Home / Të ndryshme / MIZOR!!!

MIZOR!!!

Shkruan Dr.: Musa Krasniqi

“N’skenë” dole me deshirë
me damarë t’fryrë
tru “t’ngrirë”
mendje “t’mpirë”
si i porositur
Kombin për t’sfilitur
Mizor erdhe
mizor mbete
me sy t’çakerdisur
i tmerrëshëm
i pangopshëm
i pandershëm
i pandreqshëm
Mizor
goja t’nxori “helm e zjarrë”
pa prarë
si i marrë
por ti mizor
me vetëdije e zor
Popullin “helmove”
mendjen ja “turbullove”
Fute urrejtjën
Nxite vëllavrasjën
Rrite vdekjën
Mbyte shpresën
Mizor
ashpër sulmove
me turre e hove
Vendin shkatërrove
Tokën shkrumove
Kurrë su pendove
Mizor
shpirtë nuk ke
pa ndjenja je
s’le pemë mbi dhe
pa e pre
Natën njerëz vrave
Ditën i qave
Njeri robot
pa lot
Mizor
krijesë “bishe”
çdo gjë shqiptare prishe
Atëdheun dobësove
Bukën pakësove
Popullin çorientove
Kaosin ofrove
Tragjeditë i rrite
Shumë familje fike
Armiqt i gëzove
Brenda i ftove
Jasht ju ndihmove
Kështu zure vendin e parë
“Kanibalisti” më i madh shqiptar

Musa Krasniqi

30 maj 2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...