Home / Opinion / Monografitë duhet të ngërthejnë në vete të vërtetën

Monografitë duhet të ngërthejnë në vete të vërtetën

Se kildebilledet

 Afrim Morina, Analist i pavarur

Mirë është të shkruhen monografi për përsonalitetet lokale, regjionale dhe ato kombëtare, për të vënë në pah jetën dhe bëmat e personalitetit, për të cilën shkruhet. Kam lexuar shumë të tilla dhe në dy prej tyre kam dhënë mendimin vlerësues. Protagonisti, i cili merret për trajtim, duhet marrë kohën e veprimit të tij, rrethanat historike dhe bashkëveprimtarët e tij, se përndryshe na del i zbehtë. Në këtë kuadër duhet përfshihen edhe personalitetet reale që bashkëveprojnë me të dhe jo të përfshihen personalitetet simpatike për autorin e monografisë, apo edhe për vet personalitietin të cilit i dedikohet. Ndyshimet e mëdha historike që kanë ndodhur, ka personalitete që nuk i pëlqejnë autorit, por edhe personit për të cilin shkruhet monografia, sepse fjalën e fundit duhet ta jep vet ai, mirëpo, ajo më nuk është monografi, por vetkënaqësi për të dyja palët. Që monografia të dalë e paanshme, për hir të së vërtetës së ndodhur, duhet të përfshihen të gjitha personalitetet rreth tij, që kur ta lexojnë të tjerët, të binden mbi të vërtetën. Monografia “Ramadan Shala – korife i arsimit dhe kulturës”, e shkruar nga Sherif Gashi dhe Halil Morina, më ra në dorë këto ditë, dhuruar nga autorët. Pasi e lexova, pashë se fshihej e vërteta, për sa kam qenë unë në ngjarje, prandaj vendosa të jap mendimin tim publik, për të marrë vesh edhe ata të cilët kanë qenë të përfshirë në ngjarjet të cilat kanë ndodhur. Nuk kam mundur të heshtë, sepse heshtja nënkupton miratimin si të vërtetë dhe nuk dua të jem pjesë e lojës së përgaditur mbi të “vërtetën”. Nuk e kam ndërmend të bëjë analizë të tërësishme të monografisë, se nuk jam pjesë e saj, por ato pjesë ku isha i kyqur drejtëpërsëdretë, ku më është përmendur emri dhe këtë do ta mbështesë në katër shtylla:
1. Krijimi i grupit letrar “Elena Gjika”, në Therandë;
2. Izolimet e vitit 1981;
3. Lëvizja për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave;
4. Theranda Krijimi i grupit letrar “Elena Gjika” Fq. 41 “Në vitin 1975 nga të rinjtë entuziast të komunës themelohet grupi letrar “Elena Gjika”.

E vërteta është kjo: Në vitin 1975 funksiononte grupi letrar “Rafael Gaspër Sopi”, në kuadër të fakultetit të Zhurnalistikës (Gazetari–Diplomaci, student i së cilës isha) dhe isha anëtar i kryesisë. Atbotë mbaheshin orë të shumta letrare, mirëpo, ato mbaheshin në kuadër të fakulteteve, “Bota e re” dhe në nivel komunash, ku kishte grupe letrare. Disa herë kam tentuar të mbaheshin edhe në Therandë, por pa sukses. E pashë të rrugës të marrë nismën që një grup letrar të formohet edhe në komunën tonë. Në pjesën e dytë të po atij viti, pasi kisha publikuar artikuj gazetaresk e letrar, shkova në Therandë dhe takova Sherif Gashin. E biseduam këtë çështje dhe vendosëm të shkojmë në gjimnazin “Jeta e re”, drejtor i së cilës ishte profesor Ramadan Shala, se përveç shfrytëzmit të lokalit të bibliotekës së kësaj shkolle, nuk kishim ku të mbanim aktivitetin letrar. Në këtë shkollë funksiononte edhe grupi letrar “Naim Frashëri” dhe do të ju mundësonte anëtarëve të këtij grupi aktivitete më të gjëra. Me profesor Ramadan Shalën nuk kishim folur që nga viti 1967 dhe kur hymë në zyrën e tij u befasua dhe nxori një çokolatë. Biseduam rreth qëllimit të vizitës, të cilën e mirëpriti. Pastaj me një grup shokësh e biseduam më gjerësisht dhe diskutimi u hap për emrin e grupit letrar. Dolën dy mendime. I pari nga Profesori me emrin e “Aleksandër Moisiu” dhe mendimi im për “Elena Gjika”. U aprovua mendimi im. Këtë grup letrar e kam udhëhequr deri në arrestimin tim, me 26.05.1981. Pas daljs nga burgu, në qershor 1994 (hera e katërt), më fton Profesori dhe më thotë se më kanë kooptuar në kryesi. Pas një viti, më bie në dorë procesverbali dhe jo vetëm se nuk figuronte sa jam kooptuar, por, për më tepër se një vit, nuk kishin shënuar asnjë mendim timin.

