Home / Lajme / KONGRESI I PËRMETIT VULOSI ME GRYKËN E PUSHKËS VULLNETIN E POPULLIT

KONGRESI I PËRMETIT VULOSI ME GRYKËN E PUSHKËS VULLNETIN E POPULLIT

Shkruan: Qemal Cicollari

77 vjet më parë më 24 maj 1944 në qytetin e lirë të Përmetit u mblodh Kongresi Antifashist Nacionalclirimtar i Shqipërisë.
Kongresi i Përmetit është një nga ngjarjet më madhore të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare të popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhës.
Vendimin për thirrjen e këtij kongresi historik e të famshëm e mori Këshilli i Përgjithshëm Nacionalclirimtar me propozim te Komitetit Qendror të PKSH me ne krye Enver Hoxhën në 15 prill 1944.
Thirrja e Kongresit të Përmetit u kushtëzua nga rrethana të brendshme e të jashtme në të cilat gjendej Lufta Antifashiste Nacionalclirimtare, në këtë fazë të zhvillimit të saj, me qëllim zgjidhjen e problemeve politike e ushtarake që shtronte koha.
Në planin e brendshëm Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare kishte arritur fitore të mëdha politike e ushtarake kundër pushtuesve hitlerianë dhe veglave të tyre kolaboracioniste ballisto-zogiste. Por, në të njëjtën kohë u shtuan së tepërmi edhe përpjekjet e armiqve pushtues hitlerianë dhe reaksionit të brendshëm tradhtarëve ballisto-zogistë, si dhe reaksionit të jashtëm imperialistë anglo-amerikanë, me synim për të minuar, sabotuar e shkatërruar Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare nën udhëheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhës.
Në planin e jashtëm fitoret e mëdha të Ushtrisë së Kuqe sovjetike nën udhëheqjen e strategut të madh, Stalin kundër bishës hitleriane, kishin forcuar shpresën e besimin e popujve dhe luftën e tyre nacionalclirimtare kundër robërisë fashiste.
Pushtuesit hitleriane dhe tradhtarët e vendit ballisto-zogistë bënë të gjitha përpjekjet për të zbuluar vendin e zhvillimit të Kongresit, me synim për të ndërmarë një sulm të armatosur kundër tij. Gjithashtu, edhe imperialistët anglo- amerikanë u përpoqën me të gjitha mënyrat për të sabotuar mbajtjen e Kongresit.
Qeveria britanike e quajti “Të paligjshëm”, mbajtjen e Kongresit etj.
Pra, në të tilla rrethana historike, Kongresi i Përmetit nuk lindi rastësisht. Ai lindi si një nevojë historike e zhvillimit me sukses të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhës, kundër pushtuesve fashistë e tradhtareve të atdheut ballisto-zogistë dhe njëkohësisht edhe kundër ndërhyrjeve të reaksionit imperialistë anglo-amerikan, me qëllim çlirimin kombëtar dhe vendosjen e pushtetit popullor.
Masat popullore e pritën me entuziazëm vendimin per mbajtjen e Kongresit.
Për shkak të rrethanave të luftës zgjedhjet e delegatëve të Kongresit u bënë me votim të hapur.
Për herë të parë në historinë e vendit përfaqësuesit e popullit nuk u zgjodhën në bazë të pasurive e shkallës fisnore, por në bazë të meritave të fituara në luftë kundër okupatorëve fashistë e tradhtarëve të vendit ballisto-zogistë.
Për herë të parë në historinë e vendit morën pjesë me te drejtë vote për zgjedhjen e delegatëve edhe gratë shqiptare.
Në Kongresin e Përmetit morën pjesë 186 delegatë.
Punimet e Kongresit, u përshkuan nga një frymë revolucionare dhe në unitet të plotë.
Në emër të Këshillit të Përgjithshëm Nacionalclirimtar dhe të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, shoku Enver Hoxha paraqiti në Kongres raportin “Mbi zhvillimin e Luftës Nacionalclirimtare të popullit shqiptar në lidhje me ngjarjet ndërkombëtare”.
Delegatët diskutuan gjallërisht për raportin dhe çështjet e tjera.
Kongresi, njëzëri miratoi raportin e Këshillit të Përgjithshëm dhe Shtabit të Përgjithshëm të UNÇSH.
Kongresi i Përmetit, zgjodhi Këshillin Antifashist Nacionalçlirimtar (KANÇ) prej 121 antarësh, si organin më të lartë legjislativ dhe ekzekutiv të Shtetit të ri shqiptar.
KANÇ, formoi Komitetin Antifashist Nacionalclirimtar prej 13 anëtarë “me të gjitha atributet e një Qeverie popullore provizore”.
President i Komitetit Antifashist Nacionalclirimtar, u emërua Enver Hoxha, Sekretar i Përgjithshëm i PKSH.
Kongresi i Përmetit, mori këto vendime historike :
1- të ndërtohet Shqipëria e re demokratike popullore sipas vullnetit të popullit, që sot e shpreh solemnisht në Këshillin Antifashist Nacionalclirimtar.
2 – t’i ndalohet hyrja Zogut në Shqipëri.
3 – të mos njihet asnjë qeveri tjetër që mund të formohet brenda ose jashtë Shqipërisë kundër vullnetit të popullit shqiptar.
4 – të vazhdohet me ashpërsi lufta kundër pushtuesëve gjermanë dhe kundër shërbëtorëve të tyre shqiptarë, të grumbulluar rreth qeverisë kuislinge Legalitetit, Ballit Kombëtar dhe bajraktarëve, deri në shkatërrimin e tyre të plotë.

