tani do t‘i shohësh kur të gjithë ATA që kanë qenë anti- UÇK, do t‘jenë më të zëshmit , gjoja në mbrojtje të vlerave të luftës“,në glorifikimin e UÇKës etj sepse duke qenë tanë jetën e tyre të integruar në shtetin jugosllavë, sot e ndjejnë nevojën me dal e me bërtit UÇK,,,“
I kisha dhënë të drejtë!
Kjo edhe ndodhi!
Shqiptarët që e ndjenin vetën mirë nën jugosllavi, dhe, të cilët i luftonin shqiptarët e tjerë që ishin për shkatërrimin e jugosllavisë, me të mbaruar lufta, filluan të brohorasin UÇK, UÇK,,,
Pra brohoritjet e tyre TITO-TITO i zëvendsuan me UÇK- UÇK!
E, ata që e themeluan përnjëmend UÇK-ën, nuk dolën asnjëherë, të rrahin gjoks për këtë punë! U mjaftonte liria e Kosovës!

2.

Mbrëmë në TV7 zhvillohej një debat, i cili më së miri e dëshmon këtë që shkrova më lartë…

Edhe pse aty ishin të ftuar një i burgosur politikë (Themeluesit e vërtetë të UCK- ës dhe të lirisë janë Ata të burgosurit politik) dhe një luftëtar i UÇK- ës, më të zhurmshëm ishin gjoja në mbrojtje të UÇK-ës, një pishpirik që nuk përfaqëson askënd dhe i cili lë përshtypjen e një personi handykap ( Me aftësi të kufizuara) që quhej me mbiemrin Hyseni…

Por aty ishte edhe Mufail Limani i cili fliste për UÇK, Thaqin, Vlerat e Luftës…

Pra, fliste Mufail Limani, i cili kur burgosej rinia shqiptare e Kosovës sepse kërkonte liri-barazi, ky me grupin e tij „ Minatori“ i këndonin stafetës së Titos dhe gjithë natën bënin muzikë në pallatin e „rinisë“ që aso kohe quhej „Boro e Ramizi!“

Mufail Limani, një shqiptar mirë i integruar në shtetin jugosllav, duke dashur të fshehë jugosllavizmin e tij, Ai dhe shumë të tjerë, pas lufte, filluan të jenë shumë të zëshëm në mbrojtje të vlerave të luftës!

Dje, në mbrojtje të Jugosllavisë prej „irredentes shqiptare“, sot në mbrojtje të „vlerave të luftës!“

Po njësoj si ai pishpiriku Dardan Gashi që gjatë luftës ishte fshehur 80 milje nën det dhe pas lufte i „trimëruar“ gjuante rafale nëpër oda të Malishevës për ta imituar luftëtarin…

Këta pishpirikë që po i shohim çdo natë në TV-et tona, shërbimet sekrete po i forcojnë me qëllim, që t‘promovohen si patriot dhe pastaj të godadin pas shpine… Ju kujtohet Rrahman Morina që deklaronte “Nacionalizmi shqiptarë po rrahet duhet ta rrahim edhe atë serb!“

Donin ta bënin një herë t‘besueshëm pastaj t‘godisnin!

E njëjta gjë edhe me Mufailat, Beratat, Kajtazat, Mirenat etj…

Pse nuk ftohen për çdo natë ta zëmë me fol për lirinë Hydajet Hyseni, Nezir Myrtaj, Mehmet Hajrizi, Sejdi Veseli, Berat Luzha, Bardhyl Mahmuti dhe të tjerë (emrat i shënova ata që më erdhën ndërmend ngaqë janë edhe 5000 tjerë), por ftohen pionierët e Titos si Dastid Pallaska, Mufail Limani, shoku i Sulevičit Vehbi Kajtazi dhe të tjerë si ata?

May be an image of text that says 'PRESSING 。 ME LEONARD KERGUKIN'

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...