Home / Opinion / Kjo tregon qartë nivelin tonë.!

Kjo tregon qartë nivelin tonë.!

May be an image of Arflet Selmani

Shkruan: Arflet Selmani

Presim që Amerika t’i shpalle “non grata” në vendin e saj, ata dhe të bëmat e tyre që për kaq vite ne i mbajmë mbi supe në vendin tonë edhe atë pa u kërkuar asnjëherë llogari.

Kjo tregon qartë nivelin tonë.!

Tridhjetë vite “demokraci”, dhe asgjë nuk duket se është demokratike.
Demokracia nuk është vetëm fjalë e shkruar në letër ose e thënë me gojë, dhe as nuk sillet me mjete transporti nga jashtë. Por, ajo ndërtohet nga brenda kuptohet nëse dëshirohet dhe punohet për një gjë të tillë.
Të tjerët po na mësojnë se si dënohen hajdutët tonë. Turp, sa turp!
Ndërsa ne, në vend që të skuqemi nga turpi se kush po na udhëheq dhe kujt i kemi dhënë mundësi për kaq vite të drejtoj me institucionet …Ne i skuqim duart tona me duartrokitje për ata kriminel e banditë që, Shqipërinë e varfëruan deri në palcë dhe ia nxorrën faqen e zezë.

Ata ngritën pallate shumëkatëshe për veten e tyre, ndërsa popullin e kanë lënë kasolleve!

Shtrojnë në tavolina luksi dreka e darka luksose për veten e tyre, ndërsa populli nuk ngopet as me bukë thatë në sofrën e tij!

Veshin tesha firmato për vete, ndërsa popullin e kanë leckosur fare!

Fëmijët e tyre bëjnë jetë përrallore, ndërsa fëmijët tanë nuk kanë mundësi për të bërë as edhe një jetë normale!

Fëmijët e tyre studiojnë jashtë vendit, sepse e kanë të qartë se aty ku baballarët e tyre “udhëheqin”, arsimi është shembur fare, ndërsa fëmijët tanë i ndërpresin studimet edhe këtu sepse nuk kanë mjete financiare për të vazhduar.

Ne nuk kemi vetëdije aq sa duhet, prandaj po vuajmë më shumë sesa duhet!

Një fjalë thotë: “Çdo popull e meriton atë udhëheqësi që e ka”.

E që të meritojmë më ndryshe, duhet të fillojmë të mendojmë dhe gjukojmë ndryshe!

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...