Home / Opinion / Protestë kundër presionit maqedonas ndaj Universitetit të Tetovës

Protestë kundër presionit maqedonas ndaj Universitetit të Tetovës

/ Pjes nga Libri Kosova Jonë/

Kryetari i Këshillit

Xhemil Zeqiri

Kopenhagë, 04.01.2000

Këshillit të Europës

Sekretariatit për çështjet ligjorre të Komitetit Allard Plate

Në këtë letër dëshirojmë të tërheqim vëmendjen e Këshillit të Europës për mbylljen brtale të Universitetit Shqiptar të Tetovës që autoritetet maqedonase pothuasjse kanë ndërmarrë. Popuulsia shqiptare e Maqedonisë ishte pothuajse në një pozicion shumë më të favorshëm në ish Republikën Federale të Jugosllavisë. Megjithatë situata e saj gjatë viteve të fundit ka denigruar mjaft. Përsa i përket edukimit shqiptarët e Maqedonisë kanë humbur shumë nga mundësitë që ata duhej të kishin. Në Jugosllavi shqiptarët kishin të drejtën e mësimit në gjuhën shqipe. Në vitin 1980 kishte 38 gjimnaze shqip, kurse tani kanë mbetur vetëm 5 prej tyre. Përveç kësaj shqiptarët kishin mundsëinë të studionin në Universitetin e Prishtinsë në Kosovë. Ndërkohë që kjo mundësi është mbyllur nga serbët. Kohët e fundit një grup shqiptarësh vendosën të hapin Universitet të ri në Maqedoni. Në kushtetutën maqedonase lejohet që persona privatë të hapin institucione edukimi dhe me këtë rast u përgatitën fakultete drejtësie, matematiek dhe shkencash të tjera. Në tetor 1994 Universiteti i ri i Tetovës u bë gati për t’u hapur. Por më 10 tetor policia maqedonase arriti me tanke dhe shkatërroi ndërtesën e fakultetit të matematiksë dhe shkencave. Megjithatë Universiteti u hap më 15 shkurt 1995 me një ceremoni në prezencë të përfaqësuesve të të gjithë partive politike, ministrave pjesëtarë të parlamentit, studentëve dhe vizitorëve të huaj. Dy ditë më vonë fakultetet u pushtuan me dhunë nga policia dhe si pasojë 18 studentë u plagosën dhe një u vra. U morën masa ndalimi kundër rektorit Fadil Sulejmani dhe një listë intelektualësh të tjerë, të cilët mbronin univeritetin. Ata morën dënimet e mëposhtme:

Rektori Fadil Sulejmani me 21.2 vjet burgim.

Profesori i drejtësisë, Musli Halimi me 8 muaj burgim.

Lideri i Paratisë Prosperitetit Demokratit, Nevzat Halili me 11.2 vjet burgim. Lideri i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Milaim Fejziu,6 muaj burgim.

Lideri i një organizate humane fetare, Arben Rusi, me 8 muaj burgim. “Krimi” i tyre i vetëm qe se kishin punuar për një shkallë më të lartë edukimi të shqiptarëve. Për shqipatrët krijimi i mundësive të marrjes së një edukimi të lartë ishte i një rëndësie të madhe. Megjithëse zyrtarisht rezulton se 22% e popullsisë në Maqedoni është shqiptare, realisht 40% janë shqiptarë. Në 2 Universitetet ekzistuese vetëm 3% e studentëve janë shqiptarë. Në shërbimet publike 7% e të punësuarve janë shqiptarë. Eshtë për të ardhur keq që njohja e Maqedonisë si repiblikë e pavarur nuk ka përmirësuar situatën e shqiptarëve. Shtypja arbitrare, sterilizimi i grave, mbyllja e shkollave shqipe dhe shkatërrimi i çdo gjëje shqiptare është rregull i përditshëm. Maqedonia e sotme është një sistem aparteidi jo më i  miër se sa Afrika e Jugut. Autoritetet duan të shtypin popullsinë shqiptare dhe të ndalojnë zhvillmin përpara drejt rrugëve moderne të jetës, siç është për shembull ndalimi i edukimit në një shkallë më të lartë. Shqiptarët dshirojnë një mbështetje të fortë nga komuniteti ndërkombëtar

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...