Duke u mbështetur në këto vendime të Kongresit, KANÇ në mbledhjen e tij të parë vendosi rishikimin e të gjitha marrëveshjeve me shtetet e huaja dhe anulimin e lidhjeve ekonomike e politike te bëra nga qeveria e Zogut në dëm të popullit shqiptar etj.

Në bazë të orientimit që dha Kongresi, KANÇ mori vendimin për njehësimin e udhëheqjes së Ushtrisë Nacionalclirimtare dhe emëroi Enver Hoxhën Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të popullit shqiptar.
Kongresi, njohu rolin historik botëror dhe shprehu mirënjohjen ndaj Bashkimit Sovjetik dhe Ushtrisë së Kuqe që mbante peshën kryesore në Luftën e Dytë Botërore dhe u solidarizuar edhe me luftën çlirmtare të popujve të tjerë të Koalicionit Antifashist me në krye aleancën e madhe anglo-sovjeto- amerikane.
Kongresi deklaroi botërisht se, Shqipëria nuk do të ishte më një plaçkë tregu në duart e fuqive imperialiste.
Kongresi i Përmetit hodhi themelet e Shtetit të ri Shqiptar të Demokracisë Popullore.
Vendimet historike të Kongresit të Përmetit, ishin kurorëzim i luftës çlirimtare të popullit shqiptar nën udhëheqjen e PKSH dhe Enver Hoxhës.
Ato ishin nje goditje e fuqishme jo vetëm kundër pushtuesve gjermanë dhe tradhtareve ballisto-zogistë, por edhe ndërhyrjeve të reaksionit imperialistë anglo-amerikan.
Ka 30 vjet që në Shqipërinë kapitaliste borgjezia shqiptare në fuqi dhe shteti i saj borgjez, partitë borgjeze të djathta e të “majta” si Partia Demokratike borgjeze neofashiste, Partia Socialiste borgjeze neoballiste etj, në kuadrin e luftës kundër komunizmit, sulmojnë, falsifikojnë, denigrojnë e mohojnë Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare dhe ngjarjet e saj të mëdha si Kongresin e Përmetit, veçanërisht rolin organizator e udhëheqës të PKSH dhe Enver Hoxhës në këtë luftë ngadhënjimtare.
PKSH, megjithëse në kushte shumë të vështira të sundimit të kapitalizmit dhe të kryqëzatës së tërbuar anti-komuniste të shtetit borgjez shqiptar dhe partive borgjeze shqiptare neofashiste e neoballiste të përkrahur fuqimisht nga imperializmi euro-amerikan, ka mbrojtur me konsekuencë e sakrifica të mëdha, për me shumë se 30 vjet, Luftën Antifashiste Nacionalclirimtare të udhëhequr nga PKSH me në krye Enverin e madh, dhe kështu do ti mbrojë përherë deri ne fitoren përfundimtare të kauzës tonë të madhe komuniste.
Sot, PKSH përulet me nderim të madh e mirënjohje të thellë para Kongresit historik të Përmetit, vepër e lavdishme e PKSH dhe Enver Hoxhës.

LAVDI KONGRESIT TË PËRMETIT!
LAVDI PKSH DHE ENVER HOXHËS!
Tiranë, 24 maj 2021

About xhzeqiri

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...