Izolimet e vitit 1981

Fq. 37 “ … pastaj se asnjë i izoluar nga komuna e Therandës nuk ishte largua nga puna përveç tij”. Autorët nuk përmendin dy izolantët e parë Nezir Gashin dhe Haxhi Zybën, me 02.04.1981, madje këtij të fundit nuk iu lejua të punonte askund, deri në vitin 1990, kur iu kthy procesit arsimor, aty edhe nga e kishin arrestuar.

Lëvizja për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave fq. 38

“Në komunën e Therandës nismën për formimin e Këshillit të Pajtimit e kishin marrë studentët e atëhershëm: Isuf Morina, student i teknologjisë dhe Isë Morina, student i bujqësisë. Pas konsultimeve me Halil Morinën dhe Afrim Morinën të gjithë nga Reshtani, kishin rënë takord të bisedonin me Ramadan Shalën dhe ai t’i printe këtij këshilli…”, autorët e monografisë dhe mendimi tjetër i professor Ramadan Shalës: – fq. 81 “Nga mesi i muajit shkurt 1990 erdhi tek unë Afrim Morina (ish i burgosur politik) dhe më tha: “Ju, profesor duhet të ndihmoni në aksionin e pajtimit të gjaqeve, duke u vënë në krye të studentëve…”. “Unë jam i gatshëm që t’ju bashangjitem dhe të jem me juve dhe për këtë çështje madhore dhe mëse të nevojshme për momentin dhe të ardhmen e kombit.” Po të lexohen këto dy mendime, do të shihet se diçka nuk është në rregull. Prandaj po e shenoj realitetin e ndodhur. Te unë vjen profesor Bajram Kurti dhe më tregon se çka ishte vendoshur në këshillin nismëtar në Lumbardh, ku përveç tij kishin qenë Adem Grabovci, Havë Shala etj. Unë, isha rikthyer në LPRK, me kërkesën e disa shokëve nga mërgata, e cila edhe kishte lëshuar komunikatë lidhur me pajtimin e gjaqeve. Mendoja se si t’ia fillojmë këtij aksioni, bukur me peshë kombëtare. Në mesin e muajt shkurt të viti 1990, te unë vjen Halil Morina dhe Isë Morina (i cili veç ishte i angazhuar në LPRK) dhe më praçesin mendimin e tyre për këtë problem. Kjo ishte e mirëseardhur për mua dhe menjëherë pranova dhe dhashë mendimin që të shkojmë te profesor Ramadan Shala. Atij ia shpjeguam qëllimin e vizitës dhe kërkuam mendimin e tij. Pranoi menjëherë, por tha “Unë nuk kam lidhje me këtë, ndërsa ti (mu drejtua mua) e ke plakun pleqnar dhe në odën e juaj janë bërë edhe pajtime”. Fq. 39 “Në fillim kryetari i këshillit, profesori do të kërkojë grumbullimin e të dhënave për të gjitha rastet e gjaqeve dhe ngatërresave në komunën tonë e që pastaj të caktonim ato më urgjente për të intervenuar”. Ne nuk krijuam Këshill pajtimi, por një levizje për pajtimin e gjaqeve, plagëve dhe ngatrresave dhe as që kishim emëruar dikë si kryetar, por kjo do të ndodh pas një viti. Ato ditë ishte në pushim Shefit Bajraktari, një veprimtar i LPRK-së dhe e bisedova me të rastin e Kadri Elshanit nga Samadraxha, se e njihja mirë si problem dhe ishte fshat që kufizohej me komunën e Rahovecit. Shefiti më premtoi se do të angazhohet. Për dy-tre ditë kishte arritur që t’ia shpjegojë Kadriut qëllimin dhe seriozitetin e këtij aksioni. Ai pajtohet me këtë dhe Shefiti më lajmëron për ditën dhe orën, që të takoheshim në odën e Kadriut. Për këtë e bisedoj me babën, për të cilin e kam shkruar një tregim, që është botuar në “Libri i pajtimit të gjaqeve” dhe më dha një porosi të madhe, që iu përmbajtën të gjithë aktivistët e pajtimit,”të mos mashtrohemi rreth drekave e darkave, aty ku dërgonim pajtimin”. Në odën e Kadriut kemi shkuar një grup shokësh, por autorët harrojnë të përmendin Kadri Balën dhe Ruzhdi Gashin dhe fusin emra, që më vonë do t’i bashkangjiten karvanit të pajtimtarëve. Nuk e kam ndermend të tregojë se çka ndodhi në odën e Kadriut, por Ai u bë burrë dhe na e fali plagën. Në faqen 178 paraqitet një fotografi e pajtimtarëve në Samadraxhë, gjë që nuk përkon me të vërtetën, se atë natë gjithë fshati ka qenë në këmbë dhe protestonin kundër ardhjes së Ilaz Ramajlisë, për një aktivitet politik dhe nuk kemi pasur mundësi të dilnim në natyrë për fotografi, madje, ishte natë. Që nga ajo ditë, Vëllezërit Mexhit, Kujtim dhe Ahmet Mazreku, të cilët më pritnin në odën e babës, janë në shërbim të lëvizjes së pajtimit të gjaqeve, me veturën e vet “Mercedes”. Antoni, në Kuvendin e dytë të pajtimit të gjaqeve, jep propozimin, që vetura e tyre të jetë në muze të pajtimit të gjaqeve, që nuk ndodhi dhe as u përmend më vonë. E pas tyre janë rreshtuar edhe vetura të tjera. Autorët “harrojnë” të përmendin arrestimin në Korishë dhe dërgimin në gjykatën për kundevuajtje në Prizren, të: Aton Çettës, Ramadan Shalës dhe Afrim Morinës, e cila gjykatë i dënon me dy maj burgim, por gjykata e shkallës së dytë, e anulon dënimin, me arsyetim se policët nuk mund të jenë deshmitarë, ndërsa deshmitarët e lajmëruar nuk guxojnë të ballafaqohen me të arrestuarit. Mediat e informimit kishin dhënë lajmin se ata ishim në vuajtje të dënimi, ndërsa ne bëmë punën më të madhe, u pajtuan dy familje në Therandë. Në njëvjetorin e aksionit të pajmtimit të gjaqeve, dikush nga LDK-ja kishte thirrur një kuvend, diku te Bajraktarët. Në atë kuvend nuk më kishin ftuar mua. Anton Çettën, për herë të parë dhe të fundit, shkon për ta marrë dikush tjetër. Kur arrinë Antoni, i bie në sy se nuk jam në mesin e tyre. Pyet për mua dhe i thonë se jam i sëmurë. Del menjëherë nga takimi dhe vjen në odë te baba. Aty isha dhe unë, se kishim mysafirë. Tregoi se ku kishte qenë, çka i kishin thënë për mua dhe kishte ardhur për të më parë. Në atë kuvend zgjidhet Kryetar Mulla Muhamet Paçarizi. Është edhe një fakt tjetër që autorët nuk e kanë permendur, se profesor Ramadan Shala, ka dhënë mësim dhe gjithë javën ka qenë i angazhuar, ndërsa aksioni ka qenë i përditshëm, jo vetëm të shtunave e të dielave!!! Në vitin 1996, Bahram Hoti boton një libër për pajtimin e gjaqeve. Ma dhuroi. Pasi e lexova, e thirra, që për tri komuna: Therandë, Shtime dhe Lipjan, të dilte publikisht se i mungonin shënimet e vërteta. Po atë vit, më ftuan në Therandë, kryesia e grupit letrar “Elena Gjika” dhe në korridor takohem me Profesorin dhe Sherif Gashin. E pyes për librin e Behramit dhe marr këtë përgjigje: – ”Ai libër e thotë të vërtetën, sepse, unë ia kam dhënë shenimet”. E kam shikuar i befasuar dhe i them: – “Ne patëm filluar në vitin 1975 ta shkruajmë një libër për Suharekën dhe këtë libër po e përfundoj me fjalët e tua!” Libri i “Pajtimit të gjaqeve më dha të drejtën dhe u demantuan dy libra të mëpërshëm, ai i Muhamet Pirrakut, të cilit ia pata tërhequr vërejtjen dhe Behram Hotit Figurat politike të kohës, nga Theranda, nuk kanë qenë të përfshirë në varganin e pajtimtarëve.

Theranda

Komisioni i formuar nga Qeveria e Përkohëshme e Republikës së Kosovës, në krye me Profesor Rexhep Doçin, filloi të mbeldhë shënime për toponimet në Kosovë. Profesor Mehmet Halimi, për Therandën konsulton dr. Sadri Fetiun, Avdyl Kadollin dhe mua. Pse më thirri mua? Në vitin 1973 formohet Katedra e Toponomastikës, nga Profesor Skënder Gashi. Bashkëpunëtorët e parë jemi unë dhe Ramadan Morina, mësues nga Astrazubi i Malishevës. Na jep udhëzimet e punës, skedar për t’i plotësuar, vërtetimin që të mos kemi teleshe nga organet e punëve të brendshme. Shfrytëzoj vertetimin dhe nga Ibrahim Ajazi marrë dy dokumente bukur me peshë: – 1. Për hulumtimet në Hisar dhe Reshtan, në vitin 1968 dhe 2. Hulumtimet në Reshtan (ku bëhet fjalë për bentonin) Kur jam kthyer në Prishtinë, i kam dorzuar tetë punime dhe në permbëledhjen e tyre kam shënuar se në Suharekë janë bazat e qytetit të Therandës. Në vitin 1976, arsimtari Bexhet Bytyqi e jep një temë diplome për toponomin e Suharekës. Nxënësi, i cili vritet gjatë luftës në vendin e punës “Kiosk”, shkon në institut të Albanologjisë dhe kontakton profesor Skënderin. Ai i jep një letër, pasi nxënësi pranon se më njihte. Në letër më sygjeronte ta ndihmoja. Ia punojë temën dhe ajo vlerësohet me notën pesëshe, ndërsa në anën tjetër unë i kisha dorëzuar një kopje Profesor Skënderit. Në pjesën e dytë të të njëjtit vit, Behxheti shkon në Institut dhe e dorëzon temën, si punim të vetin shkencor. Prof. Skënderi i tregon datën kur duhet të shkojë dhe me kontakton mua. Bisedojmë për këtë çështje dhe e bëjmë që në të njejtën ditë të jemi bashkë në zyrën e Tij. Ashtu edhe u bë. Në zyrë, prof. Skënderi nxori edhe kopjen e punimit të diplomës, që i kisha dorëzuar dhe i tregoi Bexhetit, i cili doli menjëherë nga zyra. Në vitin 1986 e dergoj mendimin e tretë, më të përpunuar, por me bindje se Theranda ishte në Suharekë. Në vitin 1990 korespodntët filluan të shkruanin disa emra qytetesh: Drenas, Skenderaj, etj. Korespodentit të “Rilindjes” – Refki Reshitajt, i them që të shkruante në fund, “nga Theranda”. Këtë e kundërshton Avdyl Kadolli dhe në vend të Suharekës e Therandës, përdor toponimin Sufrekë. Në Qershor të viti 2000, si Drejtor i Sherbimit Qendror të Punësimit (ish Enti i punësimit), i dërgoj në të gjitha zyrat e punësimit, tabela me mbishkrimin “Zyrat e punësimit…”. Për Komunat Suharekë e shënoj Therandë, për Glogovc e shënoj Drenas, për Istogun e shënoj Burim, për Podujevën e shënoj Besianë, për Novobërdën e shenoj Artanë, Për Lipjanin e shenojë Lypjan. Me UNMIK-un pata problem rreth emrave dhe pse i njihja dy regjone të cilat UNMIK-u nuk i njihte: – Ferizajn dhe Gjakovën. Komisioni i themeluar pas shpërbërjes së Qeverisë së Përkohshme të Republikës së Kosovës, konsulton gjithë materialin, ndaj prof. Mehmet Halimi më fton edhe një herë, sepse Ai kishte udhëhequr këtë katedër pas largimit të Skënder Gashit për Austri, sepse kishin filluar të vinin kundërshtimet nga Prizreni, sidomos nga profesor Habib Ameti. Nxirret përfundimi që Suhareka të zëvendësohet me Therandë dhe Profesor Shefki Sejdiu, me një ekip, e dërgon qendrimin e Komisionit, dhe më vjen mirë që asambleja komunale e ka mbështetur, por nuk është munduar ta zbatojë.

Prishtinë, 25.05.2021

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...